Albi Mecini në gjyq pasi u arrestua si bashkëpunëtor në arratisjen e 4 të dënuarve përjetë nga burgu i Drenovës,  23 nentor 2013)

Albi Mecini, miku i Admir Tafilit! Roli i 29 vjeçarit në arratisjen e bujshme të 4 të dënuarve përjetë nga burgu i Drenovës në 2013

30 Gusht 2023, 21:08| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 21:37

  • Share

1693398299_albimecini001.jpg

(Albi Mecini në gjyq pasi u arrestua si bashkëpunëtor në arratisjen e 4 të dënuarve përjetë nga burgu i Drenovës,  23 nentor 2013)

Albi Mecini, 29 vjeçari njeriu që akuzohet se është një nga rrëmbyesit e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Krasniqit në prill 2023 është një ndër njerëzit e besuar të Admir Tafilit I dënuar me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2013 Mecini ndihmoi Tafilin të arratisej së bashku me 6 të dënuar të tjerë nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Arratisja e bujshme ndodhi 10 vite më parë në 23 nëntor 2013.

Katër prej tyre: Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Artur Gora arritën të arrestoheshin një ditë më pas ndërsa ia dolën të iknin Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lula.

Në atë kohë u arrestuan si organizatorë të arratisjes Ervis Lami, Olsi Maçi dhe Albi Meçin. Dy të fundit ishin nga Shkodra. Dy të arrestuarit kishin zhvilluar takime të shumta muajt e fundit me të dënuarit që janë arratisur. Pesë minuta para arratisjes, brenda burgut u dëgjua shpërthim, dhe më pas ndodhi dhe arratisja.

Ervis Lami akuzohej atëherë se kishte shpërthyer granatën për të tërhequr vëmendjen e policisë së Korçës, ndërsa dy të tjerët, Albi Mecini e Olsi Maci hapen zjarr në ajër në afërsi të burgut, për të dhënë sinjalin e nisjes së planit për arratisjen. Të burgosurit kanë qenë të armatosur në momentin kur kanë arritur të dalin nga burgu  dhe kanë marrë makinën e kryeplakut të fshatit Drenovë dhe janë larguar. 

Më 26 nentor 2013 para gjykatës ku dolën të arrestuarit, mes tyre dhe Albi Mecini (ne foton lart) Admir Tafili mori përsipër organizimin e arratisjes. 

Admir Tafili, është i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e vëllezërve Petrjushi në 2011, dhe plagosjen e ish-shefit të Malësisë së Madhe, Pjetër Petrushi.

Fran Marashi është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1997, ku në një restorant mes militiantëve të partive u vranë 20 vetë.

Artur Gora ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri policie në Pojan të Korçës. Ai u ndalua në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, saktësisht në Dishnicë, afër banesës së tij, në një taksi.

Edhe Gëzim Guri ishte I dënuar me burg përjetë.

Aktualisht Admir Tafili ndodhet në burgun e Burrelit duke vuajtur dënimin.


Lajmi kryesor:

'Misteri'/ Albi Mecini arrestohet me 2 çanta me 21 kg lëndë plasëse! I dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë! Tre në kërkim (EMRAT)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?