Bota

Trump-Putin flasin për marrëveshje, por pa detaje! Lideri i Kremlinit: Shpresoj të hapet rruga e paqes me Ukrainën, Europa mos bëhet pengesë! Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Do flas me Zelenskyn

15 Gusht, 18:01| Përditesimi: 16 Gusht, 09:26

  • Share

ALASKË - Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin thanë se kanë arritur një marrëveshje në diskutimet për paqen në Ukrainë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Alaskë pas takimit me dyer të mbyllura, asnjëri prej tyre nuk foli për detaje konkrete të marrëveshjes.

Bisedimet në Alaskë zgjatën për rreth 3 orë. Në takimin ishin të pranishëm gjithashtu ministrat e Jashtëm respektivë dhe këshilltari i secilit president.

Putin foli i parë në konferencë dhe përmendi arritjen e një marrëveshje me SHBA, por pa specifikuar asgjë. 

Sa i përket luftës me Ukrainën, Presidenti rus e konsideroi një tragjedi atë që po ndodh dhe sipas tij të dyja vendet janë të interesuar t’i japin fund.

“Ajo që ka ndodhur është një tragjedi, prandaj vendet tona janë të interesuar t’i japin fund kësaj situate. Duhet të eliminojmë shkaqet themelore të këtij konflikti. Duhet të marrim shqetësimet legjitimet të Rusisë. Duhet gjithashtu që siguria e Ukrainës të sigurohet”, tha ndër të tjera Presidenti Putin duke bërë thirrje që Europa dhe Kievi të mos e zhbëjnë marrëveshjen e arritur.

Kurse Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se takimi me homologun rus ishte shumë produktiv, megjithatë ka ende detaje për t’u arritur. Por ai theksoi se për këtë takim do të vendosë në dijeni Presidentin ukrainas Zelensky dhe aleatë të tjerë.

“Kishim një takim shumë produktiv, ramë dakord për pjesën më të madhe të tyre. Kemi bërë goxha progres. Do flas me Presidentin Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm. Do kemi mundësi të ecim përpara me progresin e arritur sot. Unë do bëj disa telefonata. Do them cfarë ndodhi. Por patëm takim jashtëzakonisht produktiv. Mbeten vetëm disa pika që nuk janë ndoshta aq të rëndësishme, por njëra prej tyre është e rëndësishme”, u shpreh Donald Trump.

Në fund të fjalës së tij, Trump tha me humor se takimi i radhës së tij me Putinin mund të jetë në Moskë.

Kujtojmë se gjatë rrugës për në Alaskë, Donald Trump tha se nuk do të ishte i lumtur nëse nuk arrihej armëpushimi. Por gjatë konferencës me Putinin, termi armëpushim as që nuk u përmend.

Takimi i nivelit të lartë midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin nisi rreth orës 21:35 me dyer të mbyllura në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë. 

Trump shoqërohej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.

Kurse Presidenti rus shoqërohej nga ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe këshilltari presidencial Yuri Ushakov. Ky i fundit më herët ka shërbyer si ambasador i Rusisë në SHBA.

Çfarë ndodhi para takimit të nivelit të lartë?

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin shtrënguan duart më herët në aeroportin e bazës ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i Kremlinit qëndruan përpara mediave për t’u fotografuar, por nuk ju përgjigjën asnjë pyetjeje që u bë nga reporterët.

"President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim”, pyeti një gazetar.

Një tjetër pyeti se cili është mesazhi i Trump për Putinin.

Kurse një tjetër pyeti "a do ta ndaloni vrasjen e civilëve"?

Por asnjë prej dy presidentëve nuk u përgjigj. Pas ndalesës së shkurtër për foto, Donald Trump dhe Vladimir Putin u futën të dy në një makinë, në limuzinën e blinduar të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eskorta shoqëruese e dy presidentëve më pas u drejtua për në ambientet ku do të zhvillohet takimi mes tyre.

Forca të shumta sigurie, si nga Rusia, ashtu dhe nga SHBA-ja, kanë blinduar sot qytetin Anchorage të Alaskës për të garantuar sigurinë e presidentëve.

I pari që mbërriti në aeroportin e bazës ushtarake amerikane të Alaskës ishte Donald Trump, avioni presidencial i të cilit zbarkoi rreth orës 20:20.

Ndërsa rreth 30 minuta më vonë, në orën 20:55, u ul edhe avioni i Presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti Trump qëndroi tërë kohës brenda “Air Force One” deri sa mbërriti edhe kreu i Kremlinit, kur të dy dolën njëkohësisht nga avionët respektivë.

