Sot, tre emra po qarkullojnë si kandidatë të mundshëm të Opozitës për Bashkinë e Tiranës! Në fakt edhe pse, sipas mendimit tim, asnjëri nga të tre nuk do të jetë kandidati i vërtetë, por, le të pranojmë parimisht se njëri nga ata të tre mund të jetë!
Të tre nuk janë në politikën aktive, por në fakt asnjëri nga të tre, ashtu siç ndodh me këdo nuk është i pavarur. E kanë një lidhje të drejtpërdrejtë ose jo më bindje politike pro partisë demokratike. Pra, në gjuhën përditshme shqiptare, të tre janë demokratë, sepse secili prej tyre, dikush pak më shumë e dikush pak më pak kanë një lidhje politike me PD. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është pjesë e asnjë forumi në PD. Dilemat që ngrihen nëse do të ishte njëri nga këta të tre janë:
- Një subjekt politik që nuk nxjerrë dot asnjë kandidat nga radhët e forumeve të saj çfarë funksioni ka konkretisht në një shoqëri? Të mbaj vetëm pushtetin politik dhe për këtë justifikon ekzistencën e saj! Ai subjekt politik nuk ka arsye të ekzistojë nëse ka qëllim vetëm pushtetin politik, sepse ka humbur të drejtën për të përfaqësuar qytetarët?!
- Kushdo që mund të vij nga një profil publik a është më vërtetë në shërbim të interesit të qytetarëve? Ky lloj kandidati a ka forcë të ketë integritetin e vet apo do të keqpërdoret fytyra dhe personaliteti i tij për interesa të pushtetit të subjektit? Shqiptarët do të besojnë emrin dhe individin duke e ndarë nga subjekti dhe nga lidershipi apo kushdo që mund të jetë, sipas qytetarëve nuk ka asnjë rëndësi, sepse ata që vërtet do të kenë privilegje në rast fitoreje do të jenë pikërisht ata që përbëjnë hierarkinë e lartë të subjektit që hynë në zgjedhje?
- Humbja e një kandidati, mes atyre të treve do të konsiderohej e do të interpretohej nga subjekti politik, që shkaku i humbjes ishte personale e subjekti në vetvete nuk ka arsye të reformohet dhe të reflektojë?!
- Fitorja e një kandidati të tillë do të ishte fitore ekskluzive e subjektit, që do të merrte të gjitha privilegjet e pushtetit dhe një kryebashkiak i tillë do të ishte një noter me duar të lidhura që nuk mund të bënte asgjë përtej interesave të subjektit dhe s'do të kishte asnjë lloj pavarësie në aksionin e tij qeverisës?!
- Një kandidat i tillë a do të ishte përbashkues siç duan ta interpretojnë? Në parim do të ishte i tillë, por efekti do të ishte ndryshe: një kandidat jo politik, do të bënte që figurat politike me paranojën e një rivaliteti të afërt për hierarkinë e forumeve drejtuese, do të bënte të angazhoheshin pak që ai të fitonte e ndoshta disa prej tyre do të angazhoheshin fort që ai të humbiste!
- Kur subjekti politik është i sëmurë për shkak të kohës , një kandidat që vjen nga jashtë a mund të bëj mrekulli? Kushdo që vjen nga jashtë, pasi hynë nga dera në subjekt, me të mbaruar zgjedhjet del nga dritarja si humbës e për pasojë nuk do të konsiderohej i dobishëm.
- Opozita po kërkon një figurë fituese apo një figurë që duan t'i veshin humbjen e ta kryqëzojnë si të tillë? Parimisht e normalisht duhet të ishte e para, por unë kam bindjen se po ndodh e do të ndodh e dyta.
- A ka ndonjë të re në thelb ky ankandi i kandidatëve jo politikë? Jo! Sepse, përtej çdo spektakli edhe jo të sinqertë, që në politikë nuk përbën çudi, përsëri kthehemi në pikën fillestare: problemi nuk zgjidhet pa shëruar pa shëruar nga pandemia subjektin politik!:
Komente
