Rama: Lufta me Serbinë diplomatike! S'ka rrugë tjetër, Kosova do bëhet pjesë e Shengenit Ballkanik

30 Qershor 2020, 15:45| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 16:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka frikë nga mendimet e tij dhe faktit si do të ndikojnë në kancelaritë europiane akuzat e tij kundër prokurorisë speciale. "Çfarë kam mësuar në 7 vite kryeministër është se keqkuptimet më të mëdha me të huajt janë produkt i intrigave mes shqiptarëve, sikur i do hasmi.

Nëse shqiptarët që kanë komunikim me të huajt do të bënin atë që bënin disa popuj të tjerë, që kanë bërë sukses të madh, që çfarë na ndan shqip nuk përkthehet anglisht, sot kombi ynë do të ishte uhu me miqtë që kanë, por fatkeqësisht është nga këtu në Prishtinë dhe nga atje në Tiranë ku prodhohet helmi për të prishur gjakun e miqve.

Sa i përket marrëdhënieve, nuk  i kam frikë mendimet e mia dhe të vërtetën time zakonisht di ta mbroj dhe ta imponoj edhe me miqtë kur është nevoja, nuk e kam problem. Kjo është një e vërtetë e tmerrshme" tha ai.

Lufta me Serbinë tani, është diplomatike, tha Edi Rama. Ai përsëriti edhe njëherë rëndësinë e Shengenit Ballkanik dhe theksoi se Kosova nuk ka nga shkon, por do të bëhet pjesë e procesit. "Sa i përket vëllait tim Vuqiqit, kjo është etiketa e njërës prej fabrikave të politikës këtu që shpërndan në rrjete sociale.

Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ai që jam, kush nuk ndryshon mendim nuk është njeri i mençur. Shengeni Ballkanik është interes i Shqipërisë dhe Kosovës. Sikur të mos kishim humbur kohe me përralla kufiri aty do të ishte sikur vjen nga Prishtina në aeroport, asnjë kontroll për njerëzit.

Në këtë proces nuk duhet të harrojmë se jemi në paqe dhe korsitë janë të ndara edhe për trajtimin e krimeve të luftës edhe për aspektet e tjera, fqinjin nuk e zgjedh. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim ne, por interesin strategjik. Shengeni Ballkanik është interes strategjik i shqiptarëve. Me Shengenin Ballkanik të gjitha vendet kanë hyrë dhe dalje të përbashkëta.

Kush më thotë vëllai i Vuqiqit i them amanet mushkat. Lufta për Serbinë është spostuar në terrenin për njohje dhe zgjidhje përfundimtare të këtij ngërci historik, nuk di që lufta diplomatike mund të fitohet me barrikada dhe duke shpallur tradhtuar lart e poshtë. Të gjithë do të hyjnë në këtë proces, edhe Kosova, nuk ka rrugë tjetër" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Akuzat për krime lufte, Rama: S'jam avokat i Thaçit e Veselit! Shqipëria, jo kujdestare e Kosovës! Moment kritik, të lëmë inatet dhe të bashkohemi, tërheq padinë kundër Haradinajt


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?