Sipas axhendës së publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të largohet nga Alaska në orën 17:45 ora lokale (03:45 të mëngjesit me orën tonë).

 

Ora 01:29
Putin: Nëse Trump do ishte president më 2022, nuk do të kishte pasur luftë në Ukrainë!

1755298526_putin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin, u shpreh në fjalën e tij mes të tjerash, teksa këmbënguli se kishte një marrëveshje, por që u mohua nga homologu amerikan Trump, se lufta nuk do të kishte ndodhur nëse Donald do ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Putin vëren se Trump ka thënë se lufta në shkallë të plotë që filloi me pushtimin rus të vitit 2022 nuk do të kishte ndodhur nëse Trump do të kishte qenë president i Shteteve të Bashkuara. Putin u pajtua me këtë deklaratë, teksa theksoi përpjekjet e vzhdueshme për paqe.

"E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë. Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas. Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”, u shpreh Putin mes të tjerash.

Ora 01:19
Takimi me Putin, Presidenti Trump: Do t’i tregoj Zelenskyt ato që diskutuam, biseda ishte produktive

1755299052_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se takimi me homologun rus Vladimir Putin ishte shumë produktiv, megjithatë ka ende detaje për t’u arritur.

Por ai theksoi se për këtë takim do të vendosë në dijeni Presidentin ukrainas Zelensky dhe aleatë të tjerë.

“Kishim një takim shumë produktiv, ramë dakord për pjesën më të madhe të tyre. Kemi bërë goxha progres. Do flas me Presidentin Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm. Do kemi mundësi të ecim përpara me progresin e arritur sot. Unë do bëj disa telefonata. Do them cfarë ndodhi. Por patëm takim jashtëzakonisht produktiv. Mbeten vetëm disa pika që nuk janë ndoshta aq të rëndësishme, por njëra prej tyre është e rëndësishme”, u shpreh Donald Trump.

Ora 01:10
Putin: Patëm negociata frytdhënëse, shpresoj që marrëveshja e sotme me Trump të mirëpritet nga Evropa dhe Ukraina, të mos e prishin!

1755298604_putin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, në konferencën për shtyp të mbajtur pas samitit me Donald Trump, u shpreh se pati një takim frytdhënës me një marrëveshje, që shpresonte që Ukraina të mos e prishte.

Ai e cilësoi Ukrainën një popull vlla dhe atë që ndodhi e cilësoi një tragjedi. Kurse marrëdhëniet Rusi-SHBA i vlerësoi në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë dhe dita e sotme ishte një pik kthese për të cilën ai kishte këmbëngulur që prej vitit 2022.

Madje theksoi se nëse Trump do ishte president, lufta nuk do kishte ndodhur.

Fjala e Plotë e Vladimir Putin:

“Negociatat tona janë mbajtur në atmosferë pozitive dhe në respekt reciprok, negociata të detajuara dhe frytdhënëse, falënderoj homologun për takimin në Alaskë, ka kuptim takimi këtu. Edhe pse ndahemi nga oqeani, jemi vende fqinje.

Kur Trump u ul nga avioni i thashë jam i gëzuar që jeni mirë me shëndet dhe që ju shoh. Jemi fqinj, këto janë fjalë që duhet t’i themi njëri-tjetrit. Janë dy vende që ndahen nga një oqean. Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët të dy vendeve, ka trashëgimi kulturore, ka zhumë zhvillime, ka shumë kisha ortodokse, ka origjinë ruse dhe vende me këtë origjinë, 400 emra. Ka pasur edhe rreziqe gjatë kohës së akujve, por kemi pasur edhe fitore të përbashkëta, si me memorialin e plotëve amerikanë dhe rus, edhe këtu ka një memorial të tillë, 7 km larg nga këtu. Ne falenderojmë amerikanët që nderojnë kujtimin e tyre, vendet tona kanë mundur së bashku armiqë të përbashkët, kanë ndihmuar njëri-tjetrin, jam i bindur që do të ketë lidhje të tjera edhe në të ardhdhen edhe në ditë të vështira.

Nuk ka pasur marrëdhënie të mira mes dy vendeve prej disa vitesh, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Nuk është mirë për asnjë nga vendet tona kjo situatë, ndaj është mirë për një takim apo samit të tillë. Pavarësisht se duhet të ishte mbajtur më parë. Ne kemi folur disa herë, kemi folur sinqerisht, në telefon, kemi pasur të dërguarit tanë, ministrat tanë, e dimë shumë mirë. Situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, i shohim përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Situata në Ukrainë është si kërcënim kryesor ndaj nesh, Shteti i Ukrainës është vëlla, ajo që ndodhi mes nesh është tragjedi, ndaj jemi të interesuar t’i japim fund kësaj situate. Për të pasur një zgjidhje të gjatë duhet të eliminojmë të gjitha shkaqet e këtij konflikti, të vendosim standarte të reja afatgjatë, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe unë këtë ia thashë presidentit Trump.

