Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ homologun e tij Albin Kurtin, i cili nuk e priti në takim, pavarësisht se marrëveshjet mes dy qeverive u nënshkruan. Me ironi, Rama tha se as në rininë e tij nuk i ka shkuar kurrë nga mbrapa ndonjë Xhuljete indiferente si Albini. Në një intervistë për Klan Kosova, Rama tha se nuk interpreton qëndrimet e Kurtit, por theksoi se është e rëndësishme që të takohen e të flasin.
“As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një xhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm”, tha Rama për Klan Kosova.
Kreu i qeverisë u shpreh se ka dashur edhe më parë një takim me Kurtin, pas anulimit të dy mbledhjeve, por nuk është zhvilluar për shkak të impenjimeve të Kurtit. Rama shpjego se është përpjekur të lehtësojë pozitat e Kosovës dhe se për këtë i ka kërkuar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell që të shtynte me disa ditë masat ndaj Kosovës.
“Për këtë duhet të pyesni Albinin, s’kam ardhur me mision të interpretojë qëndrimin e Albinit, gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen flasin dhe për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme, sepse duke u takuar dhe folur mbase kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Kemi komunikim ose më saktë jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë dhe nuk dua të jap gjykim. Kam dash takim që ti përcjell disa shqetësime dhe kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës. E kam kërkuar nga Borrell duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave në një përpjekje për të kuptuar situatën dhe palët. S’ka qenë e mundur për ta bërë takimin se Albini ka qenë shumë i zënë, punë të tjera që nuk ka qenë i disponueshëm. Ja kam thënë që ne nuk mundet dot të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhje sikur çdo gjë shkon për mrekulli”, tha Rama.
Rama zbuloi edhe porosinë që i kishte lënë Bill Clinton për Kurtin, në kohën që zhvilloi vizitën në Tiranë. Duke qenë se Kurti nuk e priti në takim, kryeministri ia tha mesazhin e Clinton nga televizori. Në porosinë që Clinton i ka lënë Ramës, ai ka bërë një paralelizëm mes marrëveshjes që qeveria e tij kishte hartuar për Izrealin dhe Palestinën, me planin franko-gjerman që është propozuar për Kosovën. Clinton i ka thënë Ramës se kur mbaroi mandatin, Jaser Arafat i ka thënë se kurrë nuk ka marrë në tavolinë një marrëveshje më të mirë se ajo e propozuar nga SHBA. E përmes kësaj situata, Rama tha se Kosova ka një mundësi të artë për t'u njohur nga Serbia de facto nga Serbia, por nuk e kupton se pse po i ikën bisedës.
"E ke njohje defakto pse i ikën tavolinës? Çfarë është kjo luftë me bandat kur e ke njohjen defakto. Çfarë është kjo Oso Kuka atje kur atje është njohja defakto që të pret", tha Rama.
Ndërkohë, Rama ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Gluk Konjufca, i cili tha se folën për drafti asociacionin dhe se sipas tij nuk është në interes të Kosovës. Rama tha se nuk e di për çfarë ka folur Konjufca, pasi nuk ata as nuk e kanë lexuar draftin. Madje me ironi tha se nga e dinë ata se ca përmban asociacioni, apo lexojnë filxhanin.
“Se di për çfarë e ka fjalën Glauku se ne s’kemi folur fare për asociacionin. Këta se kanë lexuar, nga e dinë këta, apo më shohin mua në portret dhe më shikojnë filxhanin”, tha Rama.
Kreu i qeverisë thekoi se nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga Kosova për mosmbajtjen e takimit me Kurtin, duke shtuar se të gjitha shtetit e Ballkanit i kanë kthyer përgjigje zyrtare për vizitat që po kryen në kuadër të turit ballkanik. Po ashtu, Rama e pati një tjetër ftesë për Kurtin, duke thënë se e pret në takimin informal me miqtë e BE-së që pritet të zhvillohet këto ditë në Tiranë. Kryeministri shtoi se nuk e mendon kurrë që Kosova të mos marrë pjesë në Procesin e Berlinit që do mbahet në tetor në Tiranë.
Kryeministri EdiRama ka theksuar se nuk ka asgjë personale me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që nuk pajtohet me politikën që ai po bën së fundmi.
