'Ka shitur 10 fëmijë që i kishte me to'/Alarm edhe në mediat greke: Vrasja që 'zbuloi' tregtinë e foshnjave në Selanik! Përparim Ademi nën akuzë dhe për trafik

5 Janar 2021, 09:20| Përditesimi: 5 Janar 2021, 19:09

  • Share

TIRANË- Është thelluar skandali që vijoi pas vrasjes së 2 motrave Zhaklina Metani dhe Kristina Bardhi mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë nga i dashuri i tyre, Përparim Ademi. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani, Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që kanë pasur bashkë në Selanik. Mësohet se Metani do të merret në pyetje si person që ka pasur dijeni për ngjarjen dhe pretendimet e tij se motrat lindnin fëmijë dhe më pas Ademi i shiste në Greqi. Mes shtimin e akuzës e kësaj akuze të re, Ademi do të gjykohet për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve,

Sot, Report Tv ka sjellë foton e Përparim Ademit (Telo), i cili shfaqet krah për krah me motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, 2 të dashurat e tij dhe motra e tretë, Anxhela e cila ishte e pranishme ditën e ngjarjes. Ndërkohë në foton e dytë shfaqet gruaja e Ademit, Vjollca Ademi (Telo), e cila është krah Zhaneta Metanit (një nga viktimat) dhe motrës tjetër, Anxhela. Gruaja në dëshminë e saj ka rrëfyer se ka qenë në dije të lidhjeve jashtëmartesore që Përparim Ademi ka pasur, por ka zgjedhur të heshtë pasi ka dashur që burri i saj të ishte i lumtur, madje ka rrëfyer se dilnin shpesh të katërt, dhe mesa duket kjo foto është shkrepur në një nga këto momente. 

Në dëshminë e saj para mediave, Vjollca Telo ka mohuar akuzat për shitje të fëmijëve, teksa ka shtuar se pas ngjarjes 3 burra me maska i kanë kërcënuar vajzën që e ka shurdhmemece e për pasojë kërkon mbrojtje. Ajo e ka përshkruar Përparimin si një njeri i mirë, por që shton se duhet të vuajë dënimin për atë që ka bërë.  

Përparim Ademi me tre motrat Metani, Kristina (MAJTAS), Zhaneta (POSHTE) dhe Anxhela (DJATHTAS)

E shoqja e Ademit Vjollca  (në mes) me Zhaneta dhe Anxhela Metani

Një ditë më parë Report Tv zbardhi dosjen e plotë të këtij krimi monstruoz të regjistruar mëngjesin e 31 dhjetorit në rrugën "Bajram Tushi", në zonën e Astirit në Tiranë. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari!, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. I pranishëm ka qenë edhe A. Metani, djali i Zhaneta Metanit dhe motra tjetër e tyre, Anxhela. Në dëshminë e tij, A. Metani ka deklaruar se fillimisht mamaja, Zhaneta i kishte thënë që Përparim Ademi ishte babai i tij, por më pas e kishte mohuar. Ai shtoi se nuk e ka njohur kurrë babanë, teksa një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që djali ka treguar se donte të njoftonte policinë, por nuk është lënë nga tezja e tij, Anxhela.

Ashtu siç është raportuar më herët, për këtë lidhje me 2 motrat ka qenë në dijeni edhe gruaja e tij, Vjollca Telo. Duhet theksuar se Vjollca mban mbiemrin e Përparimit, ndërsa ky i fundit ka marrë mbiemrin e gruas, Ademi, pasi "kështu forcohej martesa e tyre". Vjollca ka rrëfyer se nuk ka dashur që të prish lumturinë e burrit të saj, prandaj e ka pranuar në heshtje tradhtinë me 2 motrat, por jo vetëm kaq! Ato dilnin shpesh të katërt së bashku. Aktualisht, Ademi ndodhet në burg, pasi 2 ditë më pari Gjykata Penale caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 59-vjeçarin.

Ora 18:59
Ekzekutoi dy motrat që i kishte të dashura/ Mediat greke në alarm për Përparim Ademin: Vrasja që 'zbuloi' tregtinë e foshnjave në Selanik

1609515790_1609494101perparimadeemi.jpg

Ngjarja e rëndë e Astirit në Tiranë, ku Përparim Ademi vrau dy motrat që i kishte të dashura, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave më të mëdha greke.

Protothema shkruan sot se nga kjo ngjarje kanë dalë edhe detaje për një trafikim të mundshëm të foshnjave në Selanik.

Sipas ERT, autori 59-vjeçar i këtij krimi, i quajtur Përparim Ademi, po përballet me një sërë krimesh të rënda në tokën Greke . Në mënyrë të veçantë, të afërmit e viktimave ankohen se ai i la shtatzënë dhe më pas i detyroi të shesin fëmijët e tyre.

