Pranvera Rizai dhe Klomentina Drini

Alibeaj ’nuk heq dorë’! Prezanton 2 kandidaturat për Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Patosit! PD e Berishës i del kundër (EMRAT)

28 Janar 2023, 09:17| Përditesimi: 28 Janar 2023, 12:36

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj nuk tërhiqet dhe ka zgjedhur 2 kandidaturat më të cilatë do të garojë në zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për Pranvera Rizain në Patos dhe Klomentina Drini në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Drini ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes. Gjatë viteve të fundit Drini ka qenë në pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private, por dhe në administratën lokale. E ndërsa, Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh, Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe  së fundmi si mësuese pranë shkollës "Meleq Gosnishti", Patos.

Më herët, Report Tv ka mësuar emrat e disa prej kandidatëve të Alibeajt, Agron Kapllanaj në Mallakastër, në Polican, Florian Qamo, në Kuçovë Ilirjan Koçaj, në Kamëz Bilbil Bajraktari, në Lezhë Sandër Marku, në Krujë Sabah Sheta, në Dibër Naim Gazidede, në Dimal biznesmeni Dritan Sula dhe në Kurbin Genc Doçi.

Ndërkohë Alibeaj ende nuk ka zgjedhur kandidatin që do ti vërë përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit për bashkinë e Tiranës apo në bashkitë e tjera të mëdha si Durrës, Elbasan e Shkodër. Alibeaj vendosi të nxjerrë kandidatët e tij, pas dështimit të negociatave me PD e Berishës për të dalë në zgjedhje me 1 kandidat ndërsa në takimet e tij me strukturat, kohët e fundit është shfaqur edhe ish kryedemokrati Lulzim Basha.

Kandidatët e Grupit të Alibeajt
Mallakastër- Agron Kapllanaj
Poliçan - Florian Qamo 
Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
Kamëz - Bilbil Bajraktari
Lezhë - Sandër Marku
Krujë - Sabah Sheta
Dibër - Naim Gazidede
Kurbin- Genc Doçi
Dimal- Dritan Sula
Patos- Pranvera Rizai
Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Ora 12:33
Dega e PD në Vaun e Dejës kundër kandidaturës së Alibeajt: Nuk janë mbledhur strukturat, qëllimi është të dalim me një kandidat

1674905673_GentianNdoj.jpg

Zyrtarizmi i kandidaturës së Klomentina Drinit në Vaun e Dejës nga PD-ja e Enkelejd Alibeajt, ka sjellë reagimin e palës tjetër të demokratëve të Sali Berisha.

Në deklaratën për media, të Gentian Ndojt, kryetar i degës, thuhet se kjo kandidaturë nuk ka ardhur si rezultat i diskutimeve në terren, për pasojë thonë se nuk do të njohin asnjë emër tjetër. Ata thotë se qëllimi i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm. 

 “Partia Demokratike, Dega Vau Dejës pasi u njoh me një lajm mediatik lidhur me kandidaturën e PD-së për Bashkinë Vau Dejës, dëshiron të sqarojë demokratët dhe qytetarët e Vau Dejësit, si vijon:
Strukturat lokale të Partisë Demokratike, Dega Vau Dejës nuk kanë zhvilluar asnjë takim për të diskutuar lidhur me kandidaturën tonë për zgjedhjet e 14 Majit dhe as nuk kanë dërguar ndonjë propozim pranë PD-së qëndrore. Në këtë kuptim, përgenjështrojmë çdo lajm për zyrtarizimin e kandidaturës tonë për Bashkinë Vau Dejës, në kushtet kur strukturat nuk janë mbledhur, nuk kanë diskutuar, nuk kanë propozuar e aq më pak të kenë marrë ndonjë vendim lidhur me emrin e kandidatit.
Dëshirojmë t’ju informojmë se ditët e ardhshme Kryesia dhe drejtuesit lokalë të PD-së Dega Vau Dejës do të zhvillojnë një takim, ku do të diskutohen opsionet tona për daljen në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe emrin e kandidatit që do të mbështesim. Vendimmarrja e Kryesisë do të bëhet publike dhe do t’i dërgohet zyrtarisht Kryesisë qëndrore. Çdo vendim, i ndryshëm nga vullneti i strukturave lokale të PD Vau Dejës do ishte jo vetëm anti-statutor, por një mohim i sakrificave të demokratëve të kësaj zone, dhe veçanërisht qëndresës së tyre në mbështetje të lidershipit zyrtar gjatë vitit të fundit.
Qëllimi ynë i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm dhe fitorja e zgjedhjeve të 14 Majit, për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve të Vau Dejësit, pas 4 viteve pengmarrje nga Mark Babani dhe njerëzit e tij”, thuhet në reagim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 28/01/2023 17:26

    Keni hallin e Zef Hiles. Yt rrace e keqe paskeni qene. Si nuk u ngopet nje here. Duhet te gjithe te behen ushtaret e juaj. Nuk ka shtet dhe prokurori ne Shqiperi pa ju Gent Ndoji dhe Zef Hila duhet te ishit pas hekurave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?