Vëllezërit Besnim dhe Viktor Haxhia, të vrarë më 2020 dhe vendi i krimit

Kronikë

Alibej: Altin Ndoci do e vrisnim në varrimin e vëllezërve Haxhia, por ai nuk shkoi! Nuredinin e pajisja me veshje si të OFL-së! Talo Çela rrinte te shtëpia e Haxhiajve

10 Qershor, 12:36| Përditesimi: 10 Qershor, 14:00

  • Share

Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, të vrarë më 2020 dhe vendi i krimit

Erion Alibej ka rrëfyer edhe për shënjestrën e tij Altin Ndoci, që e kërkonte me patjetër të eliminuar, si një nga atentatorët aktivë ndaj vëllait të tij, xhaxhait dhe mikut turk të familjes më 2018, në “Masakrën e Bradasheshit”.

“Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia, pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, un isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim. Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së? Më tha po dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ja kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, un i mora në Kukës”, dëshmoi ai.

Alibej ka rrëfyer edhe për gjurmimin e vazhdueshëm të Talo Çelës, që fshihej te banesa e vëllezërve Haxhia. këta të fundit u vranë gjatë kohës së pandemisë, në muajin prill 2020.

“Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo ksihte qëndruar tek shtepia e Haxhiajve, kur mësova në TV që Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille, tek vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë, por ai kishte ik, flisja gjithë kohës me të në Sky ECC”, vijoi bashkëpunëtori i SPAK.


Lajmi kryesor:

‘Plumbi i Artë’/ Alibej në GJKKO: Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit për kokën time, Talo Çela na shpëtoi! Ja çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe 'Miri i Pojës'


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?