Kosova & Rajoni

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, gazetari për Report Tv: Telefonata mbërriti në zyrën e Konjufcës! Policia po kontrollon edhe makinat e deputetëve

5 Korrik, 12:14| Përditesimi: 5 Korrik, 12:23

  • Share

 

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, ndërsa pritej të mbahej seanca e konstituive, pas dyshimeve për një kërcënim me bombë. Gazetari Venhar Isufi nga Kosova dha detaje në një lidhje live për Report Tv. Isufi tha se telefonata për kërcënim me bombë ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Më pas ai thotë se është njoftuar policia dhe të gjithë deputetët, personeli dhe gazetarët janë nxjerrë jashtë. Gazetari Isufi shprehet se policia po bën kontrollet në të gjithë godinën, edhe në makinat e deputetëve të parkuara në oborrin e Kuvendit.

“Deputetët erdhën për të marrë pjesë në seancën konstituive, kemi dalë nga kuvendi i Kosovës. Na kanë kërkuar që 50 metra të largohemi nga objekti, pasi kanë marrë një telefonatë, ku është bërë thirrje që dyshohet për një bombë që është vendosur diku. Telefonata ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Konjufca. Është dhënë informacioni tek policia e Kosovës dhe janë larguar të gjithë deputetë dhe personeli i kuvendit. Aktualisht janë policia që po bëjnë hetimet. Jemi duke pritur derisa të marrim një sinjal pozitiv. Kuvendi ka konfirmuar telefonatën, ka thënë që ka marrë një telefonatë për një mjet shpërthyes bombë që është vënë në Kuvendin e Kosovës. Policia po bën kërkime edhe tek makinat e deputetëve që i parkojnë në oborrin e Kuvendit. Do shohim nëse do vazhdojë seanca konstituive ose jo. Sapo të përfundojnë hetimet, deputetë pritet të kthehen në sallë për të vijuar me seancën. Gjysma e skanerëve nuk funksionojnë, aty brenda mund të futet gjithçka. Pas këtij rasti, Kuvendi apo personeli duhet të marrë masa më rigoroze”, tha ai për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës del i rremë, prokurori: Autori foli anglisht dhe me theks nga një shtet jomiqësor! Seanca e konstituimit shtyhet për në mbrëmje


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?