Alarmi për bombë që më pas rezultoi fals alarmoi shumë prindërit e nxënësve nëpër shkollat e Tiranës.
Në shkollën 9 – vjeçare “Gustav Majer’ policia ka qenë rreth orës 8 të mëngjesit për kontrolle në këtë shkollë. Fëmijët janë nxjerr jashtë në oborr në mëngjes për të kryer kontrolle. Ndërkohë ka pasur dhe prindër që kanë shkuar për ti marrë fëmijët por më pas janë qetësuar nga mësuesit.
Ndërkohë shumë mësues kanë qetësuar prindërit përmes grupeve të ëhats ap duke u dërguar atyre dhe foto nga klasa ku ndodheshin dhe fëmijët që të vërtetonin se gjithcka është mirë dhe mësimi vijon normalisht
Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet e filmuara mëngjesin e sotëm në shkollën :Gustav Majer”
Lajmi kryesor:
Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person
S.G//ReportTv.al