Dosja e inceneratorit të Elbasanit/ Arrestohet Lefter Koka! SPAK zbardh skemën: Si përfitoi ish-ministri 3.7 mln euro me kompani fiktive! Në sekuestro inceneratorë

14 Dhjetor 2021, 12:18| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 19:08

  • Share

TIRANË- SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur politikisht, atë të inceneratorit në Elbasan. Report Tv mëson se Lefter Koka u vu në pranga në banesën e tij në Durrës gjatë paradites së të martës, ndërsa gjyqtari Erion Bani më herët kishte vulosur urdhër arrestin e kërkuar nga prokurori Klodian Braho dy ditë më parë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë. Në të njëjtën skemë, të korrupsionit me inceneratorët, burime nga SPAK thonë për Report Tv se janë shpallur në kërkim edhe S. G, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe K. Z.  Janë vendosur në sekuestruo preventive kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. 

Ndërkohë që u sekuestron dhe kompanitë "Albtek Energy”, “Integrated Technology Services” si edhe “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. 

SPAK thotë se po vijon hetimet e mëtejshme për mbledhjen e provave të nevojshme për persona të tjerë, funksionarë publikë dhe persona fizik dhe juridikë privatë, për të cilët ka dyshime se mundet të jenë përfshirë në kryerjen e veprimtarisë kriminale të mësipërme.

Hetimet e kryera
SPAK nënvizon se në hetimet e kryera objekti ka qenë procedura e ndjekur për lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, kontratë e lidhur midis midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se nga hetimet e kryera është provuar se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës me nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e koncesionit dhe janë shkelur rregullat për prokurorimin publik. Gjithashtu sipas SPAK nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncesionit. Procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, nuk është një nga procedurat e parashikuara në nenin 22 të ligjit nr.125/2013, ku parashikohet se për dhënien e koncesionit munden të përdoren vetëm një nga tre procedurat: i) procedura e hapur; ii) procedura e kufizuar; ose iii) procedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Anëtarët e Komisionit për dhënien e konçensionit në bashkëpunim me ministrin Lefter Koka akuzohen se nuk kanë përmbushur në mënyrë të rregullt detyrën, duke bërë që kompania ‘Albtek Energy’ të përfitojë në mënyrë të padrejtë koncesion, në kundërshtim me ligjin.  Sipas SPAK ministri i Mjedisit në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka qenë personi përgjegjës për prokurimin e fondeve publike, ka qenë personi përgjegjës për organizimin dhe realizimin në përputhje me ligjin të procedurës së koncesionit”

Para për punë të pakryera! 3.7 mln euro Lefter Kokës
Në njoftimin e SPAK thuhet se kompania  “Albtek Energy” sh.p.k. (shoqëria që ka përfituar konçensionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) kanë marrë fatura dhe kanë kryer pagesa për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare.  “Albtek Energy” ka deklaruar në mënyrë fiktive 2.950.000 Euro ndërsa “Integrated Technology Services” 735.000 Euro, 3.7  milionë euro gjithsej.  Sipas SPAK shifrat e deklaruara si shpenzime dhe që janë fiktive janë përfituar nga Lefter Koka, pra mbi 3.7 milionë euro gjithsej. Këto para Lefter Koka i ka marrë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” për koncesionin.

Skema e përdorur
S. G dhe K. Z sipas SPAK si pronarë të 2 kompanive kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit. Lefter Koka ka marrë përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Sekuestro preventive 3 kompanive
SPAK njofton se ka vendosur sekuestro preventine për  Albtek Energy” sh.p.k., me seli qendrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të kësaj kompania, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale. Është vendosur sekuestro preventive për “Integrated Technology Services”, me seli qendrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale. Gjithashtu është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e Lefter Kokës, aksionet e tij në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”  me seli në Rrashbull, Durrës, që iu korespondon vlera prej 442.972 lekë, si pasuri ekuivalente me një pjesë të produkteve të veprës penale. 

Kush është Lefter Koka?
Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI. Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat.  Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 është deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit.  Më 1 shtator, deputeti i zgjedhur i PS-së, Lefter Koka, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.