Shpresojmë që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. Kontaktet tona janë në rritje, administrata po ashtu.

Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, si në fushën dixhitale, kontaktet tona ndërkombëtare, është e rëndësishme për vendet tona të kthejmë paqen dhe bashkëpunimin.

E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë.

Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas.

Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”.

Ora 00:41
Shtëpia e Bardhë fshin pamjet e duartrokitjeve të Trump për Putinin mbi tapetin e kuq! (VIDEO)

 

Shtëpia e Bardhë ka fshirë duartrokitjet e Donald Trump për Vladimir Putinin në videon e mbërritjes së presidentit rus në Alaska, mbi tapetin e kuq.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në të gjitha rrjetet televizive amerikane treguan manjatin duke duartrokitur, ndërsa udhëheqësi i Kremlinit i afrohej në tapetin e kuq, dhe Moska menjëherë shpërndau një pamje të skenës në agjencitë ruse të lajmeve, raporton “Corriere”.

Klipi i postuar në X, Instagram dhe llogaritë e tjera zyrtare të mediave sociale të Shtëpisë së Bardhë, si dhe në faqen e internetit, fillon disa sekonda më vonë, me shtrëngimin e duarve.

Më poshtë pamjet e plota kur Trump duartroket Putin gjatë mbërritjes.

1755297754_trump.jpg

 

Ora 00:37
Ministri rus në humor 'të shkëlqyer' pas bisedimeve Putin-Trump

1755297565_ministrirusimbrojtjesandreybelousov.webp

Ministri rus i Mbrojtjes Andrey Belousov është pyetur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass se si është humori i tij pas takimit Trump-Putin.

"Shkëlqyeshëm," thotë ai duke buzëqeshur.

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte fantastik, tha edhe Kirill Dmitriev, i dërguari special i Kremlinit për bashkëpunim ekonomik, sipas Bloomberg, duke cituar Interfax.

Ora 00:21
Mbyllet pas rreth 3 orësh pjesa e parë e samitit Trump-Putin, konferenca për shtyp e Presidentëve do zhvillohet së shpejti!

1755291273_trumpdheputinntakim.png

Mbyllet pjesa e parë e samitit Trump-Putin në Alaskë. Mediat informojnë se së shpejti do mbahet edhe konferenca.

“Pjesa e parë e samitit Trump-Putin ka përfunduar. Konferenca për shtyp do të vijë së shpejti. Pastaj do të ketë një konferencë për shtyp me delegacionet e zgjeruara”, shkruan ‘Corriere’.

Edhe Kremlini njoftoi se bisedimet e midis Vladimir Putin dhe Donald Trump, në të cilat morën pjesë vetëm dy këshilltarë nga secila palë, kanë përfunduar.

Ora 23:59
NBC: Konferenca për shtyp do të mbahet së shpejti, me ose pa Putin

1755295292_delegacionirusntakiminmetrump.webp

"Së shpejti do të ketë një konferencë për shtyp, me ose pa Putinin", raporton NBC.

Ora 23:55
Bloomberg: Nëse gjërat shkojnë keq, do merren në konsideratë sanksionet e energjisë ndaj Rusisë! E pësojnë Lukoil dhe Rosneft

1755288226_donaldtrump.jpg

Ndërsa bisedimet dypalëshe SHBA-Rusi janë në tavolinë dhe diskutim e sipër, mediat ndërkombëtare nxjerrin detaje nga tematikat dhe opsionet se si mund të shkojnë ato mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Sipas Bloomberg, ‘administrata Trump po shqyrton sanksionet kundër gjigantëve rusë të energjisë Lukoil dhe Rosneft nëse Putin nuk pranon një armëpushim’.

Raporti, duke cituar burime anonime, vëren se masat që synojnë presionin ndaj sektorit rus të energjisë mund të zbatohen gradualisht.

Ora 23:45
CNN: Shtyhet dreka Trump-Putin me delegacionet

1755287016_vladimirputindhedonaldtrump.png

Dreka e punës midis Donald Trump dhe Vladimir Putin me delegacionet nuk ka filluar ende, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Takimi midis udhëheqësve dhe këshilltarëve të tyre të lartë ka filluar për më shumë se dy orë dhe po vazhdon.

