Elseid Hysaj është dëmtuar dhe do jetë jashtë për të paktën 40 ditë. Vetëm dy ditë më parë trajneri Marco Baroni e riktheu si pjesë të listës për ndeshjet e mbetura të Serie A, me mbrojtësin që bindi gjatë janarit.
Në fitoren 1-2 kundër Cagliarit, mbrojtësi i Kombëtares dhe asist për ekipin e tij, por doli nga fusha i dëmtuar pas 41 minutave lojë. Tanimë mediet në Itali bëjnë me dije se ai do mungojë gjatë.
Testet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim në kofshë, i cili do e mbajë jashtë për 40 ditë. Ai do të nisë fazën e rikuperimit dhe shpreson të jetë gati në mesin e muajit mars.
Në dyshim është edhe prezenca e tij në Kombëtare për ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2026.
Komento
Komente
