Të paktën 82 persona janë vrarë nga Izraeli që nga agimi i sotëm, përfshirë 33 që kërkonin ndihmë në qendrat e ndihmës së Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF). Raporton Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore të cilat thonë se 13 persona vdiqën në një sulm nga forcat izraelite në një tendë në al-Maëasi, në jug. 12 të tjerë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në shkollën Mostafa Hafez, e cila po strehon persona të zhvendosur në perëndim të qytetit të Gazës. Sipas autoriteteve në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 300 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në 48 orët e fundit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Hamasi pëlqen propozimin amerikan për armëpushim! Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite
A.I/ReportTv.al