Kryeministri Edi Rama i kërkoi politikës në Prishtinë vetëpërmbajtje, pasi me akuzat e prokurorisë speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Kosova ndodhet në një moment kritik, pasi ka një përpjekje për të vendosur nën akuzë UCK-së.
"Duhet vëtëpërmbajtje dhe fokus se fletërrufeja goditi shumë më lart dhe thellë sesa në ballin e Thaçit dhe Veselit, bëhet fjalë për drejtim politik të UCK-së, përpjekje për të vendosur nën akuzë UCK-së, sikur të ishte ushtri agresorësh që vinin nga Beogradi. Historia nuk duhet të jetë subjekt i përpjekjes për ta shkruar apo rishkruar me zëra që vijnë e shkojnë por ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Hashim Thaçit apo Veselit, as tu qëndrojmë pranë moralisht, por sepse unë besoj shumë fortë se jemi në një moment kritik që mund të ketë konsekuenca të rënda për Kosovën.
Në rast se në këtë moment nuk ndahet qartë drejtësia me padrejtësinë. Reagimi im në Kuvendin e Shqipërisë dhe ardhja këtu nuk nënkupton asnjë lloj përpjekje, madje asnjë lloj mendimi për të vënë pikëpyetje domosdoshmërinë e ballafaqimit me drejtësinë për ato cështje që janë subjekt i saj. Ardhja ime këtu lidhet me padrejtësinë. Kategorizimet e veprimtarisë së njerëzve nga një institucion i quajtur prokurori speciale i përkasin revolucionit kulturor kinez".
Lajmi kryesor:
Akuzat për krime lufte, Rama: S'jam avokat i Thaçit e Veselit! Shqipëria, jo kujdestare e Kosovës! Moment kritik, të lëmë inatet dhe të bashkohemi, tërheq padinë kundër Haradinajt
//ReportTv.al