Zyrtarizmi i kandidaturës së Klomentina Drinit në Vaun e Dejës nga PD-ja e Enkelejd Alibeajt, ka sjellë reagimin e palës tjetër të demokratëve të Sali Berisha.
Në deklaratën për media, të Gentian Ndojt, kryetar i degës, thuhet se kjo kandidaturë nuk ka ardhur si rezultat i diskutimeve në terren, për pasojë thonë se nuk do të njohin asnjë emër tjetër. Ata thotë se qëllimi i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm.
“Partia Demokratike, Dega Vau Dejës pasi u njoh me një lajm mediatik lidhur me kandidaturën e PD-së për Bashkinë Vau Dejës, dëshiron të sqarojë demokratët dhe qytetarët e Vau Dejësit, si vijon:
Strukturat lokale të Partisë Demokratike, Dega Vau Dejës nuk kanë zhvilluar asnjë takim për të diskutuar lidhur me kandidaturën tonë për zgjedhjet e 14 Majit dhe as nuk kanë dërguar ndonjë propozim pranë PD-së qëndrore. Në këtë kuptim, përgenjështrojmë çdo lajm për zyrtarizimin e kandidaturës tonë për Bashkinë Vau Dejës, në kushtet kur strukturat nuk janë mbledhur, nuk kanë diskutuar, nuk kanë propozuar e aq më pak të kenë marrë ndonjë vendim lidhur me emrin e kandidatit.
Dëshirojmë t’ju informojmë se ditët e ardhshme Kryesia dhe drejtuesit lokalë të PD-së Dega Vau Dejës do të zhvillojnë një takim, ku do të diskutohen opsionet tona për daljen në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe emrin e kandidatit që do të mbështesim. Vendimmarrja e Kryesisë do të bëhet publike dhe do t’i dërgohet zyrtarisht Kryesisë qëndrore. Çdo vendim, i ndryshëm nga vullneti i strukturave lokale të PD Vau Dejës do ishte jo vetëm anti-statutor, por një mohim i sakrificave të demokratëve të kësaj zone, dhe veçanërisht qëndresës së tyre në mbështetje të lidershipit zyrtar gjatë vitit të fundit.
Qëllimi ynë i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm dhe fitorja e zgjedhjeve të 14 Majit, për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve të Vau Dejësit, pas 4 viteve pengmarrje nga Mark Babani dhe njerëzit e tij”, thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Alibeaj ’nuk heq dorë’! Prezanton 2 kandidaturat për Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Patosit! PD e Berishës i del kundër (EMRAT)
B.K./ReportTv.al