Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kundërvihet Bashës: Sot bëre paktin e radhës, po bashkëqeveris me Ramën

26 Maj 2020, 17:37| Përditesimi: 26 Maj 2020, 18:47

  • Share

TIRANE-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton konsensusin për tre pikat që Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore ranë dakord sot, duke e cilësuar si një marrëveshje Rama-Basha. Në faqen zyrtare aleanca ka publikuar qëndrimin e avokates Irena Dule që e cilëson këtë konsensus për tre pikat si një bashkëqeverisje Rama-Basha.

"Paska rene dakord tryeza PD-PS per:

1) motin se kur duhen bere zgjdhjet. a thua ky eshte shqetesimi yne?

2) lidhur me financimin. mediat mezi e pohojne se nuk ka ndryshuar skema e financimit, por eshte rritur financimi nga buxheti i shtetit, qe do te thote ne do paguajme me shume per binomin Rama-Basha.

3) lidhur me kuotat gjinore. Kane ne plan te bejne gjinine femerore me zor politikano/partiake. Thua qeverisja Rama me me shume gra e vajza ne qeverisje e kudo ka vendimarrje, pjesa me e madhe ne sherbim te vetes, ne haremin e vet, per te cilat pavaresisht moshes, nuk gezoj piken e respektit.

e gezofshim dakordesine e rradhes kunder nesh. Rama dhe Basha po bashkeqeverisin. kush nuk po e kupton akoma kete. Av. Irena Dule" mbyllet reagimi.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi dje Lulzim Bashës që të mbajë premtimin dhe të hapë listat për deputetët, sikur firmosi kontratën 10 muaj më parë me artistët.

Postimi i Aleances per Mbrojtjen e Teatrit

Komento

Komente

  • Konjak: 26/05/2020 21:24

    Gjithmon kam qen ne perkrahie te artisteve dhe popullit , dashamires te artit per te patur edhe ate godine disi te vjeter , perkrah ndertimeve te reja , per dramen , komedine , jo vetem dy , por shume me shume te tjera te reja . Artistet protestus dhe te vazhdojne te kerkojne legjitimitetin e shkaterrimit te godines dhe ptansparencen nga qeveria , keto jane ne te drejten e tyre . Mendojse , mir qe opozita ju ka perkrahur , dhe tju perkrah , por jo politikisht . Edhe udheheqesit e opozites dhe te vijne ne tubime por jo, te prononcohen politikisht .Perkrahia duhet te jete vetem qytetare .Sa per kundeshtite , nga aleanca, te puneve se bashku pozit-opozit , ; sigurisht nukse jeni ne te drejten tuaj legjitime .Punet e shtetit , duhen , me c'do kusht te ecin perpara , nuk mund te ndalojme gjithe jeta e vendit , per nje mosmarreveshie . Duhet te zgjidhim kontraditat , por jo te pengojme zhvillimin e vendit .

    Përgjigju
  • Haha: 26/05/2020 18:59

    Besohet Basha ai genjen dhe per oren?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?