“Kjo politikë është bërë pengesë, politika e gabuar, nuk e kam fare me personin. Nuk e godas kryeministrin Kurti. Unë mbaj qëndrim ndaj politikës së caktuar. Nuk kam asgjë personale. E kam mik dhe është njeri me të cilin debatoj me kënaqësi”, ka shtuar ai, duke ironizuar me shprehjen e Kurtit se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”.
Kryeministri Edi Rama tregoi se Kosova ka firmosur 13 marrëveshjet sot në mëngjes, pasi i nënshkroi edhe Shqipëria. Rama tha se nuk e kupton pse nuk u zhvillua takimi me Kurtin, kur marrëveshjet që ishin parashikuar në mbledhjen e dy qeverive u nënshkruan.
“Tani kanë arrit në Tiranë. Ato që qeveria jonë i solli mbrëmë, në orën 8 të mëngjesit kanë qenë të firmosura këtu dhe takimi prapë nuk u bë këtu. Po mirë për ca do bëhej mbledhja. Ja ku janë, u firmosën, mbledhja u bë. Pse nuk takohemi tani? Se duhej të ishte bërë mbledhja. Marrëveshjet janë firmos janë në Tiranë tani. Kemi mbajt hapur ministrinë se deri nesër mos na i kindapon njeri”, u shpreh Rama në Klan Kosova.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shprehet se nuk e imagjinon kurrë që Kosova të mos jetë pjesë e Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë. Ai thotë se Kurti do ketë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në takimin informal që do të mbahet sëshpejti në Tiranë me miqtë e BE.
“Nuk e imagjinoj dot kurrë që Kosova të mos jetë një nga 6 vendet në tetor. Jo vetëm kaq, tani është bërë puna e masave, gjermania, mbas kësaj vizite dy ditore kam parashikuar takim infomal me Brukselin për të fol për këtë. Albini është i ftuar të vijë në tiranë, të marrë pjesë në proces natyrisht, më vjen keq që nuk u takuam se do jetë i painformuar se për ca po flasim”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë përgjigje serioze nga Kosova, për takimin që nuk u mbajt me kryeministrin Albin Kurti. Rama tha se çdo shtet i Ballkanit, i ka kthyer përgjigje përmes për turin ballkanik, ndërsa tha se me kabinetin e Kurtit nuk kanë kontaktuar dot.
“Edhe ajo e kanunit nuk është pa vlerë, sepse është bazë e traditës tonë. Ne krenohemi gjithandej që “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Dhe kur thuhet “miku”, nuk thuhet vetëm miku që ti fton, por ai që troket në derë, të cilin ti mund mos ta njohësh ose edhe hasmi yt. Dhe ti je i detyruar ta hapësh derën dhe ta presësh, pavarësisht se është një prani që t’i nuk e dëshiron dhe në këtë sens, edhe kaq mjafton për të mos krijuar shfaqje të tilla.
Më shqetëson fakti që se kemi marrë një përgjigje zyrtare nga një shtet serioz, që i kërkon zyrtarisht. S’kemi një përgjigje zyrtare, të gjitha qeveritë e tjera janë përgjigjur përmes kabineteve te kryeministrave siç e kemi bërë kërkesën. Nuk është arritur të kontaktohet kabineti. Është një situatë që më bën të besoj se nuk jam unë që duhet ta interpretoj”, tha Rama në Klan Kosova.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë ndaj homologut të Kosovës, Albin Kurti. Rama zbuloi edhe bisedën e Bill Clinton dhe porosinë e këtij të fundit.
Në porosinë që Clinton i ka lënë Ramës, ai bëri një paralelizëm mes marrëveshjes së qeveria e tij kishte hartuar për Izrealin dhe Palestinën, me planin franko-gjerman që është propozuar për Kosovën. Clinton i ka thënë Ramës se kur mbaroi mandatin, Jaser Arafat i ka thënë se kurrë nuk ka marrë në tavolinë një marrëveshje më të mirë se ajo e propozuar nga SHBA.
E më këtë ai la nënkuptuar se Kosova ka një mundësi të artë për ta njohur atë de facto nga Serbia por po i ikën diskutimit.
