Politikë

Akuzat për vjedhje fondesh, Rama: Shtetet e tjera i administrojnë vetë paratë e tyre, qeveria shqiptare nuk prek asnjë qindarkë

20 Nëntor 2021, 18:08| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 10:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama, teksa dorëzoi një bllok banesash në Vaqarr, të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, u ndal edhe tek akuzat për vjedhjen e fondeve, paratë e investuara nga shtetet e huaja. Rama theksoi se paratë që i japin të tretët (shtetet e tjera) nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, por ata i administrojnë vetë fondet e tyre.

“Mund të gjenden plot gjëra për të kritikuar por në këtë rast procesi ka qenë shembullor. Këto që deri tani janë ndërtuar, së bashku me shkollat, janë ndërtuar 100% me të ardhurat e buxhetit përfshirë edhe disa kontribute. Nuk ka këtu para të botës. Dua të theksoj për të gjithë për ata që thonë ku janë paratë, të gjitha fondet e vëna në dispozion nga të tretët, nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë. Paratë e botës, bota i shpenzon vetë, janë fonde që ata i administrojnë vetë, me projekte ku ne kemi fjalën e fundit me miratimin e projekte, me tendera që i bëjnë vetë dhe kontrata që i lidhin vetë dhe në fund dorëzojnë produktin."-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Dorëzohet blloku i parë i banesave të rindërtuara në Vaqarr! Rama: Do përfitojnë 33 mijë familje në total! Veliaj: Kjo zonë do jetë stacioni i Tiranës moderne


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?