Ekonomi

Alarmi 'SOS' për punëtorë nga disa sektorë të ekonomisë! Sekretari i shoqatës së prodhuesve: Kërkojmë punonjës të huaj, tregu drejt kolapsit! 'Vuajmë' gabimet e bëra 30 vite në arsim

27 Korrik 2021, 17:15| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 18:20

  • Share

I gjithë sektori i prodhimit në vend po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Sekretari i shoqatës së prodhuesve Arben Shkodra në një intervistë për Report TV është shprehur se ka mungesë punonjësish të kualifikuar më treg, dhe shkak për këtë është edhe arsimi.

“Biznesi duhet të jetë kryefjala e të gjitha diskutimeve, dhe njerëzit duhet ti kthehen ekonomisë, pasi çdo njëri nga ne është konsumator, çdo njëri nga ne është aktor është në ekonomi dhe na dhemb sidomos ajo që po shfaqet me shumë shpejtësi që është kriza e punësimit të aftësuar. Ne nuk po diskutojmë më një punësim të personave të paaftësuar por po diskutojmë për personat e aftësuar. Ne në të gjitha industritë po përjetojmë largimin e personave shumë të aftë dhe mungesën e prodhimit akademik të personave të aftë. Ne po ndjejmë pasojën e afatgjatë që kishte mungesa e arsimit adekuat në vend, duke filluar nga arsimimi bazë deri tek ai profesional. Ne nuk prodhojmë persona të aftësuar aq sa i duhen ekonomisë, dhe problemi tjetër është largimi i personave të aftësuar në shtete të tjera që ju garantojnë më shumë mirëqenie. Unë e denoncoj fort dhe ka ardhur koha që politika jonë ti kthehet fort arsimit, nëse duam të kemi një shtet të zhvilluar duhet të kemi edhe arsim të zhvilluar”, pohon Shkodra.

Shkodra ngre shqetësimin e largimit të punonjësve të aftë jashtë vendit, por vë theksin edhe tek mungesa e interesit nga të rinjtë për tu punësuar me pagë të ulët kur nuk janë të aftësuar.

“Nuk po flasim vetëm për punonjësit me aftësi të ulët që kërkojnë fasoneritë, ne po flasim për mekanikë të lartë, për teknolog, për persona që kryejnë punë. Padyshim që tregu dhe industria kërkon profesione me aftësim të ulët, por ata i shohim në kafene, i shohim që nuk preferojnë të marrin pagën që meritojnë dhe ka frikë të madhe tek sipërmarrësit që personat që kanë aftësuar me vite kanë dëshirë të largohen jashtë”, tha ai.

Si pasojë e mungesës së punonjësve sipërmarrjet prodhuese sipas tij po punojnë me 1/3 e kapacitetit normal.

“Ne sot po punojmë vetëm me një të tretën të linjave të prodhimit, që do të thotë me 1 turn dhe nuk është normale, pasi shpenzimi është kryer por nuk kemi punonjës për të punuar normalisht”, shprehet Shkodra.

I pyetur se sa ndikon standardi i pagave në vend në largimin e punonjësve dhe mungesës së punonjësve të kualifikuar, Shkodra thotë se biznesi paguan atë që ka produktivitet.

“Biznesi paguan nëse ti je i aftë për të bërë një punë, nëse ti vjen nga shkolla profesionale, nga shkolla e lartë apo e mesme pa asnjë aftësi atëherë biznesit i duhet të ketë një kosto 1-2 vjeçare që ti të jesh i aftë për të menaxhuar makineritë, për të bërë pasqyrat financiare, për të bërë kontabilitetin etje. Ne po vuajmë mungesën e vëmendjes dhe politikat e gabuara të arsimit në 30 vitet e kaluara dhe sot kemi përballë punëmarrës që thonë duam paga të larta, por nga ana profesionale ata lënë për të dëshiruar”, sqaroi Shkodra.

Për profesione të caktuara pagat arrijnë deri në 200 mijë lekë të reja.

“Punonjësit e aftësuar paguhen shumë, pagat shkojnë në 1 milionë, 1.5 milionë apo edhe 2 milionë lekë të vjetra për një inxhinier, ekonomist apo me radhë, pra pagat në Shqipëri nuk janë të ulta”, shprehet ai.

Pasojat e mungesës së punonjësve në vend mund të shkojnë deri në kolaps për ekonominë, për këtë arsye sekretari i shoqatës së prodhuesve thotë se duhet të jepen zgjidhje të shpejta për të marrë punonjës të huaj.

“Diskutimi është, pse kërkon sipërmarrja punonjës nga jashtë? E kërkojmë se kemi një mungesë të theksuar të punonjësve që nuk duan të bëjnë punë me aftësi të ulët dhe nga ana tjetër kemi largim të frikshëm të personave me aftësim të lartë kualifikimi. Atëherë çfarë do ndodh me ekonominë, unë them do të hyjmë në kolaps nëse nuk japim zgjidhje të shpejta për punonjës të huaj. Ne kemi qenë pjesëmarrës në ndryshimin e ligjit për të huajit, dhe ka një lehtësim për të marrë punonjës të huaj ka edhe akte të tjera që duhen plotësuar”, tha në Report TV, Arben Shkodra.

Por edhe marrja e punonjësve të huaj ka risk për shoqërinë e vendit, për këtë arsye Shkodra thotë se duhet të ketë filtra të shumta për të lejuar leje qëndrimin e të huajve në vend.

“Ka një risk që është që ne po marrim punonjës të cilët vijnë nga shtetet të cilët janë më pak të zhvilluara se ne, por nga ana tjetër janë me kulturë tjetër, me mënyrë tjetër jetese dhe ky është një risk me të cilin do të përballet shoqëria shqiptare në vijim, për shkak se ne jemi të detyruar të marrim punonjës të huaj. Aktet ligjore duhet të rregullojnë mënyrën sesi ata hyjnë nga ana tjetër të rregullojnë filtrin që duhet kaluar ato njerëz dhe për të evituar që të mos kthehemi në një urë transiti për ata që vijnë në Shqipëri dhe më pas ikin në një shteti”, sqaron ai.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ...: 27/07/2021 17:45

    Bixineci i fazonerieenka prodhuar bixinecmenet me te “afte” qe ka patur ndonjehere republika e Shqiperise. Jane kaq te afte sa pas 30+ vite eksport te krahut te punes, me hir dhe pa hir, me joshje dhe me te imponuar (ajo qe sot quajme emigracion), keta bixinecmene te afte ankohen se nuk ka fuqi puntore??? Qysh pret te ndodhe tjeter mre pjeshke tranglli? Te mbije punetori nga dheu? Ju po korrni ate cfare keni mbjellur. Kolapsi eshte pak qe do ndodhe. Do e shikoni kur ti dalin edvin bq-r it kundra te tijet. Ky eshte problemi me sistemin e charokracise. Ta gezoni falimentin per jete dhe per mot!

    Përgjigju
  • KAPS: 27/07/2021 17:23

    A duhen hetuar gjithë kryetaret dhe organika e sindikatave të punes nga SPAK? Pra duhet një hetim se pse shpesh keto sindikata “mbyllin syçkat” kur ky treg I punes qelbet me vite …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?