“Më tha dëgjo. Tregoji këtë histori. Ia tregova presidentes, por nuk ia tregova atij që duhej ta dëgjonte por le ta dëgjojë nga televizori. ‘Jaser Arafati ishte njeriu për të cilin të gjithë thonin ishte gënjeshtar dhe nuk e mban fjalën. Mua nuk më ka gënjyer kurrë. Bashkë me Ebu Barak arritëm të bënim një marrëveshje që ishte më e mira e mundshme që mund të merrnin palestinezët. Në sytë e mi ranë dakord. Pas pak kohe Jaser Arafat e prishi ndërkohë Ebu Barak në Izrael kishin shumë më tepër që donin ta vrisnin sesa ata që vranë Yitzhak Rabin pasi mendonin se marrëveshja sipas izraelitëve ishte skandaloze në favor të palestinezëve.
I them Arafatit ti nuk më ke gënjyer kurrë. Dhe më ikën tani, në momentin kur ke marrë marrëveshjen më të mirë të mundshme që nuk do ta kesh më në tavolinë sa të jesh gjallë më tha e di por e kam të pamundur. Kur do ikja nga Shtëpia e Bardhë, 2 – 3 javë para i thashë më thuaj të vërtetën pse ike në fund. Më tha nuk ta them dot, por ti bëre për Palestinën më shumë se çfarë mund të bëja unë, por fatkeqësisht nuk e bëra dot marrëveshjen. Dhe jak u janë sot. Jo atë marrëveshje që as nuk kanë për ta parë ndonjëherë por cdo marrëveshje që u ka ardhur në tavolinë ka qenë më e keqe se ajo që kishin përpara
Dhe planin franko gjerman. Ne kemi folur paps Ohrit unë isha I gëzuar dhe mendova se e kishte kapërcyer ekstazën heroike e ishte fut në një fazë tjetër e kam qenë I gëzuar dhe I thashë nga unë ke mbështetjen maksimale, se ajo është njohje defakto të Kosovës.
E ke njohje defakto pse i ikën tavolinës? Çfarë është kjo luftë me bandat kur e ke njohjen defakto. Çfarë është kjo Oso Kuka atje kur atje është njohja defakto që të pret. Cfarë po ndodh me luftën me bandat dhe Oson? Po ndodh që po shkatërrohen marrëdhëniet me ndërkombëtarët e euroatlantike. Mos harro që bashkësia euroatlantike ka Ukrainën, zgjedhjet në Amerikë dhe ka limitine vet. Dhe në një moment të caktuar, larg qoftë mund të thotë: Ec nuk merremi me këtë punë. E fikin dhe në atë moment është humbje e madhe dhe të rroftë Osoja atje.”- tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Gluk Konjufca, i cili tha se folën për drafti asociacionin dhe se sipas tij nuk është në interes të Kosovës. Rama tha se nuk e di për çfarë ka folu Konjufca, pasi nuk ata as nuk e kanë lexuar draftin. Madje me ironi tha se nga e dinë ata se ca përmban asociacioni, apo lexojnë filxhanin.
“Se di për çfarë e ka fjalën Glauku se ne s’kemi folur fare për asociacionin. Këta se kanë lexuar, nga e dinë këta, apo më shohin mua në portret dhe më shikojnë filxhanin. Nuk është konsultuar, skam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ka ekspertët e vet dhe duhet ta kishte bërë me kohë dhe duhej ti rrinte te dera partnerëve e tu thonte mendoj kështu, kështu. Nuk e kanë lexuar, apo më shohin mua në portet dhe më lexojnë si filxhan. Është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë. Ia kam dërguar, Scolzh, Michel dhe. Nuk është dash fare të konsultohet, është draft për një marrëveshje mes dy palësh”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar njëherë e mirë se nuk ka një marrëdhënie të krisur mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti. Ai madje u shpreh se e çmon si njeri pavarësisht bindjeve politike të tij të majta, sidoqoftë me Kurtin si kryeministër ka një ndarje shumë të madhe.
“Se flitet sikur ka ndonjë gjë personale mes meje dhe Albinin, kjo s'ka lidhje fare. Unë jo vetëm që nuk kam problem, e konsideroj një njeri atraktiv që mund të flas shumë, mund të mos biem dakord për shumë gjëra po biseda është e këndshme. Për mua është shumë marksist, por biseda bëhet. E kam shumë marrëdhënie pozitive me atë person. Me kryeministrin e Kosovës në këtë moment kam një divergjencë të madhe, një vetë izolim i çuditshëm që po ja imponon vetë Kosova zyrtarëve partnerëve dhe miqve tanë. Masat janë të përkohshme, janë lënduese. (...)
