Pamje jashtë 'Allianz Arena'

Alarm për sulm terrorist para Bayern Munich - Dortmund, shtohet siguria në stadium! Kërcënimet nga grupi që kreu masakrën në Moskë

30 Mars, 17:58| Përditesimi: 30 Mars, 18:04

  • Share

Në orën 18:30 (30 mars) në Munich zhvillohet derbi i futbollit mes Bayern dhe Dortmund. "Klasikja" e futbollit gjerman këtë herë është përfshirë nga ankthi për sulme terroriste.

Bild dhe DW bëjnë me dije se grupi terrorist ISIS-K, degë e të quajturit "Shteti Islamik" me bazë në Afganistan kanë publikuar imazhe të tifozëve pikërisht para ndeshjes me një shenjë të kuqe, çka ka alrmuar autoritetet, që kanë shtuar numrin e policëve në terren dhe si inteligjencën.

I njëjti grup terrorist mori përgjegjësinë për masakrën e fundjavës së kaluar në një sallë muzikore jashtë Moskës. Një zëdhënës i departamentit të policisë së Mynihut tha për agjencinë gjermane të lajmeve 'DPA' se ata e vlerësuan intensivisht foton të premten mbrëma së bashku me departamentin rajonal të hetimit penal dhe arritën në përfundimin se nuk kishte prova konkrete të rrezikut.

Për një ndeshje të kësaj rëndësie, normalisht do të vendoseshin 300 deri në 500 persona. “Tani po e rrisim këtë numër”, tha zëdhënësi i policisë.

Ndeshjet mes Bayern dhe Dortmund njihen si 'Der Klassiker' për shkak të rivalitetit të tyre të gjatë për sukses në futbollin gjerman.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?