Pas vrasjes së 14-vjeçares, qytetarët në Maqedoninë e Veriut peticion me shkrim për rikthimin e dënimit me vdekje

5 Dhjetor 2023, 12:31| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 12:33

  • Share

1701775912_peticion.png

Vrasja e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, aq më tepër kur u zbulua që pjesë e planit të rrëmbimit ishte dhe babai i saj.

Një peticion ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, ku qytetarët nënshkruajnë për rikthimin e dënimit me vdekje në Maqedoninë e Veriut.

Duke dashur të kërkojnë drejtësi për ngjarjen e rëndë, qytetarët shprehen se dënimi me burgim të përjetshëm është pak dhe se personat që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënim kapital.

Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës. I dyshuari kryesor është Ljupço Palçevski, një person publik i cili është ende në arrati.

Të dyja rrëmbimet që përfunduan me vrasje ën RMV, dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.


Lajmi kryesor:

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Turqi autori i dyshuar për ekzekutimin


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?