Askush s’po i kërkon Kosovës mos të respektojë Kushtetutën dhe ligjin. Nëse njerëzit protestojnë ndaj një qeverie, ka të bëjë me legjitimitetin. Unë kam qenë 100% me qëndrimin e autoriteteve këtu, kur i thoshin të gjithë mos fut ti kryetar në zgjedhje. Po nuk më ka shtuar në mendje që do i mbante aty. “- thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me Albin Kurtin, i cili nuk pranoi ta takojë në vizitën që zhvilloi në Prishtinë. Rama tha se kurrë nuk i ka shkuar nga mbrapa as në Rini një Xhuljete kaq indiferente, referuar këtu Albin Kurtit.
Rama tha se ky takim ishte i nevojshëm për shkak të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në tetor. Rama thotë se nuk shkruajnë dot në raport se s’ka propozime nga Kosova se nuk kemi kontaktuar dot.
“As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një xhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”, tha Rama në Klan Kosova.
Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intervistë në një media të Kosovës për situatën në veri dhe marrëdhënieve të Kosovës me Shqipërinë por edhe për refuzimin e kryeministrit Kurti për t’a takuar. Rama thotë se anulimi i mbledhjeve të dy qeverive nuk ka qenë thikë pas shpine, përkundrazi sipas tij është shtrirja e dorës në një situatë ku duhet të kenë me tepër komunikim.
“Ne i nënshkruam të gjitha marrëveshjet, si kishim nënshkruar se nuk bëmë mbledhjen. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish të mos mbahet në kushtet kur ka çështje më të rëndësishme për të diskutuar. Është e kundërta e thikës, është shtrirja e dorës në një situatë ku duam që të flasim më shumë me njëri-tjetrin.”- thotë Rama.
Pyetje: Pse nuk ka mbajtur Shqipëria qëndrim për bandat në veri?
“Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë. Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër.
Ky është interpretim i shtrembër i një realiteti që nuk ka të bëjë fare me të vërtetën.”- thotë Rama.
Të lumtë z. Rama, si gjithmonë konstruktiv dhe në shërbim të kombit, servil i kauzës panshqipëtare në çastet më vendimtare, i denjë për të shkruar një histori të lavdishme të politikës shqipëtare, gjë që na ka munguar gjithmonë neve trimave të aftë për pushkë por memecë dhe belbanë në dialog. Ky KURTO-VIÇI..., ky mjeran, analfabet, hipokrit, tradhëtarë don t'ia shtrojë Kosovën në tabaka Serbisë. Ndaj dhe s'ka fytyrë që të takohet me ju, sepse e respekton në përpikmëri agjenden e Vuçiçit dhe me arrogancën e hipokrizinë e heroit ngjyros puplat e veta me ngjyrën e atdhedashurisë! Turp dhe haram ju qoftë edhe atyre "KURTO-SHQIPËTARËVE" që u vunë na krah të këtij pionieri neomillosheviçian.
PërgjigjuKy mjeran edhe tallet…
PërgjigjuNe te gjitha prononcimet per Kosoven dhe posaqarisht per kryeministrat dhe presidenten e Kosoves shoku Kristaq Rama eshte tregue arrogante dhe ka tentue qe ti perule dhe ti poshtroj duke fillue me Ramushin,Hotin,Mustafen,Osmanin dhe Kurtin..Mos harroni qe pikrisht Rama 2 vite me pare,kur nuk ka qene kunder Kosoves as SHBA a po EU qe ky gjene tash justifikime ne preentimin e pare te nje presidentes se Kosoves ne histori Rama si kryeminister e leshoj sallen e parlamentit,ka punuee kunder interesave te Kosoves me Vuqiqin dhe Thaqin per te ndare Kosoven ,formimin e Jugosllavise se Nishit me Vuqiqin,shkruan asocijacion per Kosoven pa i kerkue askush,tash kerkon Konference per Kosoven per interes te Serbise etj,etj,etj.."Q"te duhen armiqte,kur ke miq te tille"
PërgjigjuRama esht I vetmi kryeminister ne Europe QE I tha vucicit QE Kosova esht e pavarur.rama esht arrogant por Shqiperia ndjek Politiken e NATO Si vend anetar.ne e dim kush esht shba prandaj ndjek udhezimet.nejse.ti gezoni sanksionet e oerkohshme QE do hiqen Kur te Beni Si Thot shba be NATO DHE rama
Si perhere ne tregohemi te vegjel,anadollak e mosmirnjohes.Kot i cliruan keto muhaxhire ne mes te Eiropes.Kurtibka shprese nga vendet islamike.Kjo eshte e qarte dhe puro ADN albanistanase.E kuptoni pse na ndane ne 5 shtete ne 1913?!
