Detaje të reja nga vrasja e 2 motrave/ Përparim Ademi u kishte shitur shtëpinë, i strehoi për disa kohë në banesën e tij

5 Janar 2021, 11:47| Përditesimi: 5 Janar 2021, 16:27

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 2 motrave në Tiranë!  Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se Përparim Ademi (Telo) para disa vitesh u ka shitur apartamentin ku jetonin dy viktimat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Një apartament në një pallat në afërsi të banesës së tij pranë ish-parkut të autobusëve në Tiranë, i cili ishte në pronësi të dy motrave, Ademi e ka shitur disa vite më parë, duke i lënë praktikisht në rrugë. Burime të Report TV konfirmojnë se pasi ata kanë mbetur pa shtëpi, janë strehuar për një periudhë kohe në shtëpinë e Përparim Ademit, të gjithë bashkë. Më pas, njëra prej motrave është larguar në drejtim të Greqisë dhe ka mundur të fitojë para dhe kanë blerë me kredi apartamentin në zonën e Astirit, të njëjtën banesë që dy motrat Metani e Bardhi u ekzekutuan në vigjilje të Vitit të Ri.


Lajmi kryesor:

'Ka shitur 10 fëmijë që i kishte me to'/Alarm edhe në mediat greke: Vrasja që 'zbuloi' tregtinë e foshnjave në Selanik! Përparim Ademi nën akuzë dhe për trafik


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?