Politikë

Dorëzohet blloku i parë i banesave të rindërtuara në Vaqarr! Rama: Do përfitojnë 33 mijë familje në total! Veliaj: Kjo zonë do jetë stacioni i Tiranës moderne

20 Nëntor 2021, 17:10| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 18:17

  • Share

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga 2-vjetori i tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, në Tiranë është inauguruar Lagjia e parë e Programit Kombëtar të Rindërtimit, Lagjja e re në Vaqarr, e ringritur nga e para pas rrënimit të 2 viteve më parë.

Plot 20 familje të kësaj zone kanë marrë sot çelësat e banesave të reja të rindërtuara nga e para, ndërsa kryeministri Edi Rama prezantoi dhe dorëzoi bllokun rezidencial. Ai tha se rindërtimi po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi.

"Programi i rëndërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi të zonave të prekura më fort."-shprehet kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha se procesi i rindërtimit në tërësi do të ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve.

"Jeta po u ndryshon cilësisht. Janë 33 mijë familje në të gjithë hapësirën ku goditi tërmeti i 26 nëntorit, që ose e kanë humbur plotësisht shtëpinë, ose e kanë parë atë të dëmtohet në nivele të ndryshme dëmi."-tha Rama 

Më tej, kryeministri theksoi se janë mijëra e mijëra qytetarë që kanë hyrë në shtëpi të rindërtuara individuale. Ai shtoi se mbi 500 familje janë vetëm në Bashkinë e Tiranës, dhe mijëra të tjerë me banesa të rikonstruktuara.

"Së shpejt do hyjnë në shtëpi jo vetëm ata të cilët janë në pritje në Ndroq apo në Zall-Herr, tek 5 Maji do jenë familjet që do futen, pasi gjithçka po ndërtohet nga e para. Po kështu edhe me Kombinatin, jo vetëm me projektimin, por edhe më tej. Ditët e ardhshme do hyjnë në shtëpi banorët e Bubqit, në vend të një situate urbane të degraduar, gjithë ato familje do kenë një hapësirë urbane shembullore, në Fushë Krujë e më tej në Thumanë, në Laç ku është ndërtuar një lagje e madhe dhe vazhdon rindërtimi. Laçi po bëhet një qytet nga e para.

Në lezhë ku ka një bllok të tërë banimi apo në zonën e Kavajës e deri tutje në Mirditë, pranë Rrshenit ku ka një lagje drejt përfundimit, apo lart në Krujë, ku sapo ka nisur puna përtej vështirësive që kishte nga terreni, apo dhe në Durrës ku ka mbaruar puna për riparimet e thella të një numri të konsiderueshëm pallatesh.

Ka filluar puna për pallatet me dëmet më të rënda, ka filluar prej disa kohësh. Në zonën e Spitallës ka nisur puna për një lagje të re. Të gjitha këto janë momente kurorëzimi të një përpjekje që ka zgjatur 2 vjet. Në këto 2 vjet jeta s'ka qenë e lehtë. I kishim mundësitë që shtëpitë individuale ti mbaronim me kohë, por pati një shtyrje të gjatë. Asnjë familje që kanë qenë të detyruar të lëvizin që ka humbur shtëpinë nuk është lënë vetëm, janë mbështetur me bonusin e qirasë të paguara nga qeveria."-tha Rama.

Rama foli edhe për bonusin e qirasë për ato familje që janë në pritje të një banese. Ai premtoi se bonusi i qirasë do të vijojë nga qeveria deri në rindërtimin e banesave të tyre.  Më tej ai u ndal edhe tek akuzat për vjedhjen e fondeve, paratë e investuara nga shtetet e huaja. Rama theksoi se paratë që i japin të tretët (shtetet e tjera) nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, por ata i administrojnë vetë fondet e tyre.

"Nuk ka këtu para të botës. Dua të theksoj për të gjithë për ata që thonë ku janë paratë, të gjitha fondet e vëna në dispozion nga të tretët, nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë. Paratë e botës, bota i shpenzon vetë, janë fonde që ata i administrojnë vetë, me projekte ku ne kemi fjalën e fundit me miratimin e projekte, me tendera që i bëjnë vetë dhe kontrata që i lidhin vetë dhe në fund dorëzojnë produktin."-tha Rama.

I pranishëm në inagurim ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë inauguruese të këtij blloku rezidencial, ai u shpreh krenar që Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmeteve nga një fatkeqësi në një potencial transformimi të zonave më të skajshme të kryeqytetit. Veliaj tha se Vaqarri do të jetë tashmë një stacion i Tiranës moderne.  

“Me këtë projekt ne fillojmë një seri lagjesh të tilla. Lagjja tjetër do të jetë në Ndroq. Është rreth 3 herë më e madhe dhe me rreth 70 shtëpi. Të njëjtën gjë po bëjmë në Zallherr ku kanë mbaruar karabinatë. 55 shtëpi të tjera në Baldushk dhe presim të fillojmë për punë ditësh projektin e një lagjeje të ngjashme në Pezë të Madhe. Ky model që ngremë sot realisht e ngre stekën, ndërton një etalon se çfarë do të thotë të shkojmë nga ndërtesa të vetmuara nëpër cepa, në një bashkëjetesë, në një komunitet,” u shpreh Veliaj. 

