Rama zbulon ‘porosinë’ e Bill Clinton për Kurtin: Meqë s’më takoi, ta dëgjojë nga televizori

6 Korrik 2023, 21:50| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 21:53

  • Share

1688670870_ramahabitet.jpg

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë ndaj homologut të Kosovës, Albin Kurti. Rama zbuloi edhe bisedën e Bill Clinton dhe porosinë e këtij të fundit.

Në porosinë që Clinton i ka lënë Ramës, ai bëri një paralelizëm mes marrëveshjes së qeveria e tij kishte hartuar për Izrealin dhe Palestinën, me planin franko-gjerman që është propozuar për Kosovën. Clinton i ka thënë Ramës se kur mbaroi mandatin, Jaser Arafat i ka thënë se kurrë nuk ka marrë në tavolinë një marrëveshje më të mirë se ajo e propozuar nga SHBA. 

E më këtë ai la nënkuptuar se Kosova ka një mundësi të artë për ta njohur atë de facto nga Serbia por po i ikën diskutimit. 

“Më tha dëgjo. Tregoji këtë histori. Ia tregova presidentes, por nuk ia tregova atij që duhej ta dëgjonte por le ta dëgjojë nga televizori. ‘Jaser Arafati ishte njeriu për të cilin të gjithë thonin ishte gënjeshtar dhe nuk e mban fjalën. Mua nuk më ka gënjyer kurrë. Bashkë me Ebu Barak arritëm të bënim një marrëveshje që ishte më e mira e mundshme që mund të merrnin palestinezët. Në sytë e mi ranë dakord. Pas pak kohe Jaser Arafat e prishi ndërkohë Ebu Barak në Izrael kishin shumë më tepër që donin ta vrisnin sesa ata që vranë Yitzhak Rabin pasi mendonin se marrëveshja sipas izraelitëve ishte skandaloze në favor të palestinezëve.

I them Arafatit ti nuk më ke gënjyer kurrë. Dhe më ikën tani, në momentin kur ke marrë marrëveshjen më të mirë të mundshme që nuk do ta kesh më në tavolinë sa të jesh gjallë më tha e di por e kam të pamundur. Kur do ikja nga Shtëpia e Bardhë, 2 – 3 javë para i thashë më thuaj të vërtetën pse ike në fund. Më tha nuk ta them dot, por ti bëre për Palestinën më shumë se çfarë mund të bëja unë, por fatkeqësisht nuk e bëra dot marrëveshjen. Dhe jak u janë sot. Jo atë marrëveshje që as nuk kanë për ta parë ndonjëherë por cdo marrëveshje që u ka  ardhur në tavolinë ka qenë më e keqe se ajo që kishin përpara

Dhe planin franko gjerman. Ne kemi folur paps Ohrit unë isha I gëzuar dhe mendova se e kishte kapërcyer ekstazën heroike e ishte fut në një fazë tjetër e kam qenë I gëzuar dhe I thashë nga unë ke mbështetjen maksimale, se ajo është njohje defakto të Kosovës.

E ke njohje defakto pse i ikën tavolinës? Çfarë është kjo luftë me bandat kur e ke njohjen defakto. Çfarë është kjo Oso Kuka atje kur atje është njohja defakto që të pret. Cfarë po ndodh me luftën me bandat dhe Oson? Po ndodh që po shkatërrohen marrëdhëniet me ndërkombëtarët e euroatlantike. Mos harro që bashkësia euroatlantike ka Ukrainën, zgjedhjet në Amerikë dhe ka limitine  vet. Dhe në një moment të caktuar, larg qoftë mund të thotë: Ec nuk merremi me këtë punë. E fikin dhe në atë moment është humbje e madhe dhe të rroftë Osoja atje.”- tha ai.


Lajmi kryesor:

Nuk e priti në takim, Rama ironi nga Kosova: As në rini nuk i kam shkuar nga mbrapa një Xhuljete indiferente si Kurti, e mira është të flasim


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?