'Si e mora vesh vrasjen'/ Vjollca Telo: Përparimi njeri shumë i mirë, por të marrë dënimin e merituar! Tre çuna me maska me kërcënuan vajzën!

5 Janar 2021, 10:56| Përditesimi: 5 Janar 2021, 11:07

  • Share

Në deklaratën që ka dhënë sot për mediat, Vjollca Telo, gruaja e Përparim Ademit ka treguar se vrasjen e rëndë e ka mësuar pasi kishte telefonuar djalin e Zhaneta Metanit.

"Unë e di se burri im e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me ata, edhe kam fjetur me ta. E njoh Bashkimin, vëllanë e tyre, para disa ditësh me solli perdet. Ngjarjen e mora vesh pasi kam marrë çunin e Zhanit në telefon. Nuk e mendoja kurrë se do të bënte. Asnjëherë nuk kanë pasur zënka. Unë kam tre fëmijë.

Do të largohem patjetër. Jeta mbyllur brenda nuk bëhet. Tre çuna me maska kanë ndaluar rrugës vajzën, që është shurdhmemece.  Burri im e bëri, le të marrë dënimin si duhet. Mua më vjen keq edhe për ato të dyja, kam jetuar 30 vite me to", tha ndër të tjera Vjollca Telo.

 


Lajmi kryesor:

'Ka shitur 10 fëmijë që i kishte me to'/Alarm edhe në mediat greke: Vrasja që 'zbuloi' tregtinë e foshnjave në Selanik! Përparim Ademi nën akuzë dhe për trafik


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?