Mori 3.7 mln euro për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO e lë në burg! Lefter Koka flet për herë të parë pas arrestimit: Jam i pafajshëm! S'kam përgjegjësi! Avokati: Procesi nisi politikisht (VIDEO)

16 Dhjetor 2021, 09:04| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 23:36

  • Share

TIRANË- Në një seancë që zgjati gati 90 minuta, ish-minstri i Mjedisit, Lefter Koka ka folur për herë të parë në gjykatë, pas arrestimit nga SPAK për aferën me inceneratorin e Elbasanit, ku dyshohet se ka përfituar 3.7 mln euro. Koka ka mohuar që të ketë shkelur ligjin në kontratat për inceneratorin e Elbasanit, por Gjykata e ka lënë në burg ish-ministrin.

"S'kam shkelur ligjin", mësohet të ketë thënë ai. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe familjarë të ish-ministrit.

Avokati i Kokës, Fatmir Braka tha para mediave se klienti i tij është i pafajshëm dhe se para gjykatës ka konfirmuar se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan, e madje shtoi ai nuk aludon për asnjë person tjetër. Sipas avokatit, Koka akuzohet për shpërdorim detyre, por nuk ka asnjë përgjegjësi, Brenda në gjykatë, shtoi Braka, nuk është thënë se Koka ka marrë 3.7 mln euro, ndërsa shtoi se fillimi i procesit ka qenë politik dhe është bërë nga LSI.

Koka mbërriti rreth orë 11:15 në GKKO nën masa të rrepta sigurie, i rrethuar me policë e me pranga në duar, ku është njohur me masën e sigurisë. Sa i përket sekuestrimit të kantinës së verës në pronësi të ish-ministrit, sipas burimeve për Report Tv, rezulton se është me burime të ligjshme, por i korrespondon vlerës që SPAK, dyshon dhe heton.

Lefter Koka u arrestua për llogari të hetimit të SPAK me akuzën se ka përfituar 3.7 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit. Ndërsa ende nuk janë ekzekutuar nga policia dy urdhër arrestet  për Klodian Zoton dhe Stela Gugallaj, administratorë të kompanive koncensionare. Ndërkohë që Report Tv mëson se për këtë çështje janë në hetim dhe 10 të tjerë. 

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme dhënë më 12 dhjetor është vendosur edhe sekuestro preventive ndaj kompanisë “Albtek Energy” e cila fitoi tenderin inceneratorit të Elbasanit dhe kontraktoi për ndërtimin e tij kompaninë “Integrated Technology Services” dhe që sipas SPAK, të dyja kontraktuan kompania të tjera për të bërë punë fiktive. Prokuroria e Posaçme dyshon se pikërisht përmes këtyre kompanive që i ka kaluar në emra të rrethit të tij familjar ka përftituar në mënyrë të paligjshme 3.7 milionë euro ish-ministri i Mjedisit.

Burime nga grupi hetimor dhe Agjencia e Administrimit të aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara i thanë Report Tv se do të caktohet një administrator shtetëror dhe në menaxhimin e inceneratorit do të përfshihet edhe bashkia Elbasan, në kushtet kur kompanisë i përfundon edhe kontrata koncensionare.

Hetimi i SPAK ndaj procedurave të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit është i dyti nga SPAK, më herët në 2018 ka hetuar Prokuroria e Elbasanit për korrupsion ndaj zyrtarëve të Njësisë Bradashesh në Elbasan, por kjo çështje është pushuar për mungesë provash.

1639652325_1639649937lefter.jpg

 

Video -Gazetari Arsen Rusta jep më shumë detaje

Ora 13:25
Flet avokati i Lefter Kokës: Është i pafajshëm, nuk ka asnjë përgjegjësi! Procesi ndaj tij politik, i bërë nga LSI

 

Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka tha se ish-ministri është i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij është politik.

‘Na u njoftua dje vendimi. Vlerësimi i caktimit të masës së sigurisë. Koka mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës dhe realitet dhe është i pafajshëm. Konfirmoi se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan. Kur Koka nuk ka përgjegjësi nuk aludon për ndonjë person tjetër. Gjithë procesi për impiantin e Elbasanit nuk ka përgjegjësi asnjë. E vërteta është se ai akuzohet për shpërdorim detyre, por i nuk ka asnjë përgjegjësi. Aty nuk u tha se ka marrë 3.7 mln euro, duhet të provohet se është bërë ky korrupsion. Ky moment procedurial u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nuk është marrë në pyetje, megjithëse ka qenë person nën hetim. Fillimi i procesit ka qenë politik, është bërë nga LSI. U gjet në banesë, i priti oficerët.’- tha Braka.

Ora 13:14
Jepet vendimi për Lefter Kokën

Gjykata ka lënë në burg Lefter Kokën. 

Ora 12:45
Përfitoi 3.7 mln euro nga afera me inceneratorët, Lefter Koka flet për herë të parë

1639650034_Sequence03.00011206.Still039.jpg

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mohuar akuzat e ngrituar kundrejt tij për aferat me inceneratorët, duke përfituar 3.7 mln euro. Koka ka thënë se nuk ka shkelur ligjin, ndërkohë që gjykata gjykata është tërhequr për vendim.