Nga dëshmitë që transmetohen edhe nga mediat greke vrasësi nuk ishte vetëm në Greqi me dy viktimat, por edhe me gruan e tij, e cila dyshohet se u pajtua për "shitjen" e foshnjës së tyre!

Ora 12:08
Gjithçka brenda familjes/ Djali i Përparim Ademit kishte të fejuar njërën prej motrave

Një tjetër detaj është mësuar nga historia që ka tronditur opinionin publik dhe që nisi me vrasjen 31 dhjetorit në mëngjes kur, Përparim Ademi vrau dy të dashurat e tij që ishin motra.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se djali i Përparimit ka pasur gjithashtu lidhje intime me motrën tjetër të viktimave, Anxhela Metanin. 

Vetë djali ka rrëfyer para grupit hetimor kur është marrë në pyetje se e ka marrë vesh ngjarjen nga e fejuara e tij, motër e dy viktimave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ora 11:47
Detaje të reja nga vrasja e 2 motrave/ Përparim Ademi u kishte shitur shtëpinë, i strehoi për disa kohë në banesën e tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 2 motrave në Tiranë!  Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se Përparim Ademi (Telo) para disa vitesh u ka shitur apartamentin ku jetonin dy viktimat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Një apartament në një pallat në afërsi të banesës së tij pranë ish-parkut të autobusëve në Tiranë, i cili ishte në pronësi të dy motrave, Ademi e ka shitur disa vite më parë, duke i lënë praktikisht në rrugë. Burime të Report TV konfirmojnë se pasi ata kanë mbetur pa shtëpi, janë strehuar për një periudhë kohe në shtëpinë e Përparim Ademit, të gjithë bashkë. Më pas, njëra prej motrave është larguar në drejtim të Greqisë dhe ka mundur të fitojë para dhe kanë blerë me kredi apartamentin në zonën e Astirit, të njëjtën banesë që dy motrat Metani e Bardhi u ekzekutuan në vigjilje të Vitit të Ri.

Ora 10:56
'Si e mora vesh vrasjen'/ Vjollca Telo: Përparimi njeri shumë i mirë, por të marrë dënimin e merituar! Tre çuna me maska me kërcënuan vajzën!

Në deklaratën që ka dhënë sot për mediat, Vjollca Telo, gruaja e Përparim Ademit ka treguar se vrasjen e rëndë e ka mësuar pasi kishte telefonuar djalin e Zhaneta Metanit.

"Unë e di se burri im e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me ata, edhe kam fjetur me ta. E njoh Bashkimin, vëllanë e tyre, para disa ditësh me solli perdet. Ngjarjen e mora vesh pasi kam marrë çunin e Zhanit në telefon. Nuk e mendoja kurrë se do të bënte. Asnjëherë nuk kanë pasur zënka. Unë kam tre fëmijë.

Do të largohem patjetër. Jeta mbyllur brenda nuk bëhet. Tre çuna me maska kanë ndaluar rrugës vajzën, që është shurdhmemece.  Burri im e bëri, le të marrë dënimin si duhet. Mua më vjen keq edhe për ato të dyja, kam jetuar 30 vite me to", tha ndër të tjera Vjollca Telo.

 

Ora 10:45
Akuzat për trafikim fëmijësh/ Flet gruaja e Përparim Ademit: Nuk është e vërtetë! Na kanë kërcënuar, kërkoj mbrojtje

 

Vjollca Telo, gruaja e Përparim Ademit, ka deklaruar se fëmijët e saj po kërcënohen dhe kërkon mbrojtje nga shteti. Telo thotë se akuzat për trafikim fëmijësh nuk janë të vërteta.

"Unë kam kërcënime në shtëpi. Tre veta i kanë ardhur gocës. Kam bërë kallëzim penal në polici. Burri ebëri le ta pësojë atje ku është.

kemi kërkuar mbrojtje nga shtetit. I kanë ardhur fëmijës, i kanë shkuar te dera dhe e kanë bërë fëmijën copë nga këmbët. Unë kam lajmëruar edhe policinë dhe kam bërë kallëzim penal.

Kam kërkuar mbrojtje nga policia dhe i kam thënë du të mos rri më në Shqipëri, të zhdukem ose të vijnë të më vrasin të gjithë.

Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh. Asnjë fëmijë nuk është trafikuar. Ato tani duan pasurinë, duan këtë shtëpinë. Në asnjë mënyrë. Unë kam pasur hyrje-dalje me ta, familjare.  E dija lidhjen e burrit me ta e kam pranuar për të mos prishur familjen time", tha ajo.

