Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Gluk Konjufca, i cili tha se folën për drafti asociacionin dhe se sipas tij nuk është në interes të Kosovës. Rama tha se nuk e di për çfarë ka folu Konjufca, pasi nuk ata as nuk e kanë lexuar draftin. Madje me ironi tha se nga e dinë ata se ca përmban asociacioni, apo lexojnë filxhanin.
“Se di për çfarë e ka fjalën Glauku se ne s’kemi folur fare për asociacionin. Këta se kanë lexuar, nga e dinë këta, apo më shohin mua në portret dhe më shikojnë filxhanin. Nuk është konsultuar, skam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ka ekspertët e vet dhe duhet ta kishte bërë me kohë dhe duhej ti rrinte te dera partnerëve e tu thonte mendoj kështu, kështu. Nuk e kanë lexuar, apo më shohin mua në portet dhe më lexojnë si filxhan. Është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë. Ia kam dërguar, Scolzh, Michel dhe. Nuk është dash fare të konsultohet, është draft për një marrëveshje mes dy palësh”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Nuk e priti në takim, Rama ironi nga Kosova: As në rini nuk i kam shkuar nga mbrapa një Xhuljete indiferente si Kurti, e mira është të flasim
SI.E./ReportTv.al