Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, ka caktuar masaën e arrestit me burg për 18 vjeçarin Ensi Maze të akuzuar si bashkëpunëtor të shokut të tij Axel Hoxhaj në vrasjen me thikë të Stiven Toshkësit mbrëmjen e 19 prillit.
I riu në dëshminë e tij para trupit gjykues ka deklaruar se ishte vetëdorëzuar dhe kishte dhënë detaje për praninë e tij në vendin e ngjarjes ku pretendon se është gjendur rastësisht. Maze ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi konfliktin e Stiven Toshkësit dhe Axel Hoxhajt dhe sherrin e tyre për një vajzë, duke deklaruar se sapo ishte kthyer nga Holanda ku studionte për menaxhim biznesi dhe kishte vendosur të takonte shokët e shkollës.
“Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”- mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.
Nga ana tjetër, avokati Tonin Prendi u shpreh para mediave se klienti i tij, nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe ishte takuar me autorin Axel Hoxhaj pasi ishte kthyer nga Holanda. Ai shpjegon më tej se siç duket edhe në videon e publikuar, Ensi Maze është përpjekur të shuajë konfliktin duke mbajtur mbyllur derën e makinës ku ndodhej viktima Stiven Toshkësi dhe shoku i tij pasagjer. Ky i fundit, Joan Ndriu ka sulmuar fizikisht Ensi Mazen dhe 18 vjeçari nuk i është kundërpërgjigjur.
Nga ana tjetër, autori i ngjarjes së rëndë, Axel Hoxhaj ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pas këshillimeve të bëra nga familjarët e tij. Mësohet se deri tani i është marrë dëshmia e parë mbi ngjarjen e ndodhur por pritet që të merret sërish në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave. Raportohet se pista kryesore e hetimit është bërë sherri fizik që autorët dhe viktima kishin pasur më herët për shkak të një vajze.
Dinamika e ngjarjes:
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy.
Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 19 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.
Në dëshminë më hershme të bashkëpunëtorit në krim, Ensi Maze ai tha se Stiven Toshkesi ka ardhur me makinë, ka ndaluar dhe më pas ka dalë nga aty duke e qëlluar atë me grushte. Pas kësaj, Toshkesi është qëlluar disa herë me thikë nga Axel Hoxhaj, të cilën e kishte me vete. Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.
Tonin Prendi, avokati i 18 vjeçarit Ensi Maze ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 19 prillit ku mbeti i vdekur Stiven Toshkësi. Ai tha se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ashtu siç shfaqet në pamjet filmike, është munduar të shuajë sherrin duke mbyllur derën e makinës ku ndodhej viktima së bashku me shokun e tij pasagjer i cili e sulmoi Mazen fizikisht.
Ai tha se Maze ishte kthyer nga Holanda në 13 prill dhe ishte takuar me autorin Axel Hoxhaj pa pasur dijeni mbi konfliktin që ky i fundit kishte me viktimën Stiven Toshkësi.
“Ishte kthyer nga Holanda dhe do takohej me shokët e tij. Ka qenë duke lëvizur në trotuar me shokun e tij dhe në atë moment ka kuptuar se shoku i tij ka shkuar drejt shoferit dhe për të shuar konfliktin ka mbajtur me këmbë derën.
Nga pamjet filmike del që Ensi Maze nuk ka bërë asnjë veprim ndaj pasagjerit. Ishte shoku i viktimës, pasagjeri që sulmonte Ensi Mazen. Më pas ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Si Ensi maze edhe familjarët e tij janë të lehtësuar pas publikimit të pamjeve sepse e shohin se nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm”- u shpreh avokati i të akuzuarit.
Ensi Maze ka deklaruar në gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës se nuk ka pasur asnjë konflikt me viktimën Stiven Toshkësi dhe se ishte gjendur rastësisht në ngjarjen që përshkallëzoi deri në vrasjen e 20 vjeçarit.
Ai tha se nuk ka parë veprimet që autori Axel Hoxhaj ka kryer me viktimën, Stiven Toshkësi dhe se nuk kishte dijeni mbi konfliktin e këtyre të dyve.
“Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”- mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.
Nga menyra si shkon, qenka skile dhe hileqar. E Ben gabimin dhe sdo ta pranoj. E do te shpetoj nga burgu.ja Moren jeten tjetrit. Mos I falni...
PërgjigjuPo si nuk u ngrit njeri xhanem te protestonte se po vriten te rinjte. Ku eshte shoqeria civile? Apo ne fushata? Na rrofshin fushatat e atyre qe po na pijne gjdkun
PërgjigjuRastësisht në 1 të mëngjesit me shokun që kishte thikë me vete. Ha ca vite burg ndyrësirë, s’je ti për studime.
PërgjigjuFiksojini mire kto te 2 qe therren ate te shkretin, Se do beni lajme boll me to dhe ne te ardhmen! Mbajani emrat ne database.. plerat, do bejne emer pa merak!
Përgjigju