Ora 23:39
Asistenti i presidentit Trump: Takimi me dyer te mbyllura vijon ende!

1755286379_trumpputin.jpg

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin është duke u zhvilluar ende.

Asistenti i kreut të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka postuar në rrjetin X informacionet më të fundit.

“Po ndodh tani, Presidenti Trump, Sekretari Rubio dhe Witkoff janë ende duke u takuar me dyer të mbyllura me Presidentin Putin dhe Delegacionin Rus, këtu në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska”, shkruan ai.

Por asistenti nuk jep asnjë detaj shtesë se si po ecin këto bisedime mes dy presidentëve dhe çështjet që po diskutoheshin në kohë reale.

Pritet që këto bisedime sipas parashikimeve të zgjasin shtatë orë dhe të përfundojnë diku rreth orës 04:00 të mëngjesit me orën europiane.

Postimi i asistentit të Trump
Ora 23:05
Më shumë se një orë që kur ka nisur takimi mes Trump dhe Putin

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, janë duke zhvilluar një takim së bashku me delegacionet e tyre për më shumë se një orë tani.

Ky takim ka rëndësi të veçantë pasi, më herët gjatë javës, Trump deklaroi se do të mund të kuptonte brenda pak minutash nëse Putin është i interesuar vërtet për të ndjekur një marrëveshje paqeje.

Ai gjithashtu shtoi se nëse samiti do të shkojë keq, ai "do të largohej".

“Unë mund të largohesha dhe të thoja, ‘suksese’, dhe kjo do të ishte fundi. Mund të them se kjo nuk do të zgjidhet,” tha Trump para fillimit të samitit.

 

Ora 22:52
Lavrov: SHBA patjetër do të lehtësojnë disa sanksione

1755291273_trumpdheputinntakim.png

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga mediat në fillim të takimit dypalësh midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se priste që Shtetet e Bashkuara të hiqnin disa sanksione ndaj Rusisë.

"Ata patjetër do të heqin disa, kjo është e sigurt", tha Lavrov, siç raportohet nga Washington Post.

Ora 22:40
Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

1755290501_shtrngimiiduarvemesdonaldtrumpdhevladimirputin.png

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve, Vladimir Putin dhe Donald Trump shkëmbyen një shtrëngim duarsh në podium, në të cilin presidenti rus, në gjuhën e trupit, u shfaq "dominues", me pjesën e pasme të dorës së tij të kthyer lart dhe atë të Trumpit poshtë.

Ky lloj pozicioni zakonisht quhet "shtrëngim duarsh dominues" dhe mund të tregojë një përpjekje për të dominuar ose kontrolluar situatën.

Gjesti mund të sugjerojë që personi që ofron shtrëngimin e duarve po kërkon të krijojë një pozicion superioriteti ose lidershipi, pikërisht atë të cilit Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i frikësohet nga ky takim dypalësh, ku ai nuk ishte i ftuar.

Disa sekonda më parë, larg podiumit, Putin dhe Trump kishin shkëmbyer një shtrëngim duarsh të ngrohtë, "të barabartë".

Ora 22:33
Çfarë po shpreson Zelensky nga takimi Trump-Putin

1755290100_volodymyrzelensky.png

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kërkesa kryesore e vendit të tij në samitin e Alaskës është që Rusia të pranojë një armëpushim.

Sipas Ukrainës dhe aleatëve të saj evropianë, vetëm një armëpushim i menjëhershëm mund të krijojë bazën për bisedime reale paqeje.

Pas një bisede telefonike që Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të mërkurën me disa liderë evropianë, dy diplomatë i thanë CNN se Trump kishte shprehur synimin për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi në takimin e sotëm, i cili tashmë është në zhvillim.

Nëse Rusia pranon armëpushimin, Ukraina pritet të përqëndrojë përpjekjet e saj në kërkesën tjetër thelbësore: pjesëmarrjen në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm.

Kievi shpreson që samiti i sotëm të jetë një parathënie për një samit trepalësh mes liderëve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik për përpjekjet ndërkombëtare drejt ndalimit të luftimeve dhe hapjes së një rruge të qëndrueshme drejt paqes në rajon.

Ora 22:18
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump (VIDEO)

Edhe pse takimi mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit Vladimir Putin nuk do të mbahej më në mënyrë private, siç ishte parashikuar fillimisht, një episod i pazakontë ndodhi gjatë rrugëtimit të tyre drejt vendit ku do zhvillohej samiti: dy liderët udhëtuan vetëm, pa përkthyes, brenda “Bishës”, automjetit presidencial të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë 10 minutave që u deshën për të mbërritur në vendin e takimit, ku më pas u bashkuan me nga dy këshilltarë secili, Trump dhe Putin patën mundësinë të bisedonin vetëm.