PërgjigjuFashizmi ju mesoi shqip ju kosovarve...ai italian...Aksham haber
Je duke shkrue nga Beogradi a po Kraleva se google nuk te perkthye mire nga gjuha serbe
Albin Kurti eshte Trim , Atdhetar , Patriot , Nacionalist qè NUK tè fal njé Péllémbè tokè @ FALEMINDERIT ALBIN dhe FALEMINDERIT ZOTIT LART , qè na ka falur ALBIN KURTIN
PërgjigjuO Ramush! po perse i perulesh ati Pederasti?
Përgjigjumos ha m..t kot o rama..o hajdut...o pis...
PërgjigjuNormal qe nuk i beje Xhuljetave nga pas. Helbete, i biro shokut Kristaq, jo thjesht artist i madh, por antar i byrose politike te PP! Fundja kalamajte e Mehmet Shehut qene degdisur neper kampe dhe skalioni i ri byroist nuk gjermonte xhuljeta...
Përgjigjuti je kurve o rama,,,askush nuk duhet te prese ty,,,se je hajdut,,,nuk e do shqipwrrine ti..ti do vetem te vjedhrsh njesoj si saliu dhe meta...
PërgjigjuPo
Edi Rama te jesh i majte nuk rshte gabim. Por te qendrosh ne pushtet si i majte dhe te veprosh si i djathte eshte e rende e korruptive.
PërgjigjuRama per shumicen eshte socialist sepse kane ngele vetem pensionistet ne kete vend me pensione te barabarta nga 15-30mij lek or teeeejjjjj
Koha ka treguar qe mardheniet Shqiperi Kosove gjithmon kane qene shum problematike gje qe tregon qarte nje ndarje te madhe.Te gjith ata qe vlasin per vllazeri ja fusin kot. Mardheniet e shqipetareve ne Maqedoni dhe Malin e zi me Shqiperine jane te shkelqyera.
Përgjigjupo mos tna takoj e se na plasi k fort se sna takoi kryeraku i RKs
PërgjigjuRespekte pafund pèr ALBIN ❤️ KURTIN ATDHETAR dhe PATRIOT , qè NUK SHET TERRITORE , siç Shesin TRADHTARÈT e SHQIPÈRISÈ "Varreza Greke" , i thènçin dhe DETIN JON !!! MALLKUAR MALLKUAR qoftè gjithè klasa Politike e SHQIPÈRISÉ , tè kètyre 33 biteve HAJDUTÈRI , KORRUPSION , dhe TRADHTI !!!! ALBIN KURTI NUK merr dhe NUK STREHON AFGANÈ dhe MUXHAHEDINÈ TERRORISTÈ , PA PYETUR POPULLIN e KOSOVÈS .......... ALBIN KURTI pyet vetèm POPULLIN e Kosovès , dhe POPULLI i KOSOVÈS i merr Vendimet e RÈNDÈSISHME me REFERENDUM
PërgjigjuEdhe bar do hajme po parimet nuk i tradhtojme. Te mos jete i korruptuar nuk dmth qe seshte idiot. Te mos jete tradhtar nuk dmth qe nuk mund te bej dem me te madh se tradhtia me e keqe. Zakonisht jane superpatriotet ata qe historikisht i kane bere zararet me te medha kombeve te tyre, dhe vecanerisht ne Ballkan. Mesoni nga istoria para se te jete shume vone.
O Tirona ju orthodokset terrosistet i keni te lidhur me kishat ...
rraca juj myslimane jan ato terrorista