Akuzat për trafikim fëmijësh/ Flet gruaja e Përparim Ademit: Nuk është e vërtetë! Na kanë kërcënuar, kërkoj mbrojtje

5 Janar 2021, 10:45| Përditesimi: 5 Janar 2021, 10:54

  • Share

 

Vjollca Telo, gruaja e Përparim Ademit, ka deklaruar se fëmijët e saj po kërcënohen dhe kërkon mbrojtje nga shteti. Telo thotë se akuzat për trafikim fëmijësh nuk janë të vërteta.

"Unë kam kërcënime në shtëpi. Tre veta i kanë ardhur gocës. Kam bërë kallëzim penal në polici. Burri ebëri le ta pësojë atje ku është.

kemi kërkuar mbrojtje nga shtetit. I kanë ardhur fëmijës, i kanë shkuar te dera dhe e kanë bërë fëmijën copë nga këmbët. Unë kam lajmëruar edhe policinë dhe kam bërë kallëzim penal.

Kam kërkuar mbrojtje nga policia dhe i kam thënë du të mos rri më në Shqipëri, të zhdukem ose të vijnë të më vrasin të gjithë.

Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh. Asnjë fëmijë nuk është trafikuar. Ato tani duan pasurinë, duan këtë shtëpinë. Në asnjë mënyrë. Unë kam pasur hyrje-dalje me ta, familjare.  E dija lidhjen e burrit me ta e kam pranuar për të mos prishur familjen time", tha ajo.

Banesa e Perparim Ademit


Lajmi kryesor:

'Ka shitur 10 fëmijë që i kishte me to'/Alarm edhe në mediat greke: Vrasja që 'zbuloi' tregtinë e foshnjave në Selanik! Përparim Ademi nën akuzë dhe për trafik


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?