Shëndeti

Alarm i OBSH: 81% e adoleshentëve në botë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare

22 Nëntor 2019, 13:43| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 15:47

  • Share

Adoleshentët në shumë vende të botës po dëmtojnë shëndetin e tyre adhe po rrezikojnë të ardhmen për shkak të kohës së vogël kushtuar ushtrimeve fizike dhe parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare për shkak të mbipeshes.

Sipas hulumtimeve të bëra në 146 vende, 81 përqind e të rinjve të moshës 11 deri në 17 vjeç u zbuluan se ishin joaktiv.

Shifrat u bënë të ditura nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila tregon indeksin e stileve të jetesës të përhapura tek të rinjtë.

Studimi i agjencisë së OKB rekomandon një minimum prej një ore aktiviteti fizik në ditë, një parakusht për përmirësimin e funksionimit kardiak, frymëmarrjen dhe muskujt për largimin e rrezikut nga mbipesha në moshën madhore.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?