Kryeministri Edi Rama tha se ky është momenti për t'u bashkuar të gjithë dhe jo për t'u ndarë përballë për ide apo politikë. "Ka gjithmonë një kohë për t'u përleshur me njëri tjetrin për ide, bindje, politikë, për cfarë do qoftë, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për t'u bashkuar me njëri tjetrin për historinë tonë. Kush kujton, mendon apo propagandon se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike, apo ç'kapjen e shtetit, është ose naiv ose tejet i verbuar nga mllefi" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Akuzat për krime lufte, Rama: S'jam avokat i Thaçit e Veselit! Shqipëria, jo kujdestare e Kosovës! Moment kritik, të lëmë inatet dhe të bashkohemi, tërheq padinë kundër Haradinajt
//ReportTv.al