Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë përgjigje serioze nga Kosova, për takimin që nuk u mbajt me kryeministrin Albin Kurti. Rama tha se çdo shtet i Ballkanit, i ka kthyer përgjigje përmes për turin ballkanik, ndërsa tha se me kabinetin e Kurtit nuk kanë kontaktuar dot.
“Edhe ajo e kanunit nuk është pa vlerë, sepse është bazë e traditës tonë. Ne krenohemi gjithandej që “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Dhe kur thuhet “miku”, nuk thuhet vetëm miku që ti fton, por ai që troket në derë, të cilin ti mund mos ta njohësh ose edhe hasmi yt. Dhe ti je i detyruar ta hapësh derën dhe ta presësh, pavarësisht se është një prani që t’i nuk e dëshiron dhe në këtë sens, edhe kaq mjafton për të mos krijuar shfaqje të tilla.
Më shqetëson fakti që se kemi marrë një përgjigje zyrtare nga një shtet serioz, që i kërkon zyrtarisht. S’kemi një përgjigje zyrtare, të gjitha qeveritë e tjera janë përgjigjur përmes kabineteve te kryeministrave siç e kemi bërë kërkesën. Nuk është arritur të kontaktohet kabineti. Është një situatë që më bën të besoj se nuk jam unë që duhet ta interpretoj”, tha Rama në Klan Kosova.
Lajmi kryesor:
Nuk e priti në takim, Rama ironi nga Kosova: As në rini nuk i kam shkuar nga mbrapa një Xhuljete indiferente si Kurti, e mira është të flasim
SI.E./ReportTv.al