Spektakël dhe emocione në "BayArena". 30 mijë të pranishmit u bënë "me zemër", teksa Bayer Leverkusen fitoi 2-1 me përmbysje kundër Hoffenheim vetëm në fundin e takimit. "Aspirinat" vijojnë të jenë të pathyeshëm këtë sezon duke mos humbur asnjë duel në të gjitha kompeticionet. Për miqtë shënoi Beier në pjesën e parë, teksa duhej minuta e 88-të që Andrich të barazonte. Tre minuta më vonë ishte i përhershmi Patrick Schick që përmbysi gjithçka duke bërë që Leverkusen të qëndrojë në krye të renditjes, i shkëputur nga Bayern Munich. Me këtë sukses Bayer Leverkusen ka siguruar vendin në zonën Champions për sezonin që vjen.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Dortmund fiton 'Klasiken' me Bayern Munich! Leverkusen vijon rekordin dhe siguron Championsin, Freiburg fiton në udhëtim
S.Dh/ReportTv.al