Mario Mitaj do qëndrojë për një kohë të pacaktuar jashtë fushave të lojës për shkak të një lëndimi. Diçka të tillë e ka konfirmuar klubi nga Arabia Saudite, Al Ittihad.
Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të lojtarëve të Kombëtares.
Pas Hysajt, i fundit në listën e të dëmtuarve është një element thuajse i pazëvendësueshëm në rreshtimin kuqezi, Mario Mitaj.
“Kthimi i plotë në stërvitje do të jetë në varësi të progresit të riaftësimit”, shkruhet në postimin klubit saudit rreth situatës së mbrojtësit.
Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në muskujt e poshtëm abdominal. Talenti kuqezi ka nisur menjëherë terapitë përkatëse për t’u rikuperuar në kohë. Ende nuk dihet se sa do të jetë periudha që do të qendrojë jashtë fushës së blertë.
Medical report on MITAJ ? pic.twitter.com/d575bgRmic
— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) February 5, 2025