Brenda mjetit ndodheshin vetëm shoferi dhe një agjent i Shërbimit Sekret. Putin ishte ulur në sediljen e pasme në të majtë, ndërsa Trump në të djathtën. Disa pamje të kapura fshehurazi tregojnë presidentin rus duke buzëqeshur.

Është praktikisht e pamundur të dihet se çfarë u tha në atë bisedë, gjë që vetëm shton misterin rreth diskutimeve private mes dy liderëve.

Një episod i tillë është jashtëzakonisht i rrallë: liderët e dy superfuqive që udhëtojnë në të njëjtin automjet.

“Bisha” është supermakina presidenciale e SHBA dhe një nga mjetet më të sigurta të transportit në botë.

“Bisha” ka specifika që mbahen sekrete. Dihet vetëm se është e aftë të përballojë shpërthime të bombave të vendosura në tokë. Specifikimet e motorit mbeten të fshehta. Sipas ekspertëve, mund të jetë një motor benzine V8 Vortec 8,1 litra ose një turbodiesel V8 Duramax 6,6 litra.

Makina përdor goma të përforcuara për të mbajtur peshën e saj të vlerësuar mes 7 dhe 9 tonëve. Për këtë arsye, shpejtësia maksimale nuk pritet të kalojë 100 km/orë, por automjeti nuk ndalon as në rast shpimi të gomës.

Rezervuari i karburantit është i mbuluar me një mbrojtëse speciale kundër zjarrit. Ka xhama antiplumb, të trashë 15 cm, dyer të ngjashme me ato të një Boeing 757 dhe doreza të elektrizuara.

Brenda ndodhen bombola oksigjeni, që mbrojnë pasagjerët nga sulmet kimike. Kabina është plotësisht e izoluar nga jashtë, ndërtuar me materiale speciale si çeliku, alumini, titani dhe qeramika.

Në bord ka edhe një frigorifer me rezerva gjaku të njëjtë me grupin e gjakut të presidentit amerikan, si dhe furnizime mjekësore për çdo emergjencë. Sistemet e komunikimit janë të koduara dhe të lidhura me të gjithë qendrat e pushtetit amerikan, me dy linja gjithmonë aktive: një me zëvendëspresidentin dhe një me Pentagonin.

Për ta drejtuar këtë makinë, duhen kaluar një sërë testesh të veçanta. Shoferi është gjithmonë një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA, i gatshëm të reagojë në çdo situatë (pranë sediljes së tij ka një mitraloz). Një nga provat më të vështira që duhet kaluar thuhet se është kthimi me shpejtësi të plotë në drejtim të kundërt, manovër e ndërlikuar duke pasur parasysh peshën e Cadillac One.

1755289240_putindhetrumpnlimuzinnepresidentitamerikan.jpeg

Ora 22:03
VIDEOLAJM/ Avioni amerikan që bombardoi Iranin fluturon mbi kokat e Donald Trump dhe Vladimir Putin

Një moment i veçantë gjatë takimit në aeroport të Presidentëve Donald Trump e Vladimir Putin ishte dhe parakalimi ajror i bombarduesit amerikan B2, që bombardoi impiantet bërthamore të Iranit pak muaj më parë.

Avioni B2 shoqërohej nga të tjerë avionë luftarakë kur fluturuan mbi kokat e Presidentëve Trump-Putin.

Ky ishte momenti kur dy liderët u takuan në aeroport e më pas u futën në makinën e blinduar të Presidentit amerikan.

Ora 22:00
Takimi mes Trump dhe Putin ka nisur

Takimi mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ka filluar. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trump-it, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe këshilltari Yuri Ushakov shoqërojnë Putinin.

Ora 21:59
Putin dhe Trump të shoqëruar nga një ministër dhe një këshilltar secili

1755285095_trumpputin.jpg

Vladimir Putin dhe Donald Trump, në takimin e tyre të parë, janë të shoqëruar nga nga dy përfaqësues secili. Nga pala amerikane marrin pjesë sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari special, Steve Witkoff. Nga pala ruse janë i pranishëm ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.