Ora 11:16
Koka del para GJKKO, Kryemadhi: Dorëzova në SPAK materiale shtesë për aferën e inceneratorëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka dorëzuar në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat sipas LSI provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve. Sipas saj materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

"Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve. Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit. Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje. Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit", thuhet në njoftimin e LSI. 

 

Ora 11:14
Me syze e pranga në duar dhe i rrethuar nga forca të shumta sigurie, Lefter Koka mbërrin në GJKKO (VIDEO)

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, me pranga në duar e syze, ka mbërritur në GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë, pas arrestimit nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur Koka mbërrin i shoqëruar nga forca të shumta policie në GJKKO.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/12/2021 02:57

    Eshte interesant veprimi i Monikes.Koka ka per te lare mekatet e tija,por veprimi i Monikes eshte hakmarrje e paster.Zonja e pare e LSI po ngroh e ferkon duart para zjarrit ku po digjet L.Koka.

    Përgjigju
  • Arbeni: 16/12/2021 18:42

    E DI SI E DUAN KETA...TE RRETHOHET PARLAMENTI NGA POPULLI ....DHE TI GRIJE TE GJITHE ME MITROLOZA E BOMBA....KJO KA MBET..VIDH NANO.VIDHNI. BERISHA.VIDH.META.VIDH RAMA...SI I DURON I KETA O POPULL...NGRIHUNI dhe qeroini nje here e mire...

    Përgjigju
    • E drejte: 16/12/2021 19:48

      Shume mire e ke, po kush te ngrihet, kto i kane mbyt me halle njerezit qellimisht, qe ato mos te mbyllin muajin e ta ken mendjen te buka dhe te gjerat me elemntare. Duhet ngritur por prej verteti, jo duke protestu per partine x, Por per nje ndryshim rrenjesor...

  • Koha e djallit!: 16/12/2021 16:51

    Po te shikosh ne te gjitha arrestimet e ketyre horrave eshte i njejti perkufizim: 'per motive politike' dhe 'jam i pafajshem'. Standart per te gjithe. E me e forta eshte se ketyre maskarenjve iu duket vetja edhe pordhitikane pale?!!.... Me pas avokatuqet e ndyre, bejne e aktivizojne te njejtin proçes e skeme dhe me pas me gjygje pa fund e pa vlere e duke u jargavitur e sorrollatur neper zyrat e koridoret e tyre te qelbura, e duke harxhuar drita, letra e shpenzime pa fund kancelarie e kohe e ore te humbura kot, marrin vendimin perfundimtar me 'gjykim te shkurtuar' per 'denim prove dhe pune ne komunitet' dhe maksimumi 'ndalim ne shtepi per 6 muaj' ose 'ndalim ushtrim profesioni' per 1 vit dhe me pas zakonisht keto vemje ikin neper Bote duke gezuar parate e grabitura e duke shetitur e mbushur kovat e tyre te mutit e shurres. I ka ardhur koha qenve te ndyre. Kjo eshte koha e djallit, ku te gjithe jane leshuar se kush te grabise e te vjedhe me shume...

    Përgjigju
  • Alma: 16/12/2021 15:59

    Hajdut I felliqur...te gjithe ju ne LSI JENI HAJDUTE DHE KRIMNELE...iliri dhe mONIKA jane baLOZET e hajnise.....

    Përgjigju
    • Drejtësia: 16/12/2021 17:36

      Po kështu është kjo puna e produkteve surugato! Në kohën kur disave u shtrydheshin mentë e kokës per tu bërë gjyqtar e magjistrat, këta politikan i mbushën gjykatat me çapaçulët e plepave, patjetër që ashtu do vepronin se do u duhej të shpëtonin nga aferat korruptive kur tu vinte koha të gjykoheshin.

  • Beni: 16/12/2021 13:41

    Ja dje Terri mbrohet me pafajsi dhe se eshte sulmuar politikisht. Kurse kryetari i partise dhe qeverise, Rama , tha se nuk ishte politike por individuale dhe nuk i ben pershtypje. Keta te shashtisin ne arrogancen kleptomane qe i karakterizon.

    Përgjigju
    • Klasa Bastarde: 16/12/2021 15:52

      Keto kan ber aq shume Para nga Korrupsioni saqe nuk din me ca te bejn ne jete, keto bejn orgji me grat e njeri tjetrit, aq te degjeneruar jan. Ne shtresa Varfer nuk e kuptojm dot cfare arrogance kan keto, sepse nuk kemi “pasurite” e tyre. Ke femijet do ja coi Zoti!

  • Drejtësia: 16/12/2021 13:32

    Bukur shum, nje ish minister në burgë. Ndersa një bastard qe e arestoi policia Brenda gjithë kushteve të flagrancës, dmth me arëm PA leje, madje e bënë dhe publike momentin e arrestimit, pas tre ditësh I dhanë arest shtëpie gjykata e vlorës! Si thoni? Ja vlen të ri në shtëpi një person me rezikshmëri publike?

    Përgjigju
  • Resmiu: 16/12/2021 13:20

    Ti dukesh ne surrat nese e shkelur apo jo ligjin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?