 

VIDEO-Të dhënat e fundit me gazetarin Arsen Rusta

 

 

Video Momenti i shoqërimit i Lefter Kokës

Ora 15:31
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Lefter Kokës! Përfitoi nga afera korruptive rreth 3.7 mln euro! Në kërkim 2 të tjerë, u sekuestron dhe kompanitë

Prokuroria Speciale SPAK njofton zyrtarisht arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, për dosjen e inceneratorëve të depozituar në organin e akuzës nga PD dhe LSI. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë, pronarë të kompanive të inceneratorëve, S. G dhe K. Z.

Gjithashtu, janë sekuestruar dy kompanitë e inceneratorëve “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, të administruara nga personat e lartpërmendur, si dhe kompania “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., në pronësi të Lefter Kokës.

Njoftimi i plotë
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kallëzimit penal të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar hetime për proçedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Objekti i hetimeve të këtij proçedimi penal kanë qënë veprimet e kryera për proçedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate konçensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.

Lidhur me këtë proçedim penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore të natyrës komplekse dhe voluminoze, veprime hetimore të karakterit historik, por njëkohësisht edhe veprime hetimore proaktive, si rezultat i të cilave janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se janë konsumuar elementët e disa veprave penale. Më konkretisht:

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar se në proçedurën e dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me nenin 16 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me nenet 5, 6, 7, 8, 13, 14/1, 26 të V.K.M nr.575, datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me konçension/partneritet publik privat”, me kreun II, pika 2/c, të V.K.M-së nr.1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar.

Së dyti, nga hetimet është provuar gjithashtu fakti se nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e proçedurës që është përdorur për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me dokumentet standarte të tenderit të zbatueshme për konçensionet, në kundërshtim edhe me sygjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjensisë së Prokurimit Publik. Në rastin konkret, në proçedurën e ndjekur për dhënien e konçensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, është ndjekur proçedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, e rregulluar nga neni 33 e vijues të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Proçedura e ndjekur për dhënien e konçensionit “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, nuk është një nga proçedurat e parashikuara në nenin 22 të ligjit nr.125/2013, ku parashikohet se për dhënien e konçensionit munden të përdoren vetëm një nga tre proçedurat: i) proçedura e hapur; ii) proçedura e kufizuar; ose iii) proçedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë kryer nga anëtarët e komisionit për dhënien e konçensionit në bashkëpunim me shtetasin L.K, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit. Veprimet dhe mosveprimet në kundërshtim me ligjin, përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, si dhe i kanë sjellë personit juridik “Albtek Energy” sh.p.k. përfitime materiale të padrejta, pasi ka përfituar në kundërshtim me ligjin kontratën e konçensionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë. Ministri i Mjedisit në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka qënë personi përgjegjës për prokurimin e fondeve publike, ka qënë përsoni përgjegjës për organizimin dhe realizimin në përputhje me ligjin të proçedurës së konçensionit.

Së treti, nga veprimet hetimore të kryera dhe nga vlera provuese e provave të mbledhura krijohen dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova dhe krijohet bindja se nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. (shoqëria që ka përfituar konçensionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) janë pranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në total në vlerën 368.672.760 lekë (ose rreth 2.950.000 Euro). Shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në total në vlerën 91.963.141 lekë (ose rreth 735.000 Euro).   

Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare 368.672.760 lekë  dhe 91.963.141 lekë, që iu janë faturuar shoqërive “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe që janë paguar më pas nga këto dy shoqëri tregtare, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit L.K., në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

Shtetasja S.G., në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k dhe shtetasi K.Z., në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Shtetasi L.K., në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Bazuar në argumentet e mësipërme, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit S.G. dhe K.Z. kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Po kështu, bazuar në argumentet e mësipërme dhe duke vlerësuar në tërësi provat e administruara, krijohen dyshime të arsyeshme se shtetasi L.K. ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Në këtë proçedim penal, krahas marrjes në përgjegjësi penale të shtetasve L.K., K.Z. dhe S.G., si dhe të disa persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, janë marrë në përgjegjësi penale edhe personat juridikë, shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.100, datë 12.12.2021 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

  • Caktimi ndaj personit nën hetim L.K. i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.
  • Caktimi ndaj personit nën hetim K.Z. i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.
  • Caktimi ndaj personit nën hetim S.G. i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

 Po kështu, me vendimin nr.484 akti, datë 13.12.2021 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

  • Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për personin juridik “Albtek Energy” sh.p.k., me seli qëndrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale.
  • Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale.
  • Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit L.K., të “88, 19 %” të aksioneve në pronësi të tij në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës, që iu korespondon vlera prej 442.972 lekë, si pasuri ekuivalente me një pjesë të produkteve të veprës penale.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot në datën 14.12.2021 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasit L.K., si dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme për vënien në administrim të Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, të tre personave juridikë për të cilët është vendosur masa e sigurimit pasurore “sekuestro preventive”.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për mbledhjen e provave të nevojshme për persona të tjerë, funksionarë publikë dhe persona fizik dhe juridikë privatë, për të cilët ka dyshime se mundet të jenë përfshirë në kryerjen e veprimtarisë kriminale të mësipërme. Prokuroria e Posaçme siguron opinionin publik se do të vijojë që të hetojë mbi çdo kallëzim penal që do të paraqitet dhe mbi çdo njoftim për kryerje të ndonjë vepre penale që do të marrë dijeni me iniciativën e saj, me objektivitet dhe me paanshmëri të plotë, si dhe në të gjitha rastet kur do të gjenden dhe do të mblidhen provat e nevojshme, do të ushtrohet ndjekja penale sipas ligjit dhe personat përgjegjës do të merren në përgjegjësi penale.

Ora 14:21
Pa pranga në duar, del videoja e Lefter Kokës duke u futur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Pa pranga në duar, del videoja e Lefter Kokës duke u futur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Koka do të qëndrojë aty deri në konfirmimin e masës së sigurisë në GJKKO, që pritet të jepet pas 2 ditësh.

Ora 12:58
Detaje të reja/ Lefter Koka u arrestua në shtëpinë e tij në Durrës

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin nga SPAK, të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se Koka është arrestuar në banesën e tij në Durrës, rreth orës 11:30.

1639489005_Screenshot1.jpg

 

Blloku i pallateve ku banon Lefter Koka
B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2021 01:42

    Te kete patur info. per hetimet,qe dha doreheqjen nga deputet,nese po kush ia ka dhene?

    Përgjigju
    • Oni: 15/12/2021 18:42

      Cfare pyetje! Po he kush mendon ti? Kush i tha Tomes te dorhiqet, apo Sajes, apo Rovenes, apo Kellicit? Ai pra qe "nuk i ben pershtypje" pra, qe e quan "individuale" pergjegjesine kur behet fjale per te vetet dhe hata bote kur behet fjale per cironka si Llalla. Edi Rama mi goce apo ste pelqen.

  • Per komentuesin: 14/12/2021 23:26

    Ti qeke nga berxulli daku..ta kisha fjalen skan per ti denu edhe skan per ti bo asigjo ktyne kokave te qeveris se i kan rregullu shum mir gjonat e atyre si hy gjemb ne kom..gje qe seshte e drejt.edhe per ate punen e cigares ta kisha llafin qe pak a shum se edhe me nje qese hashash kan bo shum burg..po ti aq di aq flet daku

    Përgjigju
  • popull pa mbrojtje: 14/12/2021 21:49

    Mos i gëzofshin!! Mos u ngopshin!! Ilace i bëfshin!!

    Përgjigju
  • Niku: 14/12/2021 21:32

    Ket palaçon duhet me e hetu dhe per tenderin qe pat firmos kur ishte po minister nen ksulen e LSI mbi rehabilitimin nga rreshqitja e dherave te kodres se currilave, dhe dihet me fakte qe ato punime rehabilitimi me shiun e pare te vjeshtes e kthyen kodren ne tnjejten gjendje sic ishte dhe perpara punimeve, qe me aq leke sa jane dhene atij tenderi do ishte sistemu kodra nga currilat deri ne portoromano. E dyta ky duhet te akuzohet per blerje votash ne zgjedhjet e 2017 se ka bo baterdi prap nen ksulen e LSI duke ble vota ne Durres. E treta, ky po ne 2017 solli ca personazhe kriminale nga burreli, qe kishin per mision te shoqeronin te birin, Arb Koka si dhe te ushtronin terror ne zonen e spitalles. Persona kto te porositur nga zotnia i arrestuar dhe i biri tek Indrit Dokle. Nga seksioni i krimeve i policise se Durresit kto persona jane arrestuar ne spitalle me arsenal armesh ne makine dhe komunikimi telefonik ne momentin e arristimit ka qene me Arber Koken i cili drejtonte shtabin e te jatit dhe "udhehiqte" blerjen e votave per LSI. Pra nese duhet hetuar hollshem fare ky ka goxha material per tu akuzuar, qofte dhe i biri qe cuditerisht nuk del mo tboje rolin e garipit neper durres

