Akuzat për krime lufte, Rama: S'jam avokat i Thaçit e Veselit! Shqipëria, jo kujdestare e Kosovës! Moment kritik, të lëmë inatet dhe të bashkohemi, tërheq padinë kundër Haradinajt

30 Qershor 2020, 11:59| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 17:41

  • Share

TIRANE-Në mbyllje të vizitës në Prishtinë, ku u takua me përfaqësuesit e politikës, kryeministri Edi Rama njoftoi tërheqjen e padisë kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Në fillim të këtij viti, Edi Rama e paditi Haradinajn për shpifje, pasi ish-kryeministri ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kreu të qeverisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje po sipas tij, ata kishin planifikuar për të grabitur 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës.

Por, sot Edi Rama vendosi që të tërheqë kallëzimin me argumentin se përballë situatës ku ndodhemi, duhet të jemi të bashkuar. Edi Rama zbuloi se e kishte njoftuar për tërheqjen e padisë, por Ramush Haradinaj refuzoi që ta takonte. "E kam njoftuar se nuk do të bëja dalje për mediat në çdo takim, por do mbaj një konferencë ku do ta tërheq padinë, jo se është e vogël për mua, por është shumë më e madhe ajo sot duhet të na bashkojë të gjithë. Nuk e di cfarë roli ka tërheqja e padisë në raportet mes nesh. Përsa më takon hiq atë pjesë, gjithcka tjetër është pa problem. Me apo pa padi apo pa shpifje, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, por një prej figurave historike. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha".

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk është avokat i Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit dhe se Shqipëria nuk është kujdestare e Kosovës, por akuzat kundër tyre i cilësoi edhe njëherë si fletërrufe të pashembullta që abortuan një proces paqeje në Shtëpinë e Bardhë. "Është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përben një arsye, pavarësisht nëse është i rastësishëm apo i qëllimshëm, në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj gjykate speciale të radhës, nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces politik që lidhet me paqen” tha Rama.

Ora 16:28
A kishte veshur jelek antiplumb në Kosovë? Rama: Sot ua kisha provuar me qejf...

Kreu i qeverisë shqiptare në bashkëbisedimin me gazetarët iu përgjigj dhe pyetjes nëse dje ka qenë i veshur me antiplumb gjatë vizitës në Kosovë pas disa lajmeve në disa portale.

Batutat
Edi Rama: Dje apo sot?
Gazetarja: Dje
Edi Rama: Dje nuk ua provoj dot, për sot ua kisha provuar me qejf.
Gazetarja: Pse jo?
Edi Rama: Pse jo? E dini që nuk e kam problem trupin tim. E kam provuar në kohë të padyshimta.
Këto janë nivele, më leni kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj nga këto, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut, të lutem, se na duhet edhe Saliu në këtë betejë, nuk dua të kem edhe me Saliun asnjë  replikë, antiplumb, cfarë muhabetesh!!!

Ora 16:06
Kush qëndron pas akuzës ndaj Thaçit? Rama: Në fund mund të dalë se mbrapa jemi vetë

Gazetarët në Kosovë e pyetën kryeministrin Edi Rama se kush mendon se qëndron pas asaj që ai e cilëson si fletërrufe kundër Thaçit dhe Veselit pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. "Për këtë keni konspiracionista në Kosovë, unë nuk jam. Unë mendoj se më shumë të shtyhemi në labirintin e hamendjes kush qëndron mbrapa, aq më shumë gabojmë se mund të ndodhë se në fund mund të dalë se mbrapa jemi vetë ne. Më mirë nuk i futemi atij labirinti. E di atë këngën 'Mora pushkën dola malit, të luftoja për atdhe, ku ta dija unë i shkreti se armiku ishim ne'.  

Që të mos këndojmë këtë këngë në fund, them mos i hyjmë kush qëndron mbrapa, pasi nuk kemi të bëjmë me një fake news". I pyetur se si vëllai i madh, cfarë do i sugjeronte vëllait të vogël, Kosovës, si duhet të paraqitet më e fuqishme në dialogun me Serbinë, tani që Presidenti është në akuzë, Edi Rama tha se "Vëllai i madh, unë jam në familje dhe nga vëllai i vogël kam mësuar se vëllai i madh duhet të ketë kujdes nga vëllai i vogël, sepse nëse përpiqet ti tregojë se cfarë duhet të bëjë, rrezikon të rimendohet dhe të thotë ç'mu desh se isha i madhi".

