Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe sot (e shtunë, 5 korrik), me gjithë aktgjykimin e gjykatës më të lartë të vendit, që i detyron ata të formojnë institucionin ligjvënës deri më 26 korrik.
Vazhdimi i seancës konstituive, që u mbajt në vonesë në mbrëmje pas një alarmi të rremë për bombë, zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të hënën, më 7 korrik.
Kjo është hera e 42-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues. Për dallim nga grumbullimet e kaluara, në takimin e sotëm të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Ky dështim i radhës vjen pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.
Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet. Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s'e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti. Seanca e thirrur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Prej kohësh, partitë më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosjes që Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit. Ato e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse” dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të vijë me një emër tjetër.
Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka hequr dorë, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve dhe se Haxhiu është kandidate meritore. Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit po soset. Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se problemi kryesor i moskonstituimit është politik dhe jo kushtetues.
Ai theksoi se përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë, por më së shumti partia fituese në zgjedhjet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 20 ditësh, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë, ditë më parë, PDK dhe LDK iu kanë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këmbëngulësinë e Deharit, i cili vjen nga LVV, për të kaluar nga votimi i hapur në votim të fshehtë për kryeparlamentar. Ato kanë argumentuar se ai po e “shkel” Kushtetutën duke e bërë këtë. Vetëvendosje e mohon këtë.
Alarmi për bombë dhe reagimet e deputetëve, një person kërcënoi anglisht me theks të një vendi jomiqësor
Autoritetet e sigurisë i kanë larguar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës të shtunën paradite, pas një kërcënimi me bombë, duke detyruar shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje.
Policia konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se sot në orët e paradites kishte pranuar informatë përmes një mesazhi “për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së”. Policia tha se i ka njoftuar prokurorinë dhe hetuesit policorë, të cilët, së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.
Por në orët e pasdites, pas një kontrolli të detajuar që zgjati, rezultoi se ka qenë një alarm i rremë për bombë. Kështu njoftoi prokurori që e hetoi rastin. Duke folur për gazetarë pranë ndërtesës së Kuvendit, prokurori Zejnullah Gashi tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.
“Kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket për rezultatet në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Prokurori Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”. Më herët, Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se sot në orët e paradites kishte pranuar informatë “për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së”.
Pas marrjes së kërcënimit, autoritetet e sigurisë i larguan shpejt deputetët, mediat dhe të gjithë të pranishmit nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit, kur ata po bëheshin gati ta mbanin vazhdimin e radhës të seancës konstituive. Në vendngjarje dolën prokuroria dhe hetuesit policorë, të cilët, së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, kryen kontrolle.
Më herët, Arben Loshi, zëvendës i sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, tha se policia kërkoi evakuimin e të gjithëve nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit, sepse “një person ka bërë një telefonatë në gjuhën anglez duke kërcënuar se një bombë e vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit do të shpërthejë brenda 10 minutave”.
Ai tha se, pas alarmit për bombë, seanca që duhej të fillonte në orën 11:00, do të mbahet sonte në orën 20:00. Loshi theksoi se skuadra anti-bombë e policisë është i kryer kontrollet brenda dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se bëhet fjalë për një “kërcënim të qartë”.
“Edhe policia po mendon ashtu”, tha Konjufca duke u larguar nga ndërtesa Kuvendit. I pyetur se si ka ardhur ky kërcënim, Konjufca tha se “më sa e di vetëm përmes telefonatës”.
Ndërkohë, nga pamjet televizive u pa mbërritja e një numri të oficerëve të Njësisë Speciale të Kosovës në ndërtesën e Kuvendit. Oficerët u panë duke i kontrolluar me qen automjetet e parkuara në oborrin e Kuvendit.
“Na dhanë udhëzime të dalim [nga ndërtesa], sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan të dalim. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime.
“Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se ajo dhe deputetët e tjerë të kësaj partie ishin duke u futur në sallë për të marrë pjesë në seancë, kur iu kërkua të largohen nga ndërtesa e Kuvendit.
“Nuk kemi informacion. Ne ishim në zyrën e grupit parlamentar të përgatitur për të shkuar në seancë, por na thanë të dalim jashtë se paska kërcënim”, tha ajo.
Deputetët u mblodhën sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit, në përpjekjen e tyre të 42-të për ta bërë Kuvendin që nga 15 prilli. Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit po soset. Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin. Seanca e thirrur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit po dështon, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit. Ato e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse” dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të vijë me një emër tjetër. Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka hequr dorë, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve dhe se Haxhiu është kandidate meritore./ REL/
Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, ndërsa pritej të mbahej seanca e konstituive, pas dyshimeve për një kërcënim me bombë. Gazetari Venhar Isufi nga Kosova dha detaje në një lidhje live për Report Tv. Isufi tha se telefonata për kërcënim me bombë ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Më pas ai thotë se është njoftuar policia dhe të gjithë deputetët, personeli dhe gazetarët janë nxjerrë jashtë. Gazetari Isufi shprehet se policia po bën kontrollet në të gjithë godinën, edhe në makinat e deputetëve të parkuara në oborrin e Kuvendit.
“Deputetët erdhën për të marrë pjesë në seancën konstituive, kemi dalë nga kuvendi i Kosovës. Na kanë kërkuar që 50 metra të largohemi nga objekti, pasi kanë marrë një telefonatë, ku është bërë thirrje që dyshohet për një bombë që është vendosur diku. Telefonata ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Konjufca. Është dhënë informacioni tek policia e Kosovës dhe janë larguar të gjithë deputetë dhe personeli i kuvendit. Aktualisht janë policia që po bëjnë hetimet. Jemi duke pritur derisa të marrim një sinjal pozitiv. Kuvendi ka konfirmuar telefonatën, ka thënë që ka marrë një telefonatë për një mjet shpërthyes bombë që është vënë në Kuvendin e Kosovës. Policia po bën kërkime edhe tek makinat e deputetëve që i parkojnë në oborrin e Kuvendit. Do shohim nëse do vazhdojë seanca konstituive ose jo. Sapo të përfundojnë hetimet, deputetë pritet të kthehen në sallë për të vijuar me seancën. Gjysma e skanerëve nuk funksionojnë, aty brenda mund të futet gjithçka. Pas këtij rasti, Kuvendi apo personeli duhet të marrë masa më rigoroze”, tha ai për Report Tv.
Pas kërcënimeve për bombë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, Policia na nis kontrollin e ndërtesës dhe makinave që gjenden në parkingun e këtij institucioni.
Ndërkohë, deputetët, punonjësit dhe gazetarët janë larguar nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit.
Deputeti i LVV Glauk Konjufca foli pas evakuimit të sallës së Parlamentit nga ana e Policisë që kërkoi largimin e ligjvënësve. Ai tha se njoftimi për vendosjen e një bombe është kryer nëpërmjet një telefonate.
"Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta", komentoi Konjufca për mediat në Prishtinë.
Komente

Shkoni vejani plerës Kurti në zyrë të shpëtoi shqiptaria nga ky përçarës i kombit.
PërgjigjuA mujten me shpetu?Shyqyr qe nuk ka ndodh gjo,se mezi i kena ato deputete.
Përgjigju42 senca me zgjedh kryetarin e parlametit edhe 5 nenkryetaret nuk jan budallej kosovaret ju ka ardh ne maj te hundes
PërgjigjuBomba Ka plasur ,KETA se kam kuptuar akoma
Përgjigju