Vladimir Putin gjatë konferencës

Bota

Putin: Patëm negociata frytdhënëse, shpresoj që marrëveshja e sotme me Trump të mirëpritet nga Evropa dhe Ukraina, të mos e prishin!

16 Gusht, 01:10| Përditesimi: 16 Gusht, 01:18

  • Share

1755298604_putin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, në konferencën për shtyp të mbajtur pas samitit me Donald Trump, u shpreh se pati një takim frytdhënës me një marrëveshje, që shpresonte që Ukraina të mos e prishte.

Ai e cilësoi Ukrainën një popull vlla dhe atë që ndodhi e cilësoi një tragjedi. Kurse marrëdhëniet Rusi-SHBA i vlerësoi në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë dhe dita e sotme ishte një pik kthese për të cilën ai kishte këmbëngulur që prej vitit 2022.

Madje theksoi se nëse Trump do ishte president, lufta nuk do kishte ndodhur.

Fjala e Plotë e Vladimir Putin:

“Negociatat tona janë mbajtur në atmosferë pozitive dhe në respekt reciprok, negociata të detajuara dhe frytdhënëse, falënderoj homologun për takimin në Alaskë, ka kuptim takimi këtu. Edhe pse ndahemi nga oqeani, jemi vende fqinje.

Kur Trump u ul nga avioni i thashë jam i gëzuar që jeni mirë me shëndet dhe që ju shoh. Jemi fqinj, këto janë fjalë që duhet t’i themi njëri-tjetrit. Janë dy vende që ndahen nga një oqean. Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët të dy vendeve, ka trashëgimi kulturore, ka zhumë zhvillime, ka shumë kisha ortodokse, ka origjinë ruse dhe vende me këtë origjinë, 400 emra. Ka pasur edhe rreziqe gjatë kohës së akujve, por kemi pasur edhe fitore të përbashkëta, si me memorialin e plotëve amerikanë dhe rus, edhe këtu ka një memorial të tillë, 7 km larg nga këtu. Ne falenderojmë amerikanët që nderojnë kujtimin e tyre, vendet tona kanë mundur së bashku armiqë të përbashkët, kanë ndihmuar njëri-tjetrin, jam i bindur që do të ketë lidhje të tjera edhe në të ardhdhen edhe në ditë të vështira.

Nuk ka pasur marrëdhënie të mira mes dy vendeve prej disa vitesh, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Nuk është mirë për asnjë nga vendet tona kjo situatë, ndaj është mirë për një takim apo samit të tillë. Pavarësisht se duhet të ishte mbajtur më parë. Ne kemi folur disa herë, kemi folur sinqerisht, në telefon, kemi pasur të dërguarit tanë, ministrat tanë, e dimë shumë mirë. Situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, i shohim përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Situata në Ukrainë është si kërcënim kryesor ndaj nesh, Shteti i Ukrainës është vëlla, ajo që ndodhi mes nesh është tragjedi, ndaj jemi të interesuar t’i japim fund kësaj situate. Për të pasur një zgjidhje të gjatë duhet të eliminojmë të gjitha shkaqet e këtij konflikti, të vendosim standarte të reja afatgjatë, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe unë këtë ia thashë presidentit Trump.

Shpresojmë që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. Kontaktet tona janë në rritje, administrata po ashtu.

Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, si në fushën dixhitale, kontaktet tona ndërkombëtare, është e rëndësishme për vendet tona të kthejmë paqen dhe bashkëpunimin.

E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë.

Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas.

Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”.


Lajmi kryesor:

Trump-Putin flasin për marrëveshje, por pa detaje! Lideri i Kremlinit: Shpresoj të hapet rruga e paqes me Ukrainën, Europa mos bëhet pengesë! Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Do flas me Zelenskyn


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?