Ora 15:45
Rama: Lufta me Serbinë diplomatike! S'ka rrugë tjetër, Kosova do bëhet pjesë e Shengenit Ballkanik

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka frikë nga mendimet e tij dhe faktit si do të ndikojnë në kancelaritë europiane akuzat e tij kundër prokurorisë speciale. "Çfarë kam mësuar në 7 vite kryeministër është se keqkuptimet më të mëdha me të huajt janë produkt i intrigave mes shqiptarëve, sikur i do hasmi.

Nëse shqiptarët që kanë komunikim me të huajt do të bënin atë që bënin disa popuj të tjerë, që kanë bërë sukses të madh, që çfarë na ndan shqip nuk përkthehet anglisht, sot kombi ynë do të ishte uhu me miqtë që kanë, por fatkeqësisht është nga këtu në Prishtinë dhe nga atje në Tiranë ku prodhohet helmi për të prishur gjakun e miqve.

Sa i përket marrëdhënieve, nuk  i kam frikë mendimet e mia dhe të vërtetën time zakonisht di ta mbroj dhe ta imponoj edhe me miqtë kur është nevoja, nuk e kam problem. Kjo është një e vërtetë e tmerrshme" tha ai.

Lufta me Serbinë tani, është diplomatike, tha Edi Rama. Ai përsëriti edhe njëherë rëndësinë e Shengenit Ballkanik dhe theksoi se Kosova nuk ka nga shkon, por do të bëhet pjesë e procesit. "Sa i përket vëllait tim Vuqiqit, kjo është etiketa e njërës prej fabrikave të politikës këtu që shpërndan në rrjete sociale.

Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ai që jam, kush nuk ndryshon mendim nuk është njeri i mençur. Shengeni Ballkanik është interes i Shqipërisë dhe Kosovës. Sikur të mos kishim humbur kohe me përralla kufiri aty do të ishte sikur vjen nga Prishtina në aeroport, asnjë kontroll për njerëzit.

Në këtë proces nuk duhet të harrojmë se jemi në paqe dhe korsitë janë të ndara edhe për trajtimin e krimeve të luftës edhe për aspektet e tjera, fqinjin nuk e zgjedh. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim ne, por interesin strategjik. Shengeni Ballkanik është interes strategjik i shqiptarëve. Me Shengenin Ballkanik të gjitha vendet kanë hyrë dhe dalje të përbashkëta.

Kush më thotë vëllai i Vuqiqit i them amanet mushkat. Lufta për Serbinë është spostuar në terrenin për njohje dhe zgjidhje përfundimtare të këtij ngërci historik, nuk di që lufta diplomatike mund të fitohet me barrikada dhe duke shpallur tradhtuar lart e poshtë. Të gjithë do të hyjnë në këtë proces, edhe Kosova, nuk ka rrugë tjetër" tha Rama.

Ora 15:19
Edi Rama: Do të tërheq padinë për shpifje kundër Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të tërheqë padinë për shpifje kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. "Shpifja akt i ulët, është bërë kaq normale, aq më tepër në një botë si kjo e jonë, njerëzit edhe mund të habiten cke një padi për shpifje. Unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme.

Nuk janë bërë publike, dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim të voglit, t'ia lë një rrufe fletësh që ti ketë dhe që ta ndihmojë të kuptojë për të shpjeguar dhe interpretuar lajmet e pafundme që do të ndeshë kur të hyj në 'Google' dhe të shkruaj 'Edi Rama im atë'. Dhe ku do të lexoj një monstër dhe ku mund ta ketë apo mos ta ketë mundësinë të më pyesë vetë, se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja pse kam 22 gjyqe. Në ratin konkret cfarë duhet të bëj unë, nuk është shpifje e zakonshme. Mitologjia e pazarit të territorit është një ndytësi, ku historia do të tregojë si një hapësirë debati u transformua në një arenë ku disa shqiptarë u përpoqën që të vrasin disa shqiptarë.

Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për ta vizituar në selinë e tij apo në shtëpinë e tij, ku ta dëshironte dhe si paditës, që shkon te i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër do të doja të diskutoja edhe me të për këtë cështje që është shumë më e madhe se unë apo Ramushi, Thaçi apo Veseli, pasi implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën.

E kam njoftuar se nuk do të bëja dalje për mediat në çdo takim, por do mbaj një konferencë ku do ta tërheq padinë, jo se është e vogël për mua, por është shumë më e madhe ajo sot duhet të na bashkojë të gjithë. Nuk e di cfarë roli ka tërheqja e padisë në raportet mes nesh. Përsa më takon hiq atë pjesë, gjithcka tjetër është pa problem. Me apo pa padi apo pa shpifje, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, por një prej figurave historike. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha" tha ai.

Ora 14:59
Akuzat për Thaçin e Veselin, Rama: Moment kritik që mund të ketë konsekuenca të rënda për Kosovën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i kërkoi politikës në Prishtinë vetëpërmbajtje, pasi me akuzat e prokurorisë speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Kosova ndodhet në një moment kritik, pasi  ka një përpjekje për të vendosur nën akuzë UCK-së.

"Duhet vëtëpërmbajtje dhe fokus se fletërrufeja goditi shumë më lart dhe thellë sesa në ballin e Thaçit dhe Veselit, bëhet fjalë për drejtim politik të UCK-së, përpjekje për të vendosur nën akuzë UCK-së, sikur të ishte ushtri agresorësh që vinin nga Beogradi. Historia nuk duhet të jetë subjekt i përpjekjes për ta shkruar apo rishkruar me zëra që vijnë e shkojnë por ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Hashim Thaçit apo Veselit, as tu qëndrojmë pranë moralisht, por sepse unë besoj shumë fortë se jemi në një moment kritik që mund të ketë konsekuenca të rënda për Kosovën.

Në rast se në këtë moment nuk ndahet qartë drejtësia me padrejtësinë. Reagimi im në Kuvendin e Shqipërisë dhe ardhja këtu nuk nënkupton asnjë lloj përpjekje, madje asnjë lloj mendimi për të vënë pikëpyetje domosdoshmërinë e ballafaqimit me drejtësinë për ato cështje që janë subjekt i saj. Ardhja ime këtu lidhet me padrejtësinë. Kategorizimet e veprimtarisë së njerëzve nga një institucion i quajtur prokurori speciale i përkasin revolucionit kulturor kinez".

Ora 14:57
Lobim për në OKB, Cakaj zbulon cfarë i tha Grenell: S'ka ndarje të Kosovës, tre mesazhe (VIDEO)

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zbuluar se cfarë bisedoi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me të dërguarin Special të Presidentit Trump për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Richard Grenell. "Kemi biseduar për ngritjen e akademisë së transparencës, për koordinimin e kryesisë së OSBE-së, por edhe për të siguruar një ulëse jo të përhershme në këshillin e sigurimit në 2022-23. Nuk na marrëveshje sekrete, nuk ka ndarje të Kosovës dhe nxitim për një marrëveshje të shpejtë për Kosovën. Koordinimi me SHBA është jetik. Nuk dua të bëj politikë të brendshme në Kosovë, por janë mesazhet e mia nga SHBA, por edhe qëndrimet e përfaqësuesit special të Trump" tha Cakaj.

Ora 14:40
Rama: Shqipëria, jo kujdestare apo tutore e Kosovës! Jemi vëllezër, por kemi dy shtete

Edi Rama tha sot në Prishtinë se nuk shkoi atje për të bashkuar politikën e Kosovës, pasi Shqipëria nuk është kujdestare apo tutore që t'u tregojë drejtuesve të shtetit se çfarë duhet të bëjnë. Ai tha se janë vëllezër, por me dy shtëpi të ndryshme.

"Unë erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo udhëheqësit e tyre në një tryezë, sepse e para kjo nuk është detyra ime dhe e dyta, ky do të ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veproja. Asnjëherë nuk kam menduar mirë për këto, që duke bërë rolin e kryeministrit është përpjekur t'ju tregojë të tjerëve në shtetin tjetër se cfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë. Shqipëria e ka detyrim që të mbështesë Kosovën pa kushte, dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mëshirim i këtij detyrimi.

