TIRANË- ‘Gënjeshtra’ i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të tij Olsi Ramës, se është i lidhur me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrrakë në 2015. Rama ka refuzuar kërkesën për interpelancë nga deputeti Gazmend Bardhi, pasi thotë se s'mund të ketë interpelancë për këtë çështje ku gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se interpelanca në Kuvend kërkohet duke iu referuar vendimeve të Këshillit të Ministrave që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe jo me akuza që mund të përfshijnë familjarët.
'Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht se, citoj, “interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte te rëndësishme te veprimtarisë se tyre”. Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur.'- shkruan Rama.
Rama thotë se Gazment Bardhi duhet të presë me durim hetimet e SPAK, sa kohë që vëllai i tij paditi deputetin e Rithemelimit për shpifje në lidhje me akuzat. Kryeministri e akuzon Bardhin se po bëhet shërbëtori i “Non Gratës”, pasi kjo çështje ishte paralajmëruar prej muajsh, dhe vetëm tani është denoncuar publikisht. Për Ramën, pyetjet që Bardhi i drejton s'kanë lidhje me asnjë realitet faktik dhe burojnë nga hipoteza haluçinante.
'Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën tek salloni i Blendi Fevziut për ta prezantuar këtë zbulim të ububushëm, çka tregon se nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme përveç turravrapit të një shërbëtori ambicioz për të fituar besimin e padronit të ri. Plus, të treja pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik.
Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdoqoftë e për këdoqoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time dhe nga ana tjetër, një interpelancë parlamentare, ku gënjeshtrat e thëna publikisht kthehen në pyetje për subjektin e tyre, do t’i njihte çdo gënjeshtari të drejtën e padëgjuar të kërkesës së llogarisë për gënjeshtrat e tij, ndërkohë që rregulli elementar i kësaj bote qëkur njeriu i dalë nga shpella u organizua shoqërisht, e do që gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.'- nënvizon Rama.
Rama i kujton Bardhit po ashtu se ka fituar 11 gjyqe për shpifje, përfshirë një me padronin e tij të vjetër Lulzim Bashën si dhe me padronin e tij të ri Sali Berishën.
'Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësve të Shqipërisë, që unë të ul përtokë çmimin e kohës së nevojshme për punët e mëdha e të vogla që kam detyrë të ndjek si i zgjedhur i popullit në drejtimin e vendit, për t’u angazhuar në një ndërveprim verbal me një shkelës mendjelehtë të ligjit e të çdo zakoni të mirë të këtij vendi, një kallzues i sapokallzuar për kallzim publikisht të rremë dhe për çfarë?! Tamam për çështjen për të cilën kam fituar një gjyq për shpifje, me një vendim fajësie për padronin e vjetër të Gazmend B, shtetasin Lulëzim B, siç kam fituar deri më tash edhe 11 gjyqe për shpifje (10 të tjera janë në proces) për të tjera sajesa të ngjashme me të tjerë shërbëtorë të zellshëm si ky dhe me vetë padronin e ri të tij, një tjetër B, ku e ku më famëkeq se sa B-ja i mëparshëm, aspak rastësisht i vetmi ish-president e kryeministër në historinë e Europës, i shpallur Non Grata nga Shtetet e Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.'- shkruan Rama.
Pas përgjigjes së kryeministrit, ka reaguar edhe Gazment Bardhi, i cili në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve duke ju drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, tha se ‘Rama ska tagër ligjor dhe kushtetues të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë’.
Si ka mundesi qe nje K/M nuk jep asnje lloj llogarie sikur te ishte mbret (megjithese dhe mbreti diku jep llogari)!? Mbi te gjitha gjeja qe me ben me shume pershtypje eshte se e qujme veten nje vend demokratik dhe PS ose rilindja ne uison vepron si ne diktature ! nuk kam pare nje qe ti kundervihet ketij fare monarku (kryetari) perveçse dikur Blushit por qe dhe ky u gjunjezua!Prandaj shumica e tyre denohen sepse kane perfituar nga kjo qeverisje dhe nuk guxojne jo te flasin por as te marrin fryme.
PërgjigjuKministri duhet te shkojë në komisionin hetimor në mënyrë që SPAK Të ketë mundëi që gjatë hetimeve të marë në konsideratë edhe rezultatin përfundimtar te Komisionit. Ku i duhet se çfar konkluzionesh do të arijẽ Komisioni? Pse ka frikë Rama nga Komisioni Hetimor Parlamentar në se vëllai i tij dhe edhe vetë ai, nuk janë fajtorë?!
PërgjigjuInterpl
PërgjigjuKy nuk i jep llogari as parlamentit dhe askujt sikur eshte Fhyrer dhe jo kryeminister i nje republike parlamentare. Genjeshtra pa genjeshtra shko mohoi ne foltoren e kuvendit se deri me sot shume te verteta qe ke mohuar kane dale. Ose nxirr ne interpelance Batonin me Luarasin.
Përgjigjuku e di ti o rama qe jane genjeshtra...
Përgjigju