Banesa e Perparim Ademit
Ora 09:50
Akuzat se u shiste fëmijët 2 motrave që vrau! Prokuroria regjistron procedim penal edhe për trafikim fëmijësh ndaj Përparim Ademit

1609836789_1609585623perparimademi.jpg

Pas akuzës për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje për vrasjen e 31 dhjetorit të kaluar, të dy motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, ndaj Përparim Ademit, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal edhe për trafikim fëmijësh.

Ky procedim penal është regjistruar pas deklaratave publike të vëllait tëviktimave Bashkim Metani dhe dëshmive të raportuara nga Report Tv nga të afërm të motrave, të cilët kanë hedhur akuza të forta ndaj vrasësit Përparim Ademi se i ka përdorur ato për prostitucion në Selanik si dhe se u ka shitur fëmijët.

Metani do të pyetet si person që ka dijeni për ngjarjen dhe pretendimet e tij se motrat lindnin fëmijë e me pas Ademi i shiste ne Greqi, në qytetin e Selanikut. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/01/2021 02:09

    Akuza duhet te shtohet me mashtrim,prostitucion,bigami,manipulim per qellim perfitimi e shantazhimi,kercenim.

    Përgjigju
  • Anduena: 06/01/2021 00:29

    Ky gabeli paska bere c'fare ka dashur me keta fukarenj,,,i ka shfrytezuar ne greqi dhe i vrau ne fund fare,,,,SHTETI KETU DHE POLICIA NA DALIN INEKZISTENT NE PARANDALIMIN E TRAFIKUT DHE VRASJEVE,,,,POLICIA NUK KA FORCE ZBULUESE DHE SIC DUKET NUK KA INFORMATORE QE TA INFORMOJNE PER AKTIVITETET KRIMINALE....KUR DUHEJ TE KISHTE INFIRMATORE NE CDO RRUGE,,,LLESHI DHE CUCI DUHEJ TE REFORMONIN POLICINE ,,TA BEJNE ME AKTIVE DHE ME PRANE KOMUNITETIT,,,,DHE TE EKZEKUTOJNE TE GJITHE ATA QE KRIJOJNE BANDA KRIMINALE QPO DREJTOKNE TRAFIQE SI KY GABELI....

    Përgjigju
  • Vicidoli: 05/01/2021 21:07

    Ky eshte shteti i Edvin Rames . Cdo dite vret e trafikon shqiptaret. Cfar presim? Te cohemi me sakica e allti te shporrim kete vrases.Birisha asht shpresa jona.

    Përgjigju
    • MondiTrenit: 05/01/2021 23:27

      Mir ky jevgu qe eshte injorant po ti pse behesh i tille o kafshe (Vicidoli) !!! Ne vend te ofendesh kte jevgun shan qeverin idiot,, mir qe te ka ren ne dor 1 telefon dhe komenton!! po ske faj ti fajin e kan ate qe te kan sjell ne Tirane ty se ti duhet te ishe ne mal çoban me dhi e dele...

    • Turi: 05/01/2021 22:15

      Birisha trim mbi trima dhe ti je dobici tij.

  • Delinquenti: 05/01/2021 20:39

    Po mir ky gabel jevg pler mut te gjitha i ka biles dhe me shum nuk po i them te gjitha na doli keshtu, PO KETO DY MOTRAT DHE AI VLLAI NGA FRANCA CAR JON ORE SE NUK PO I MORIM VESH PO GJYSMAT ME QENE TE VERTETA CAR THUHET OSHT PER TE LUJT MENC.Dikur nigjoshim qe ka qit grun ke rruga me bo lek ,ka qit dashnoren me bo lek por qe kan shit dhe kalamojt me bo lek ket se kishim nigju ishalla nuk jon te verteta se osht kulmi ore osht me i heq qafe te gjth kto se kshtu shkon dor mas dore kjo gjo trashegohet ene bohet sikur osht normale. PLASINI MRENA TE GJITH I MODH E I VOGEL OSHT FAR E KEQE NUK RREGULLOHET OSHT VES PARA SA TE INFEKTOJNE TE TJERE RAC E MU...I

    Përgjigju
  • vjosa: 05/01/2021 19:41

    HETOJENI MIRE KETE gabelin ,,,se paska bere shume krime ky mut muti..dhe te varet ne litar,,,jevg i poshter......

    Përgjigju
  • Tirona: 05/01/2021 19:08

    Amon pun gabelsh

    Përgjigju
  • Miti: 05/01/2021 18:26

    Pune jevgjish gjelle qensh. Ato te mjerat qe vdiqen paskan rene shume poshte qe shfrytezoheshin nga nje cope jevg. Shpresoj qe t’je hedhin celesat ne det jevgjitit.

    Përgjigju
    • Bobi: 05/01/2021 20:16

      Pse ty ca te duken ato te mjerat? Bjonde? Copa gabelesh jan. Kto punonin te 15kateshi. Ptu. Gabelet e m... Rrac e poshter

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?