Por Shqipëria nuk e ka dhe nuk e marrë përsipër detyrën e kujdestarit, apo tutorit që nga larg i tregon udhëheqësve në Kosovë se cfarë duhet të bëjë. Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë por për të dëgjuar nga të gjithë, dhe këtë smund ta bësh në një tryezë ku mund të ulen të gjithë, hapur opinionet e tyre. Pas 24 orësh di më shumë sesa para 24 orësh për situatën. Janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër, por kemi dy shtete, dy shtëpi. Ky është një privilegj i krijuar falë luftës çlirimtare, se mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe demokratike" tha Rama.

Ora 14:33
Akuzat kundër Thaçit dhe Veselit, Rama: Momenti që shqiptarët të bashkohen (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se ky është momenti për t'u bashkuar të gjithë dhe jo për t'u ndarë përballë për ide apo politikë. "Ka gjithmonë një kohë për t'u përleshur me njëri tjetrin për ide, bindje, politikë, për cfarë do qoftë, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për t'u bashkuar me njëri tjetrin për historinë tonë. Kush kujton, mendon apo propagandon se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike, apo ç'kapjen e shtetit, është ose naiv ose  tejet i verbuar nga mllefi" tha Rama.

Ora 14:32
Akuzat kundër Thaçit dhe Veselit, Rama: Fletërrufeja shkaktoi krizë në disa plane (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga Prishtina e cilësoi edhe një herë tjetër si fletërrufe akuzën kundër Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit për krime lufte. "Unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj, për të t'i dhënë ....Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë ka ndodhur dicka e rëndë. 

Komunikata është një fletë rrufe e ngjashme me ato publike gjatë revolucionit kulturor kinez. Është e pashembullt dhe e kombinuar në momentin e publikimit të saj, përbën arsye, edhe nëse publikimi është i arsyeshëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë. Takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm, një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e SHBA-së. Të jesh në pozicionin që jam unë, është privilegj dhe të jepet mundësia të kontribuosh për atë cka ishte dhe është vlera historike e UÇK-së.

Dua ta bëj të qartë, më vjen keq, kur shoh në reagime të ndryshme dhe këtu flas në nivelin qytetar sesi helmi i jetës së përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare që janë qytetarët dhe ndikon që të mos kuptohet, përkundrazi të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb, as nuk lidhet as me dy persona, apo të metat e tyre në kohë paqe, as me simpatitë, bindjet, mbështetjet apo kundërshtitë e natyrës zgjedhore, por një prej vlerave më të rëndësishme, e luftës për liri. Mendoj që ky është moment, një krizë disaplanëshe të shkaktuar nga kjo fletërrufe, por edhe një mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjeshtë vlerat e luftës dhe të vërtetën se Kosova ishte viktima jo agresori" tha ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eksiqi: 01/07/2020 09:28

    Ca legeni eshte pasi arriti serbia dhe shoku i tij vucic ate qe deshi minimin e bisedimeve dhe venien ne pozite shume te veshtire te shtetit kosovar e terhoqi padine e cila eshte pikerisht nje shenje qe tregon qarte sesa bashkim kerkon edi rama ndermjet shqiptareve.Sbesoj qe i ha Rramushi keto edhe pse ka qene vetem ushtar prap eshte me i zgjuar se kryeministri "inë" legjendar sypatrembur.

    Përgjigju
  • vjosa: 30/06/2020 17:08

    NUK KA HALLIN E kosoves o lorna edi rama ,,,askujt ne shqiperi nuk i intereson kosova ,,,ka hallin e vet rama,,,ka frike se mos e arrestojne dhe ate,,,prandaj shkon atje qe te marre vesh kush ja futi thacit,,,qe te ruhet e te marre masa.../// O rama po te futen ne rreth amerikanet te puth halla ne te dyja faqet....//I LUTEMI AMERIKANEVE TE FUSIN NE RRETH SALI BERISHEN SI KRIMINELIN ME TE MADH TE SHQIPERISE PAS ENVER HOXHES ME BASHKEPUNETORET E VET ,,PASTAJ ILIR METEN,BASHEN,KRYEMADHIN,,,NANON,,DHE NE FUND RAMEN DHE VELIAJN...