Ora 21:55
“Bërtitja” e pazakontë e Putinit ndaj gazetarëve

 

Momente tensioni në sallën e samitit gjatë momentit kur kamerat filmojnë liderët para se të mbyllen dyert. Në transmetimin live dëgjohet një zhurmë e madhe, më pas kamerat fokusojnë Putinin, i cili duket teksa vë duart te goja për t’i bërtitur dikujt.\

Ora 21:53
Momenti i pazakontë, avionët presidencialë amerikan e rus krah më krah

1755287741_aviontpresidencialamerikandherus.jpg

Një pamje e pazakontë dhe mbresëlënëse u regjistrua së fundmi në bazën ushtarake amerikane në Alaskë; dy avionë presidencialë, amerikan e rus, të vendosur krah për krah në tokën amerikane.

Një ngjarje e rrallë, veçanërisht në një ambient të kontrolluar nga ushtria e SHBA.

Presidenti rus Vladimir Putin sapo kishte zbritur nga një Ilyushin Il-96, një avion i modifikuar në mënyrë të veçantë.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump kishte mbërritur më herët me avionin e tij të njohur Boeing 747 të pajisur për nevoja ushtarake, i cili mban emrin Air Force One kur presidenti ndodhet në bord.

Të dy avionët janë katër-motorësh dhe me trup të gjerë, edhe pse modeli rus konsiderohet teknikisht një dizajn më i ri.

Sipas të dhënave të FlightAware, fluturimi i Putinit u regjistrua me emrin “Special Flight Detachment Rossiya 539” dhe u nis nga Aeroporti Magadan në Rusi. Udhëtimi zgjati rreth katër orë për të mbërritur në Alaskë.

Ora 21:41
VIDEO/ Putin nuk përgjigjet nëse do të pranojë armëpushim në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte armëpushim kur gazetarët e pyetën atë dhe Presidentin amerikan Donald Trump në aeroport.

I pyetur nëse do të "ndalonte së vrari civilët", Putini u duk sikur bëri një gjest që nuk mund ta dëgjonte pyetjen.

Ora 21:23
VIDEO/ Tapet i kuq për Vladimir Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin, u prit me tapet të kuq sapo zbarkoi në bazën Elmendorf-Richardson në Anchorage. Në pritje të tij, duke duartrokitur dhe ngritur gishtin e madh në shenjë përshëndetjeje, ishte lideri i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Dy liderët shtrënguan duart, shkëmbyen buzëqeshje dhe disa batuta. Më pas, pozuan për një foto dhe hipën në të njëjtin automjet.

Ora 21:22
Trump para takimit me Putin: Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, nuk do të shihemi më kurrë

"Nëse gjërat shkojnë mirë, do të kemi një takim tjetër së shpejti. Nëse jo, nuk do të kemi një takim tjetër dhe mund të mos shihemi më kurrë", tha Donald Trump, duke folur për Fox News në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në Alaskë, para takimit me Presidentin rus Vladimir Putin.

Ora 20:21
Avioni i Donald Trump ulet në Alaskë

Avioni presidencial amerikan Air Force One u u në Anchorage rreth orës 20:20. Disa nga aleatët më të ngushtë të presidentit amerikan - Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe drejtori i CIA-s John Ratcliffe - i bashkohen atij në një përpjekje për të ndërmjetësuar paqen në luftën Rusi-Ukrainë.

Trump pritet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në bazën Elmendorf-Richardson, duke shënuar ndërveprimin e parë ballë për ballë të dy udhëheqësve që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë.

Ora 20:07
“Alaska 2025”, gati skena në aeroport ku pritet të takohen Trump-Putin

1755281478_skenanaeroportinealasks.png

Sapo të mbërrijnë në Alaskë, Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen fillimisht në aeroport përpara se të mbyllen në takimin me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm nën praninë e përkthyesve.

Në aeroport është shtruar një tapet i kuq, me avionë luftarakë të pozicionuar në të dyja anët, dhe një tabelë "Alaska 2025".

Sipas faqes së internetit të ndjekjes Flightradar24, një aeroplan qeveritar rus sapo ka zbarkuar në Alaska.

Nuk është e qartë nëse Putin është në bord. Aeroplani u nis nga qyteti Magadan në lindje të largët të Rusisë, ku Putin ishte më herët sot.

Ora 19:52
“Në ndjekje të paqes”, brenda sallës ku është planifikuar konferenca për shtyp Trump-Putin

1755280496_sallaekonferencsprshtyptrumpputin.png

Brenda bazës ku do të mbahet takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, po bëhen përgatitjet për në sallën e konferencës së përbashkët për shtyp.

Përgatitjet për këtë konferencë, por dhe slogani që shihet në horizont “Në ndjekje të paqes”, mund të jenë sinjale që bisedimet të jenë optimiste.

