Ish modeli Alesio Aliaj ka treguar përmes një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" si po përjetohet koronavirus në Australi, ndërkohë që flet me krenari edhe për suksesin që po prekin atje këngëtarë shqiptarë si Ledri Vula.
Aliaj thotë se sot ishte dita e parë që shteti ka vendosur izolimin e njerëzve në shtëpi, ndërkohë që ka vendosur mbylljen e rreth 80% të bizneseve
"Sot dita e parë që është dhënë ultimatumi. Janë mbyllur 80% e bizneseve. Cdo gjë është anulluar. Hapur janë vetëm spitalet dhe dyqanet. Është situatë shumë e keqe. E kemi marrë si shaka, por nuk është shaka".
Si organizator i shumë koncerteve në Australi, Aliaj ka treguar se shumë prej tyre janë anuluar, si psh ai i këngëtarit Noizy, ndërkohë që me krenari flet edhe për suksesin e Ledri Vulës, që krahas suksesit në Shqipëri, po prek suksesin edhe në anën tjetër të globit.
"Kemi mbyllur me sukses një tur koncertesh me Ledri Vulën. Ka rezultuar i suksesshëm. Shumë prej këngëve të tij po luhen nga dj kur ka koncerte e nëpër diskoteka" shprehet ai.
Lajmi kryesor:
'Në emër të jetës dhe vijimësisë së saj', mesazhe nëpërmjet artit për të 'luftuar' koronavirusin nga shtëpia (VIDEO)
D.M./ReportTv.al