    Përgjigju
    • Shkumbimi: 30/06/2020 20:12

      O vjosa e paske kap muhabetin. Ik e futja notit te qetesohesh edhe leri keto gjera se nuk i kupton sot

  • ymeri: 30/06/2020 16:59

    TE KA HYRE FRIKA NE PALCE O EDI RAMA,,,,MOS U SHQETESO EDI RAMA ,,,RADHA JOTE DO TE VIJE PASI TE DENOHEN SALIU,,BASHA,,ILIRI,,MONIKA,,,DHE ZAGARET E TYRE,,,PASI TE FUTEN NE BURG KETA PLEHRA QE SHKATARRUAN E VODHEN SHQIPERINE,,,ATEHERE TE VJEN RADHA TY DHE ERION VELIAJT DHE SHPURES TE RILINDJES,,,JENI E KEQJA ME E VOGEL PER AMERIKANET O RAMA ,,POR PRAPE DO DENOHENI,,,DREJTESIA POPULLORE E SHQIPERISE E UDHEHEQUR NGA AMERIKANET DO JU DERMOJE ME GRUSHTIN E SAJ SHPARTALLUES,,,...FUNDI I JUAJ ESHTE NENSHKRUAR NE SHTEPINE E BARDHE,,ME NE FUND PO DEL TYM I BARDHE NGA SHTEPIA E BARDHE,,,SOT E KA RADHEN KRIMINELI THACI NESER TE TJERET ME RADHE......

    Përgjigju
    • @ymeri: 30/06/2020 21:48

      Nqs denohen ata qe permend ti o ymer,i salliu, basha, likjalopçari, monikmodelja, atehere amerikanet do shkojne ne diell.

    • Ymerist: 30/06/2020 20:13

      O daku mos bertit shume se do ngjirresh

    • MallaKastrioti: 30/06/2020 17:12

      Bravo E.Rama.E tregove veten si vellai i madh.Kush te shan-eshte shpirte-ZI si qofte-largu i Viçidolit. -Nga shkrimet mesova se kush ben komente. Ata qe "Ç"e shkruajne "q"-kan lindur pertej drinit.Ata qe i pruri Sb per vota dhe i beri me prona duke ja marr tjetrit.Ndaj e duan qafeThyerin..

  • www.youngtribune.com: 30/06/2020 16:35

    Shume I mprehte e I drejte per drejte. Bravo E.Rama. Lulushit do ju fuste llapa mrena me keto pyetje

    Përgjigju
  • Loran: 30/06/2020 15:32

    O Edi merru me korona virusin qe po vret cdo dit ne per Shqiperi e leje Kosoven se ste put njeri andej

    Përgjigju
    • Vucicdoli: 30/06/2020 15:55

      po te krahasoj komentet ne kohen e karantines qe ti zoterote shkruaje dhe ket te tashmen, dal ne perfundimin qe debil-lleku paske zene rrenje te thella ne trurin tend te kalbur.

  • UKU MOMLIT: 30/06/2020 15:28

    Hajde mom parroqe hajde?! Ky ka rrjedh e eshte p**rdh,si duket ka informacion se po pergatitem akuze kunder ketij mom parroqes. Ska spjegim tjeter.

    Përgjigju
  • Eri: 30/06/2020 15:25

    Kryeminister legen hesapi po te vjen fundi o i gjor

    Përgjigju
  • MUKAÇU: 30/06/2020 15:02

    O lorna po të vejm ty që tna i çosh përpara se ti kot ri pa pun e pa gjo ti duhet me u bo kryeministre se ti bon çudira e kumpira. O Zot ça ma korja Tokës.

    Përgjigju
  • lorna: 30/06/2020 14:28

    i zgjidhe hallet ne Shqiperi ti dhe po ben si i prekur per kosoven...ik mor idiot se na hape barkun !!!

    Përgjigju
    • Bllokmen: 30/06/2020 16:18

      Komentet e mesiperme i japin me shume te drejte rames per ate qe thot per shqiptaret.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?