Shpat Kasapi

Akuzohet se është kapur me drogë/ Reagon Shpat Kasapi: Në Tiranë për qejf, faleminderit për shpifjet

28 Dhjetor 2020, 13:27| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 13:35

  • Share

Pas qarkullimit në mediat maqedonase se këngëtari i famshëm Shpat Kasapi është kapur me drogë, ai ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke theksuar se ato janë vetëm shpifje.

Ai ka publikuar në instastory pamjet nga një lokal në Tiranë dukë shkruajtur “Në Tiranë për qejf, ju më nxorët në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet.”, shkruan ai.

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë raportuar ditën e sotme se këngëtari Shpat Kasapi, i cili mban gjithashtu postin e këshilltarit  të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë në Maqedoninë e Veriut.

Ka qarkulluar se ai është arrestuar por u lirua dhe së shpejti do të gjykohej, por duket sikur Shpati ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e mediave.


Lajmi kryesor:

Mediat maqedonase: Shpat Kasapi kapet me kokainë! Reagon këngëtari: Në Tiranë për qejf, faleminderit për shpifjet


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?