Politikë

Akuzat për bllokim të negociatave/ Rama i përgjigjet Berishës: Rrugës për në Luksemburg për të hapur një tjetër grupkapitull! Si thanë qua qua qua-të e kënetës?

14 Prill, 14:16| Përditesimi: 14 Prill, 14:37

  • Share

Akuzave të Sali Berishës për bllokim të negociatave, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur teksa ndodhet rrugës për në Luksemburg, ku pritet të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e grup kapitullit për tregun e  brendshëm. Në një video, kreu i qeverisë thotë me ironi se 'qua qua qua-të e kënetës' kanë thënë se BE ka bllokuar hapjen e kapitujve, ndërsa përmend edhe akuzat për anulimin e një darke gjatë vizitës së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor 2022.

Kryeministri shprehet se hapja e këtij grupkapitulli të ri, që pritet të bëhet në konferencën e sotme, është një tjetër dëshmi "kokëfortë" e rrugës së duhur për mbylljen e negociatave brenda 2027. 

“Po si thanë qua qua qua e kënetës nuk ka më hapje kapitujsh, iku kjo punë e bllokoi BE narkoshtetin se vetë bufi shkoi në Evropë bashkë me qirje Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit. E pra ja ku jam rrugës nga Brukseli në Luksemburg, ku sot pasdite hapet grup kapitulli i tretë i negociatave me BE, si tjetër dëshmi  kokëfortë se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE. Sot është një tjetër stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë  dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor, mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda 2027.”, tha kryeministri.

Më tej, kreu i qeverisë bën thirrje për unitet kombëtar për të realizuar këtë objektiv ambicioz. 

“Ky është objektiv super ambicioz por super i arritshëm vetëm nëse qëndrojmë bashkë por pa humbur për asnjë minutë lidhur dorë për dore dhe vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, seriozitet dhe unitet kombëtar në këtë rrugëtim historik. E ardhmja evropiane  e Shqipërisë nuk është më aspiratë, por proces që po ecim përpara drejt portës së hapur për ne si asnjëherë më parë. Ky është momenti unë dhe zoti e desh që fati evropian i Shqipërisë të jetë sot në dorën tonë. Le ta fitojmë së bashku bastin historik të Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë.”, u shpreh kryeministri.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Forca: 14/04/2025 18:04

    Gjigand shtypi morrat e kenetes bufat pulat hienat..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?