Nuk është e konfirmuar nëse do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp, pasi kjo do të varet si do shkojnë bisedimet mes dy Presidentëve. 

Ora 19:47
Hillary Clinton: Nëse Trump arrin një marrëveshje për fundin e luftës, do e nominoja për Çmimin Nobel për Paqen

Foto: Hillary Clinton dhe Donald Trump

Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka deklaruar se nëse presidenti amerikan arrin një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë pa ia lëshuar territorin Moskës, ajo do ta nominonte personalisht atë për Çmimin Nobel për Paqen.

"Unë do ta nominoja atë për Çmimin Nobel për Paqen", tha Clinton në podkastin "Raging Moderates".

Ora 19:41
Gazetarët e mediave ndërkombëtare në pritje të takimit Trump-Putin

1755279791_mediatehuajanpritjettakimittrumpputin.png

Gazetarët e mediave botërore janë mbledhur jashtë bazës ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage ku dy presidentët Donald Trump e Vladimir Putin do të takohen në orën 21:00.

Sipas BBC, në Alaskë është një mëngjes i ftohtë.

Ora 19:19
Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

1754584890_donaldtrump.JPG

Foto:Donald Trump

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage të Alaskës.

Dy ditë më parë Trump zhvilloi edhe një videokonferencë me udhëheqësit evropianë përpara bisedimeve me Putinin. Gjatë këtij takimi viral, udhëheqësit europiane i paraqitën kërkesat e tyre, presidentit amerikan.

Së pari: Ukraina në tryezën e negociatave dhe një marrëveshje e ardhshme trepalëshe me Zelenskyn.

Së dyti: Kievi është gati të "negociojë për çështjet territoriale, por nevojitet një ngrirje në frontin aktual, pa njohur pushtimin rus".

Së treti: "Kievi duhet të jetë në gjendje të mbështetet në garanci efektive për sigurinë e tij, duke përfshirë forca të armatosura të pakufizuara të afta për të ruajtur sovranitetin e tij".

Së katërti: "Negociatat duhet të jenë pjesë e një strategjie të përbashkët transatlantike".

Dhe së pesti: "Presioni i sanksioneve duhet të ruhet", ndërsa BE-ja përgatit paketën e saj të 19-të.

Ora 19:02
Trump mediave: Dua një armëpushim sot, nuk do jem i lumtur nëse nuk ndodh!

Donald Trump gjatë nisjes për në Alaska

Nëse nuk do të dilej me një rezultat armëpushimi nga bisedimet maratonë të ditës së sotme në samitin e Alaskës, presidenti amerikan Donald Trump nuk do të ishte i kënaqur.

Kështu informojnë mediat referuar një deklarate dy orë para se të niste samiti.

"Dua të shoh një armëpushim. Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot", është shprehur Trump, sipas raportimit të ‘Reuters’.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e deklaroi këtë afërsisht dy orë para samitit të Alaskës me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë zbuloi më herët sot se nëse armëpushimi dështon, kreu i SHBA-ve është i përgatitur të largohet nga samiti i Anchorage.

 

Ora 18:56
Rregullat anti-COVID të Kremlinit rrezikojnë konferencën e përbashkët për shtyp Putin-Trump

1755167044_trumpputin.jpg

Konferenca e përbashkët për shtyp e planifikuar pas samitit në Alaskë midis Vladimir Putin dhe Donald Trump mund të mos zhvillohet për shkak të procedurave të ndryshme shëndetësore për gazetarët.

‘Sky News’ informoi se shkak janë pikërisht gazetarët rusë, të cilët mbërritën dje nga Moska, e që duhej të paraqisnin dy teste negative për COVID, siç kërkohet nga protokolli standard për t'u pranuar në të njëjtën dhomë me presidentin rus.

Megjithatë, mediat amerikane dhe ndërkombëtare nuk iu nënshtruan asnjë kontrolli të tillë, një rrethanë që mund ta shtynte Putinin të fliste vetëm për shtypin e tij "të pastruar nga COVID".

Dita në Anchorage, raporton media, filloi në orën 6 të mëngjesit, kur gazetarët u mblodhën në parkingun e një dyqani kafshësh shtëpiake dhe u transportuan me autobusë të vjetër shkollorë në Bazën Ajrore Elmendorf.

Atje, ata iu nënshtruan kontrolleve të hollësishme të sigurisë në të gjitha pajisjet e tyre elektronike, mes një niveli të lartë vigjilence përpara takimit shumë të pritur midis dy udhëheqësve.

