GOLAT/ Dortmund fiton 'Klasiken' me Bayern Munich! Leverkusen vijon rekordin dhe siguron Championsin, Freiburg fiton në udhëtim

30 Mars, 17:37| Përditesimi: 30 Mars, 20:55

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit vijoi këtë të shtunë më javën e 27-të. Me fillim nga 15:30 u zhvilluan pesë duele, teksa ra në sy përmbysja 2-1 e Leverkusen përballë Hoffenheim. Në 18:30 vëmendja ishte në 'Klasiken' Bayern Munich 0-2 Dortmund. Bavarezët kështu "lajnë duart" nga titulli duke ia "dorëzuar" Leverkusenit.

Spektakël dhe emocione në "BayArena". 30 mijë të pranishmit u bënë "me zemër", teksa Bayer Leverkusen fitoi 2-1 me përmbysje kundër Hoffenheim vetëm në fundin e takimit. "Aspirinat" vijojnë të jenë të pathyeshëm këtë sezon duke mos humbur asnjë duel në të gjitha kompeticionet. Për miqtë shënoi Beier në pjesën e parë, teksa duhej minuta e 88-të që Andrich të barazonte. Tre minuta më vonë ishte i përhershmi Patrick Schick që përmbysi gjithçka duke bërë që Leverkusen të qëndrojë në krye të renditjes, i shkëputur nga Bayern Munich. Me këtë sukses Bayer Leverkusen ka siguruar vendin në zonën Champions për sezonin që vjen.

Në "Allianz Arena" Bayern Munich humbi 0-2 me Dortmundin në "Klasiken" e futbollit gjerman. Bavarezët e Tuchel "lajnë duart" kështu me titullin kampion duke ia 'dorëzuar' Bayer Leverkusen. Golat për Dortmundin u shënuan nga Adeyemi në të 10 minutë dhe Ryerson në fundin e lojës. Leverkusen kryeson me 13 pikë më shumë se Bayern Munich, me Bundesligën që ka edhe shtatë ndeshje për të zhvilluar deri në fundin e sezonit.

Bundesliga, raundi 27:

E shtunë, 15:50

Borussia MGladbach 0-3 Freiburg

Bayer Leverkusen 2-1 Hoffenheim

Eintracht Frankfurt 0-0 Union Berlin

RB Leipzig 0-0 Mainz

Werder Bremen 0-2 Wolfsburg

18:30 Bayern Munich 0-2 Dortmund

Renditja:

Ora 20:37
VIDEO/ Bayern Munich 'lan duart' me titullin, Dortmund e mposht 0-2 në 'Klasike'


Në "Allianz Arena" Bayern Munich humbi 0-2 me Dortmundin në "Klasiken" e futbollit gjerman. Bavarezët e Tuchel "lajnë duart" kështu me titullin kampion duke ia 'dorëzuar' Bayer Leverkusen. Golat për Dortmundin u shënuan nga Adeyemi në të 10 minutë dhe Ryerson në fundin e lojës. Leverkusen kryeson me 13 pikë më shumë se Bayern Munich, me Bundesligën që ka edhe shtatë ndeshje për të zhvilluar deri në fundin e sezonit.

Ora 17:39
VIDEO/ Leverkusen bën Hoffenheimin për 'Aspirina', e përmbys 2-1 në sekondat e fundit! Bayer asnjë humbje këtë sezon


Spektakël dhe emocione në "BayArena". 30 mijë të pranishmit u bënë "me zemër", teksa Bayer Leverkusen fitoi 2-1 me përmbysje kundër Hoffenheim vetëm në fundin e takimit. "Aspirinat" vijojnë të jenë të pathyeshëm këtë sezon duke mos humbur asnjë duel në të gjitha kompeticionet. Për miqtë shënoi Beier në pjesën e parë, teksa duhej minuta e 88-të që Andrich të barazonte. Tre minuta më vonë ishte i përhershmi Patrick Schick që përmbysi gjithçka duke bërë që Leverkusen të qëndrojë në krye të renditjes, i shkëputur nga Bayern Munich. Me këtë sukses Bayer Leverkusen ka siguruar vendin në zonën Champions për sezonin që vjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?