    Përgjigju
  • Hasoni: 14/12/2021 20:39

    Me aq lek sa kan vjedh kta hajdut kan per ti denu nga 1-2vjet edhe do harrohet cdo gje. Kurse rinia anej me 1 cigare hashash bejn 3-4 vjet shtet..k

    Përgjigju
    • Komentuesi: 14/12/2021 21:23

      Pasuria e pajustifikuar do i sekuestrohet, njesoj si Llalles. 3-4 vjet burg per nje cigare hashash?! Te genjeje te pakten duke thene 3-4 muaj, se ndoshta te besonte ndonje idiot! Dil nje xhiro mbasdite nga liqeni ose nga universiteti i Tiranes dhe do shikosh qe s’te arreston njeri per nje cigare hashash.

  • Resmiu: 14/12/2021 17:55

    Polici muti, e le me duar ne xhepa. Trajtohe si te arrestuar, dhe jo si bos...

    Përgjigju
  • Beni: 14/12/2021 16:37

    Zoti gazetar. Nese personi i arrestuar eshte pa pranga kjo do te thote per shkelje te rende nga policia. Nese e investigoni do ishte ne dobi te publikut. Ju shkruani qe personi i arrestuar do te qendroje ne DPTirane sa te vendoset masa e sigurise nga Gjykata??? Njoftimi i prokurorise thote qe arresti eshte ne zbatim te nje vendimi te GJKKO e cila ka caktuar arrest me burg!!! Ju lutem rishikojeni edhe nje here dhe redaktoni lajmin!!! Kuptohet qe ju te kronikes jeni mesuar kryesisht me arreste te paligjshme policore per te cilat behet vlersim me pas nga gjykata. Por ky nuk eshte rasti. Ketu prokuroret kane respektuar ligjin ne leter: kane hetuar, kane shkuar ne gjykate dhe kerkuar mase sigurie me burg dhe gjykatesi ka leshuar vendimin. Nese personat nuk jane dakord,ata mund te bejne apel. Faleminderit.

    Përgjigju
    • Resmiu: 14/12/2021 17:57

      Narko shteti nuk ve pranga por gjoba....

  • Trump: 14/12/2021 16:15

    Po ka minister apo ish-minister, kryetar bashkie apo ish-kryetar bashkie, deputet apo ish-deputet, qe nuk ka vjedhur sa i ka luajtur fene ketij vendi ? Ky vetem me kete ka marre 3,5 milion, imagjinoni me projektet e tjera.

    Përgjigju
  • Anila: 14/12/2021 16:12

    Paste kemben e mbare. Po Metes kur do i vije rradha?

    Përgjigju
    • Alb: 14/12/2021 18:25

      Nuk arrstohen kundershtaret vtm ca jan pjes e qeveris se ashtu ka frik revolucioni krye k...

  • Vitrine: 14/12/2021 15:23

    qenka edhe avokat me shkollim ne Struge. Pa dyshim nxenes shembullor

    Përgjigju
  • Elsa: 14/12/2021 14:58

    bullshit per pak kohe ekeni serisht te lire mos them brenda javes arrestime sa per show

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 14/12/2021 14:07

    Ky e ka dit , para se te zgjidhej deputet. Marveshja esht dil nga politika dhe bej disa muaj burg ne shtepi dhe ti gezosh parat.

    Përgjigju
    • Resmiu: 14/12/2021 17:58

      Cpret nga spaku, ku dhe hetuesit e byrose i nxorri me emra kush jane....

  • Xhixhi: 14/12/2021 13:38

    Me ne fund nje ish minister. Ishalla e ndjekin edhe te tjere.

    Përgjigju
  • gim: 14/12/2021 13:33

    ishalla merr dhe ca me vete me bisha

    Përgjigju
  • Hoti: 14/12/2021 13:25

    Kujdes e ne biografi sa me pak per Ramen. Cudi qe Nasipi nuk e paska ndihmuar fare shokun Teri. Ca do beje Rama tani do ti foje Metes foto me Terin nga burgu???