Ora 17:10
Takimi i Trump dhe Putin në Alaskë, video me Inteligjencë artificiale bëhet virale! Momenti kur dy liderët vrapojnë dhe ariu polar që i ndjek nga pas (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen në Alaskë ku do të diskutojnë për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga takimi i tyre, në rrjete sociale nuk kanë munguar as videot se se do të jetë ky takim i shumëpritur.

Në videon humoristike të bërë me Inteligjencë artificiale, fillimisht shfaqen presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen që shohin me dylbi dy liderët.

Pas kësaj shfaqen Trump dhe Putin në mes të dëborës me një hartë në dorë. Dy liderët më pas shihen duke vrapuar pasi një ari polar është duke i ndjekur.

Në fund të videos dy presidentët shihen me një njeri prej dëbore dhe duke kërcyer me ariun. Von der Leyen dhe Zelensky nga ana tjetër qeshin duke i parë nga larg.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 16/08/2025 12:14

    Sigurisht që sanksione nuk do ketë nga SHBA.. Përderisa edhe Putin e tha me gojën e tij që nëse do ishte Trump në pushtet në 2022, lufta nuk do kishte filluar! Lind pyetja: Pse nuk do kishte filluar? Përgjigja po konfirmohet në çdo moment që kalon dhe është: Lufta nuk do fillonte sepse Trump nuk do mbështeste Ukrainën me armatime dhe sapo të ishte afruar ushtria e Putinit në kufijtë e Ukrainës, Kievi do dorëzohej e Putini do e fitonte të gjithë këtë realitet pa shkrepur asnjë armë.

    Përgjigju
  • Toka: 16/08/2025 07:56

    Europa te shkeli me kembe Ruset? Me cfare??? Hahahahaha. Rrini urt aty mos beni poca shume se kto jan takime per te rritur.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 16/08/2025 07:02

    Samiti më SKANDALIZ për nga REZULTATI takimit i 2 Presidentve KONDRAVERS-I PUTIN NJË AGRESIV LUFTËNXITËS & TRAMP NJË BISEZMEN PËR LAVDI PERSONALE që synon NOBELIN. Të shikojmë FUNDIN..!

    Përgjigju
  • Tani: 16/08/2025 05:41

    Nje klown dhe nje kriminel lufte u takuan dhe normalisht nuk zgjidhen asgja

    Përgjigju
  • 313: 16/08/2025 04:50

    Bravo kozaku mbasi pajtoi nojzin me stresin tani pajtoi edhe putinin me trumpin

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2025 04:38

    Flluske sapuni,asgje me teper ishte ky takim dhe asgje e mire duket ne horizont,kur ministri rus del i buzeqeshur nga takimi,apo kur Putini thote se nuk do te kishte lufte po te kishte qene president Trump,kuptohet pse.Mund t'a ndaja ne dy ane rezultatet e ketij takimi,pare nga kendveshtrimi ukrainas,kam pershtypjen qe Ukraina eshte ne pozicionin e Shqiperise,kur Fuqite e Medha vendosnin per fatin e saj e ajo nuk kishte asnje mundesi te vendoste per fatin e saj;pare nga pozicioni Trump,ky eshte nje /Neville Chamberlain/ moment,kur kryeministri britanik u takua me Hitlerin e doli me premtimin prej tij se cdo gje ne te ardhmen evropiane do te ishte /fine and dandy/,Putini ishte dhe me eluziv me Trump.Sa vlejti takimi Chamberlain-Hitler,historia eshte deshmimtare,sa do te vleje takimi Trump-Putin,koha e rrjedha e ngjarjeve do t'a tregojne.

    Përgjigju
  • Lajm fantastik: 16/08/2025 00:09

    Lajm shume i mire ! Lufta po mbaron

    Përgjigju
  • Rrobert: 15/08/2025 22:16

    Palaco, futu ne Europe do te arrestojme!

    Përgjigju
  • Rama: 15/08/2025 21:27

    Ah te ishte rama ai po qe di te bej kto marreveshje, do ta bente putin ti binte murit me koke. Esht djale vunoi

    Përgjigju
  • Lui: 15/08/2025 18:49

    Donin apo s’donin, Putini po e çon lojën deri në funs sipas plaeve të tij. Europa le të paguajë gjynahet e të jetë e varur nga Rusia e të tjerët.

    Përgjigju
    • Biku: 15/08/2025 19:51

      Koha do e trgoj se kush eshte me i forti. E vetmja gjynah e evropes eshte qe nuk shkeli me kembe ruset qe ne 2014

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?