Ljupço Palevski-Pallço, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjoroçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovskit nga Velesi, është arrestuar në Stamboll, Turqi mbrëmjen e sotme (5 dhjetor).
Po ashtu sot është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.
Ministria e Brendshme njoftoi sot në orët e paradites, se Ljupço Palevski-Pallço, kërkohet për hetimin e veprave penale si rrëmbim dhe vrasje.
Për këtë ngjarje makabre janë ndaluar Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe është kërkuar paraburgim edhe për Bore Videvskin. Person i katërt i përfshirë në rrëmbimin e vajzës, Vanja Gjorçevska është edhe babai i së miturës, ndërsa i pesti, Lupço Palevski.
Palevski ka parti me orientim të djathtë në Maqedoninë e Veriut dhe ka pasur biznes ndërtimi.
Sipas ministrit të Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, vrasjen e dy personave e ka kryer vetë Palevski. Fillimisht u tentua që ngjarjes t’i jepej kontekst etnik, por autoritetet sqaruan që të gjithë protagonistët në këtë ngjarje janë maqedonas.
Ljupço Palevski – Pallço është arrestuar në Turqi. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.
Për më shumë detaje Ministria e Brendshme ka paralajmëruar konferencë për media për në orën 22:30.
Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
Po ashtu sot është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.
Lupço Palevski, autori i dyshuar i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares
Lupço Palevskin, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, u shpall një natë më parë në kërkim ndërkombëtar.
Në fletarrestin ndërkombëtar krahas fotografisë së Palevskit gjenden edhe të dhënat themelore për ditëlindjen, vendbanimin si dhe informacionet për veprat penale.
Ndërkohë, siç përcjell Klan Macedonia, nëpër rrjetet sociale, virale është bërë një fotografi, selfie e Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles.
Në të shihen dy kalimtarë të rastit që kalojnë rrugën. Por, sipas publikimeve nëpër rrjetet sociale, në fakt nuk bëhet fjalë për kalimtarë të rastit, por për nipin dhe dhëndrin e 74-vjeçarit të vrarë nga Velesi.
Pretendohet se kjo fotografi është bërë pas vrasjes së berberit nga Velesi.
“Le të shohë i gjithë opinioni se çfarë psikopati është vrasësi i gjyshit tim. Derisa shëtis rrugës me babain tim, ai bën “selfie” dhe e publikon në Facebook-un e tij”, shkruan nipi i viktimës nga Velesi.
Prokuroria Publike e Shkupit e akuzon Palevskin për veprat penale rrëmbim dhe vrasje dhe ndaj tij është caktuar paraburgimi 30 ditor.
Lupço Palevski
Vrasja e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, aq më tepër kur u zbulua që pjesë e planit të rrëmbimit ishte dhe babai i saj.
Një peticion ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, ku qytetarët nënshkruajnë për rikthimin e dënimit me vdekje në Maqedoninë e Veriut.
Duke dashur të kërkojnë drejtësi për ngjarjen e rëndë, qytetarët shprehen se dënimi me burgim të përjetshëm është pak dhe se personat që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënim kapital.
Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës. I dyshuari kryesor është Ljupço Palçevski, një person publik i cili është ende në arrati.
Të dyja rrëmbimet që përfunduan me vrasje ën RMV, dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.
Është i strehuar në Serbi ky vrasës
Përgjigju