Foto ilustruese

Kronikë

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë! Në pranga edhe një 57-vjeçar për dhunë në familje

10 Janar 2022, 16:09| Përditesimi: 10 Janar 2022, 16:12

  • Share

Blutë e Vlorës kanë arrestuar sot 3 persona, 2 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim nga policia, ndërsa një tjetër është nën hetim nga autoritetet.

Burime bëjnë me dije se një 63-vjeçar me inicialet I(Xh).P., i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, është arrestuar nga policia.

Gjithashtu është arrestuar dhe 57-vjeçari me inicialet A.L., pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje, ndërsa mësohet se gjykata e ka dënuar me 4 muaj burg.

Ndërsa 49-vjeçari me inicialet M.M., ka rënë në prangat e bluve të Vlorës pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim  I(Xh). P., 63 vjeç, banues në fshatin "Bejas", Fier, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e  datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale "Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve". Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në lagjen "Ujë Ftohtë", Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e  ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje".

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", shtetasi H. T., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi  për motive të dobta, ka goditur me sende të forta  shtetasin E. A., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasin M. M., 49 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?