    Përgjigju
  • Shqiptari: 14/12/2021 13:23

    Dhe tani fillojn komentet e shqipfolesve anonim me helmin e tyre virtual, qe te mos lejojn lexuesit e lajmit ta interpretojn kete arrestim si tregues permiresimi te shtetit shqiptar dhe te drejtesise ne vecanti. Rrjeti i supaxhinjve e ka qellim primar qe te vrasi shpresen per nje te ardhme me te mire ne Shqiperi. Mos harroni nje gje: kemi fqinj qe na konsiderojn zyrtarisht armik dhe qe kane ne dispozinion jo vetem kapacitete financiare por edhe burime njerezore me shqipfolsa te gatshem per propagand virtuale. Sa per lajmin, eshte nje gje e shkelqyer qe SPAK po vepron kunder ish-zyrtareve socialist. Eshte nje kontrast i fort me prokurorite e meparshme, te cilat edhe kur perpiqeshin te hetonin, sic bente Ina Rama me 21 Janarin, perballeshin me pengesat, ofendimet, mosbindjet, dhe ndoshta edhe kercenime, nga zyrtare te kohdes.

    Përgjigju
    • alo alo: 14/12/2021 18:02

      Pse të djeg ty o Goni ? Nuk është e vërtetë ajo që shkruan ky "shqiptari"? Në kohën e Salës nuk kishte b.thë të hetonte prokurori se quhej "lavire bulevardi", "sigurims i diktaturës" e të tjera epitete pa fund dhe hiqej nga puna apo më keq akoma, kërcënohej me jetë nga shteti shqiptar. Sot ke dëgjuar që Rama ti dal në mbrojtje ? Siç i doli Saliu, Ilir Metës ? Po që jemi akoma në 'gjendje lufte' me Greqinë nuk është e vërtetë ? Dhe kur je në luftë me një shtet do të thotë që ai shtet të konsideron Armik me A të madhe. Sa për SPAK, ishte PD-ja e Lulit bashkë me Ilir Metën që e luftuan aq ashpër sa akoma edhe sot shihen pasojat, as 50% e gjykatësve e prokurorëve nuk janë futur në sitën e Vettingut. Lulit thua ti, ta falim për krimet e kryera se gjynah i shkreti. T'ja falim firmën që i fali detin Greqisë ? Po 4 të vrarët si Ministër i Brendshëm ? Po 300 milion Euro të vjedhura në Rrugën e Kombit ? Apo nuk i ka bërë Luli këto ? Të paktën kjo qeveri nuk po përdor të gjitha mjetet që të mbrojë të arrestuarit edhe pse janë të së njëjtës Parti.

    • Resmiu: 14/12/2021 18:02

      Spaku me urdher te ShBA do te rezoje qeverine Rama, kjo me siguri i eshte premtuar Lulzim Bashes nga ambasadorja Kim. Brenda 6 muajsh deri 1 vir kemi zgjedhje parlamentare, me rezulatat Lulzim Basha kryeminister me parti te re ne kualicion me PS pa Ramen....

    • Shqiptari: 14/12/2021 17:55

      S'u durua pa e nxjerr koken, e? Serbia s'la pse te jete fqinje e Republikes se Shqiperise per t'u konsideruar si shtet me aktivitet armiqesor te agjentures se saj. Gjithsesi, armiku i papermendur ishte pikerisht Greqia, ndersa prioriteti i agjentures serbe eshte Kosova. E prezantove komentin tim sikur e kemi deklaruar ne shqiptaret Greqine vend armiqesor, dhe jo anasjelltas. Jeni mjeshtra ne keqinformim ju shqipfolesit anonim qe nuk u ndaheni portaleve te lajmeve, si parazita helumes, si virus... Jeni aq te perbetuar per te bere dem te kombi shqiptar sa keni zhvilluar edhe nje fushate te eger antivaksine, duke shkaktuar vdekjen e qindra shqiptareve. Disa nga rrjeti juaj dalin edhe ne studio televizive duke e mbajtuar te gozhduar vemendjen te element qe ushqejn kundershtimin e vaksinimit. Shume te rrafinuar dhe te pergatitur, por jo te padallueshem ne propagand. Nuk e kemi shpallur neve armik Greqine. Eshte Greqia ajo qe mban ende ne fuqi ligjin e luftes ndaj nesh. Shteti shqiptar eshte munduar sa e sa here t'i bindi fiqinjet jugor qe t'a heqin ate ligj, por c'tu besh fashisteve qe jane te bindur se Greqia e Lashte arrinte deri ne Vjose ose Shkumbin... Fashistet trushplare n'a konsiderojn armiq, pushtues te tokave helene, ndaj duan te na shikojn te shkaterruar si komb. Mos vendos shenj barazimi midis shtetit grek dhe arvanitasve. E keni pjese te strategjise suaj ju supaxhinj qe ta beni kete, me qellim qe shqiptaret te ndihen me pak krenar per kombin duke nenkuptuar nje armiqesi midis shqiptareve te sotem dhe arvanitasve. Por s'eshte aspak e sakte. Vllezerit tane arvanitas u asimiluan nga qeverite greke fashiste, me fushata qe kombinonte propaganden arsimore, kishen nacionaliste, dhe strukturat shteterore terroriste. Ajo pakice arvanitase qe mund te kete ruajtur nje fare ndergjegje kombetare s'ka fare pushtet politik ne Greqi. Greqia, e mbeshtetur per 2 shekuj nga disa shtete perendimore, arriti t'u shpelante trute edhe shqiptareve ortodoks te Dropullit dhe te Himares, e jo me Arvanitasve qe i kishte brenda territorit te saj. Sa deshperuese, por edhe teresisht e pritshme, kjo perpjekja jote per ta prezantuar suksesin e SPAK-ut si perjashtim nga sistemi i drejtesise. Sipas teje, gjykatat jane pjese e sistemit te drejtesise, por prokuroria antikorrupsion nuk qenka! Pastaj ben sikur e vlereson SPAK-un, gjoja i paanshem zotrote, dhe me von vazhdon duke e sulmuar. Deshiron pergjigje per rastin Tahiri? T'a jap mendimin tim pa problem fare. Te gjithe kemi arsye te logjikshme qe te besojm se ai ishte bashkepunetor ne trafikun e kanabisit te kusherinjve te tij. Por gjykatat s'mund te te denojn bazuar thjesht ne dyshime te arsyeshme. Duhen fakte te pamohueshme per te futur dike ne burg. Mund t'i bejn dhurate nje varse, mund t'a permendin ne ndonje bisede... por keto jane indicje fajesie, jo prova. Shiko per shembull rastin e Donald Trump-it. Ndyrsira me lekure portokalli e pranoi oferten e sherbimeve te inteligjences ruse ne kohe zgjedhjesh. Bashkepunetoret e tij te ngushte u takuan me ruset. Poashtu, ai versuli mbeshtetesit e tij per te bllokuar me dhune zyrtarizimin e fitores se Biden. Por te dyja keto veprime tmerresisht kriminale dhe sabotuese te demokracise i beri me shume takt duke e bere te pamundur vertetimin e perfshirjes direkte, ndaj edhe denimi i tij n gjykate po rezulton i pamundur edhe pse sa e sa pjestar te rrethit te tij te ngushte politik u denuan me burg per keto dy krime. E njejta gje edhe me Tahirin. Ish-ministri ka ditur se si ti fshehi faktet e bashkepunimit. Po Ramen pse e fut ne te njejtin thes? Ku jane faktet per aktivitet kriminal nga Rama? Apo kerkon arrestim bazuar ne spekulime? Ben sikur e pershendet SPAK-un per arrestimin e sotem, por s'dashke t'i japesh vleresimin e merituar PS-se qe po ben reformen e sistemit ne bashkepunim me SHBA-te dhe BE-ne. A thua se sistemi i drejtesise po ndodh pa vullnetin e PS-se dhe te Rames! Ju supaxhinjte shqipfoles s'doni qe te vijoj suksesi i reformes (edhe pse bertisni per pershpejtim te luftes antikorrupsion), por doni qe te mbizoteroj pesimizmi. Mungesen e denimeve te te korruptuarve te tjere e permendni pikerisht si ushqim per pesimizmin shoqeror. Sa per Meten, te garantoj se e ka te garantuar burgun edhe ai. Me shume gjasa edhe Berisha, edhe pse per Berishen s'ka video si ajo e Priftit. Por nuk e vendos as une dhe as ti strategjine e SPAK-ut dhe te BKH-se. Lufta fillohet nga ushtaret dhe oficeret, me shpresen se disa prej tyre do bjen preh e presionit te prokuroreve dhe do deshmojn kunder shefave te tyre. Pastaj u vjen radha shefave. Ik ha sup tani dhe kujdes, aman kujdes, mos lexo ndonje liber te mirefillte historie te Epirit se do zbulosh qe Dropulli dhe Himara kane qene shqiptare/ilire, qe i urren kaq shume.

    • Goni: 14/12/2021 16:27

      Uaa paska dale dhe nje patriot prej kartoni. Kush eshte ky fqinji qe na quan zyrtarisht armik mor aman? Italia? M. Zi dhe Maqedonia ku gjysma jane shqiptare, apo Kosova nen Albinin se i trubullon ujin Rames,nuk e besoj qe e ke me Serbine se ate nuk e kemi fqinj. Aaaaaaa,e ke per grekun!!! Po greku nuk eshte armik mor cte te them. Por arvanitas dhe per rrjedhoje skemi si i bejme armiq me zor. Arrestimet nuk jane tregues i shtetit apo drejtesise. Por i prokurorise speciale dhe prokuroreve respektive. Atyre po u kemi borxh nje bravo. Sa per drejtesine, pra gjykaten, do te shohim kur te mbaroje procesi. Apo zotrote je nga ata qe pellet per Llalen por fsheh koken per Tahirin. Si e quan,ish socialist?? Lefteri eshte socialist. Shok i ngushte ne biznes zhvatje ne Edi Rama dhe Ilir Meta. Te kujtohet qe kumbari i koalicionit qe solli V-Rromen ne pushtet. Dhe kur Metes ja hoqen fitilin, benin dolli me raki me Ramen dhe Nasipin. Te kujtohet ooo? He de. Kontrast i forte???? SPAK mor shoku patriot eshte PKR e djeshme. Qe e rikonstruktuan se po qethte si shume nga qeveria. Por qe ngeli nja 5 vjet pa pune sa te konsolidohej mire Rama me hajdutet e tij Beqaj apo Ahmetaj. Nje patriot i mire mendon, nese ky personi u arrestua per korrupsion dhe pastrim parash perfshire dhe kompanine fituese, dhe personi me pronaret e kompanise jo vetem qe kane mbeshtetur Kryeministrin dhe jane te lidhur ngushte por edhe kane patur mbrojtje kur skandali u publikua. Per me teper kane bashkepunuar fort me ndikim politik dhe financiar ne zgjedhjet e kaluara. Kuptohet qe doreheqja e te arrestuarit kohe me pare si deputet i Durresit tregon se kryedeputeti i Durresit (Rama) ka patur akses te paligjshem ne hetimin e prokurorise. Qe ti biem shkurt o shoku patriot, arrestimi i sotem ka rendesi se deshmon natyren e shtetit te kapur nga Edi Rama dhe organizate e tij. Jo PS jo por kanceri qe ka kapur PS. Dhe ne "supaxhinjte" duam me kete rast qe te vijojne arrestimet me tej. Spaku te arrestoje edhe Ilir Meten,Edi Ramen dhe kuptohet meqe u dhemb edhe Berishen. Si thua o garuzhde? Luli nuk ka nevoje per tu arrestuar se eshte i mbaruar vete.

  • Timi: 14/12/2021 13:09

    me fut kete per inceneratoret i bie i radhes te jete Rama. Keshtu qe ka marrveshje me patjeter. Ky del me 1 muaj sherbim prove dhe ndajne milionat sic kane bere me pare

    Përgjigju
  • Tosi: 14/12/2021 12:56

    Jam kurioz te di si del ajo klauzola e formularit te vetdeklarimit per Ramen nese keni patur kontakte me elemente te krimit te organizuar??? Saj Tahirin nje,Tom Doshin dy, ja dhe Teri tre.

    Përgjigju
    • Kafsha: 14/12/2021 15:04

      Djathtas ke ndonje apo vetem majtas???

    • Polici: 14/12/2021 14:44

      Nuk ekziston kjo klauzole pervecse ne koken tende.. ishte nje propozim i Lul debilit kjo gje por nuk ndodhi se i bie pastaj qe 3 milion shqiptare "kan pat kontakte" me krimin e organizuar.

  • Populli: 14/12/2021 12:29

    Ketu kane vrare.. fillojeni nga ato

    Përgjigju
    • Resmiu: 14/12/2021 18:04

      Do kemi deshmi suprize nga Basha per 21 janarin. Me shume mundesi te arrestuar urdheruesin e tyre, Sali Berishen.

    • robi: 14/12/2021 14:45

      paste kemben e mbare.marrte me vete dhe keta te tjeret qe na kane pire gjakun per 30 vjete

    • Mileti: 14/12/2021 12:57

      Per shkak te kesaj politike 30-vjecare vriten or Tyc Popull.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?