Kryeministri Edi Rama nga Prishtina e cilësoi edhe një herë tjetër si fletërrufe akuzën kundër Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit për krime lufte. "Unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj, për të t'i dhënë ....Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë ka ndodhur dicka e rëndë.
Komunikata është një fletë rrufe e ngjashme me ato publike gjatë revolucionit kulturor kinez. Është e pashembullt dhe e kombinuar në momentin e publikimit të saj, përbën arsye, edhe nëse publikimi është i arsyeshëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë. Takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm, një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e SHBA-së. Të jesh në pozicionin që jam unë, është privilegj dhe të jepet mundësia të kontribuosh për atë cka ishte dhe është vlera historike e UÇK-së.
Dua ta bëj të qartë, më vjen keq, kur shoh në reagime të ndryshme dhe këtu flas në nivelin qytetar sesi helmi i jetës së përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare që janë qytetarët dhe ndikon që të mos kuptohet, përkundrazi të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb, as nuk lidhet as me dy persona, apo të metat e tyre në kohë paqe, as me simpatitë, bindjet, mbështetjet apo kundërshtitë e natyrës zgjedhore, por një prej vlerave më të rëndësishme, e luftës për liri. Mendoj që ky është moment, një krizë disaplanëshe të shkaktuar nga kjo fletërrufe, por edhe një mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjeshtë vlerat e luftës dhe të vërtetën se Kosova ishte viktima jo agresori" tha ai.
Lajmi kryesor:
Akuzat për krime lufte, Rama: S'jam avokat i Thaçit e Veselit! Shqipëria, jo kujdestare e Kosovës! Moment kritik, të lëmë inatet dhe të bashkohemi, tërheq padinë kundër Haradinajt
//ReportTv.al