Në njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Krrabë, Vaqarr, Petrelë dhe Lagjen 13 janë gjithsej 510 banesa individuale që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit nga të cilat 381 kanë përfunduar. Në Njësinë Administrative Vaqarr ka përfunduar edhe ndërtimi i infrastrukturës publike dhe gjithashtu do të ndërtohet shkolla e re dhe po vazhdon puna në Ndroq, Baldushk, Zall Herr për 182 shtëpi të reja.

Ora 18:08
Akuzat për vjedhje fondesh, Rama: Shtetet e tjera i administrojnë vetë paratë e tyre, qeveria shqiptare nuk prek asnjë qindarkë

Kryeministri Edi Rama, teksa dorëzoi një bllok banesash në Vaqarr, të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, u ndal edhe tek akuzat për vjedhjen e fondeve, paratë e investuara nga shtetet e huaja. Rama theksoi se paratë që i japin të tretët (shtetet e tjera) nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, por ata i administrojnë vetë fondet e tyre.

“Mund të gjenden plot gjëra për të kritikuar por në këtë rast procesi ka qenë shembullor. Këto që deri tani janë ndërtuar, së bashku me shkollat, janë ndërtuar 100% me të ardhurat e buxhetit përfshirë edhe disa kontribute. Nuk ka këtu para të botës. Dua të theksoj për të gjithë për ata që thonë ku janë paratë, të gjitha fondet e vëna në dispozion nga të tretët, nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë. Paratë e botës, bota i shpenzon vetë, janë fonde që ata i administrojnë vetë, me projekte ku ne kemi fjalën e fundit me miratimin e projekte, me tendera që i bëjnë vetë dhe kontrata që i lidhin vetë dhe në fund dorëzojnë produktin."-tha Rama.

Ora 17:18
Veliaj: Rindërtimi shndërron Vaqarrin e shkatërruar nga tërmeti në një stacion të Tiranës moderne 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë inauguruese të bllokut rezidencial në Vaqarr u shpreh krenar që Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmeteve nga një fatkeqësi në një potencial transformimi të zonave më të skajshme të kryeqytetit. 

“Me këtë projekt ne fillojmë një seri lagjesh të tilla. Lagjja tjetër do të jetë në Ndroq. Është rreth 3 herë më e madhe dhe me rreth 70 shtëpi. Të njëjtën gjë po bëjmë në Zallherr ku kanë mbaruar karabinatë. 55 shtëpi të tjera në Baldushk dhe presim të fillojmë për punë ditësh projektin e një lagjeje të ngjashme në Pezë të Madhe. Ky model që ngremë sot realisht e ngre stekën, ndërton një etalon se çfarë do të thotë të shkojmë nga ndërtesa të vetmuara nëpër cepa, në një bashkëjetesë, në një komunitet,” u shpreh Veliaj. 

Kreu i Bashkisë u ndal edhe te projekti më ambicioz i rindërtimit në kryeqytet, sic është ai i lagjes “5 Maji”.

"Ne sapo kemi filluar kantieret e reja në lagjen “5 Maji”, ndërkohë që para Vitit të Ri do të mbarojnë pallatet e para dhe do të futen 100 familjet e para te rruga “5 Maji”. Aty tani kemi filluar përveç pallateve edhe pjesën e infrastrukturës për t’u siguruar që ndjehesh në Tiranë. Kur shikon ndriçimin led, kur shikon rrugën, trotuare, mënyrën e mbledhjes së plehrave, furnizimin me ujë. Atje kemi filluar infrastrukturën dhe do të jemi me Kryeministrin përpara Vitit të Ri me familjet e reja të lagjes “5 Maji”. -tha Veliaj.

Veliaj ka folur edhe për procesin e rindërtimit në një tjetër lagje të re, atë të Kombinatit.

“Ne do të transferohemi pastaj te kantieri tjetër i Kombinatit për të cilin dua të sqaroj disa gjëra. Kemi një proces shumë të ndershëm të trajtimit të qytetarëve derisa të mbërrijnë në shtëpi dhe të marrin çelësat. Kemi një proces ku secili do të vijojë të marrë bonusin e qerasë dhe nuk do të duhet të tutet as nga tallazet e politikës, as nga histeritë lokale, as nga thashethemet e lagjes. Secili do ta marrë deri në ditën e fundit bonusin e qerasë për të jetuar në një shtëpi dinjitoze edhe pse të përkohshme derisa të marrë shtëpinë e vet të përhershme,” tha kryebashkiaku. 

Komento

Komente

  • Populli: 21/11/2021 21:34

    Te Lumte o Edi Rama! Meriton respekt e brohoritje nga te gjithe. Imagjinoni po te ishte Shqiperia sot me covidra e termete ne duart e krimineleve te pd-se dhe kryekriminelit sb... Populli Shqiptar DUHET qe sa te jete jeta, Te Votoje Gjithmone Per Partine Socialiste, Neqoftese Don Te Mbijetoje.

    Përgjigju
  • Fato: 21/11/2021 03:36

    Edhe shoku Enver nuk dilte kaq shume ne TV. Per zotin. Madje edhe Hitleri nje here ne muaj dilte. Po keto kllounet tane u duket vetja si Merlin Monroe te gjitheve, me femra w meshkuj. U pafte perendia se ne nuk kemi ca u bejme.

    Përgjigju
    • Nino: 21/11/2021 09:38

      Po ti hallin se sa del ky ne TV ke?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?