Akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 20 vjeçarit në Tiranë, avokati i Ensi Mazes: Është përpjekur të shuajë konfliktin duke mbyllur derën e makinës

21 Prill 2023, 11:47| Përditesimi: 21 Prill 2023, 12:19

  • Share

 

Tonin Prendi, avokati i 18 vjeçarit Ensi Maze ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 19 prillit ku mbeti i vdekur Stiven Toshkësi. Ai tha se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ashtu siç shfaqet në pamjet filmike, është munduar të shuajë sherrin duke mbyllur derën e makinës ku ndodhej viktima së bashku me shokun e tij pasagjer i cili e sulmoi Mazen fizikisht.

Ai tha se Maze ishte kthyer nga Holanda në 13 prill dhe ishte takuar me autorin Axel Hoxhaj pa pasur dijeni mbi konfliktin që ky i fundit kishte me viktimën Stiven Toshkësi.

“Ishte kthyer nga Holanda dhe do takohej me shokët e tij. Ka qenë duke lëvizur në trotuar me shokun e tij dhe në atë moment ka kuptuar se shoku i tij ka shkuar drejt shoferit dhe për të shuar konfliktin ka mbajtur me këmbë derën.

Nga pamjet filmike del që Ensi Maze nuk ka bërë asnjë veprim ndaj pasagjerit. Ishte shoku i viktimës, pasagjeri që sulmonte Ensi Mazen. Më pas ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Si Ensi maze edhe familjarët e tij janë të lehtësuar pas publikimit të pamjeve sepse e shohin se nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm”- u shpreh avokati i të akuzuarit.


Lajmi kryesor:

Akuzohet se bashkëpunoi në vrasjen me thikë të 20 vjeçarit në Tiranë, lihet në burg Ensi Maze! Dëshmia: S’kisha konflikt me viktimën, u gjenda rastësisht në vendngjarje


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?