Qëndrim Januzi akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së një 30-vjeçari në Ferizaj. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Ai është emër i njohur për policinë e Kosovës pasi është përfshirë shpesh në konflikte. Për vëllain problematik ka rrëfyer edhe vetë reperi Buta në një intervistë në vitin 2018 për T7 ku tha se Qëndrimi ishte dënuar me 3 vite burg për një tentim-vrasje.
“Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjuajtur me armë, ka qëndruar tre vjet në burg edhe ka dalë në vitin 2016”, kishte thënë Buta.
Përveç kësaj ka treguar për probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.
“Kemi pasur probleme në lagje, deri para 2014-2015 janë përfunduar. Nuk kanë qenë probleme për tu zënë por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekur, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë ai.
Lajmi kryesor: