Lupço Palevski, autori i dyshuar i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares
Lupço Palevskin, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, u shpall një natë më parë në kërkim ndërkombëtar.
Në fletarrestin ndërkombëtar krahas fotografisë së Palevskit gjenden edhe të dhënat themelore për ditëlindjen, vendbanimin si dhe informacionet për veprat penale.
Ndërkohë, siç përcjell Klan Macedonia, nëpër rrjetet sociale, virale është bërë një fotografi, selfie e Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles.
Në të shihen dy kalimtarë të rastit që kalojnë rrugën. Por, sipas publikimeve nëpër rrjetet sociale, në fakt nuk bëhet fjalë për kalimtarë të rastit, por për nipin dhe dhëndrin e 74-vjeçarit të vrarë nga Velesi.
Pretendohet se kjo fotografi është bërë pas vrasjes së berberit nga Velesi.
“Le të shohë i gjithë opinioni se çfarë psikopati është vrasësi i gjyshit tim. Derisa shëtis rrugës me babain tim, ai bën “selfie” dhe e publikon në Facebook-un e tij”, shkruan nipi i viktimës nga Velesi.
Prokuroria Publike e Shkupit e akuzon Palevskin për veprat penale rrëmbim dhe vrasje dhe ndaj tij është caktuar paraburgimi 30 ditor.
Lupço Palevski
Lajmi kryesor:
Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Turqi autori i dyshuar për ekzekutimin
M.Q./ReportTv.al