Gjykata e Posaçme ka vijuar sot që të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erjon Alibej për dosjen “Plumbi i artë”, pasi ka përfunduar më parë dëshminë edhe i penduari Nuredin Dumani.
Alibej, i cili seancën e kaluar rrëfeu “Masakrën e Bradasheshit” më 29 dhjetor 2018 në Elbasan, ku iu vranë në atentat vëllai Endrit Alibej, xhaxhai dhe një mik turk, sot ka rrëfyer se ku ka gjetur armët me të cilat kryheshin krimet, duke përfshirë edhe një hoxhë si trafikant të tyre.
Gjithashtu kontaktet e përhershme që mbante me Nuredin Dumanin dhe financimin e tij pa rezerva, deri në 150 mijë euro për atentat, e një bisedë sekrete në SKY ECC me Plarent Dervishin, kunatin e kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i ekstraduar nga Dubai vitin e kaluar.
E gjithë historia vërtitej rreth Talo Çelës, që sipas tij, bashkë me vëllezërit Haxhia në Durrës e Dorjan Shkozën, dyshoheshin se kishin vrarë të vëllanë e tij në Bradashesh, të paguar nga banda e Çopjave në Elbasan, por edhe nga Suel Çela sipas dyshimeve.
Një tjetër detaj interesant nga rrëfimi ishte oferta 2 mln euro që Mikael Qosja i bëri Nuredin Dumanit që të vriste atë (Erion Alibejn), pasi ishin në konflikt mes tyre pas ngjarjes së Bradasheshit. Por Dumani i ka kërkuar gjysmën e lekëve dhe që t'i nxirrte Talo Çelën në pritë.
Gjithashtu edhe rrëfimi i vëllait të Nuredinit, Dashnor Dumani, që ka treguar autorët e masakrës së Bradasheshit më 2018, ku ishte edhe vetë pjesë. Alibej ka dëshmuar se Dumanit ia fali gjakun e të vëllait, vetëm që të bashkëpunonin se bashku në hakmarrje ndaj kundërshtarëve
"Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro, nga hoxha jan blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sandër Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën s’e njifja, vetëm kam degjuar që kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës. Me Nuredinin flisja per Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia. Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva. Nuredini është angazhuar me qen, i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija. Në Sky ECC më shkuan Plarent Dervishi (kunati i Lulzim Berishës në Durrës), kam pasur kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Plarenti me tha “m’bohet qefi që e ke gjet Talo Çelën”, unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin", dëshmoi ai.
Më tej bashkëpunëtori i rrëfeu GJKKO-së edhe blerjen e një makine me të cilën do bëhej atentati ndaj Altin Ndocit dhe besmir Haxhisë, tek të cilët Alibej dyshonte se ishin persona të implikuar në vrasjen e vëllait të tij.
"Kishim një makinë “Tojota” të vjedhur që e kisha ble në Shijak, ja dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ja dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ja çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar. Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim".
Alibej tha se objektivi ishte Besmir Haxhia dhe Altin Ndoci dhe jo Viktor Haxhia. Por Ndoci kishte zbritur para ngjarjes dhe Nuredin Dumani me të tjerët mendonin se brenda ishte Ndoci me Besmirin.
Gjatë atentatit është qëlluar me xhama mbyllur dhe për këtë pasojë ishte plagosur aksidentalisht edhe një nga pjesëmarrësit, Klevis Alla, që më pas u kap dhe nisi të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë. Gjatë kësaj kohe ka folur edhe me "Mirin e Pojes" (dyshohet Fatmir Troplini), i cili i kishte thënë se "nipi" kishte nisur të fliste pas arrestimit ( bashkëpunëtori Klevis Alla).
"Doli shpejt në TV lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Tojota”, i thashë Nuredinit pse shenja gjaku në makinë, më tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqëru “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshijtë, nga “Miri Pojës”, që Nuredini e kishte mik", tha ai.
Alibej tregoi edhe për platformat e koduara që përdorte, 3 fjalëkalimet e tij dhe pse donte me patjetër të eliminonte Besmir Haxhinë, për të cilin kishte informacione se mori pjesë në atentatin e Bradasheshit më 2018.
“Unë në Sky Ecc kam pas kodin “Lizz” dhe “Kumi”, kurse në Enkrochat e kam pas “Noku”. Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerr nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend, ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar më para, mesa di lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, me tha tha që i ka dhënë nga 35 mijë euro secilit, ka vijuar dëshminë Alibej.
Pjesë e rrëfimit ka qenë edhe një rast kur grupi gjurmoi dhe pikasi Talo Çelën të fshehur në fermën e një banori, por teksa Nuredin Dumani e ndoqi me grupin e Fushë-Krujës, ai arriti që t'ju shpëtonte në momentin e fundit.
Alibej rrefeu edhe se si mësoi për informatorin që ndihmonte grupin e atentatorëve që i vranë familjen në vitin 2018 në "Masakrën e Bradasheshit". Ai tha se Regis Runaj, që jetonte me shtëpi edhe afër tij, 'spiunonte' te kundërshtarët për të gjitha lëvizjet e Endritit, të vëllait dhe të tjerëve.
Endrit Alibej dhe Emiljano Ramazani
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka vijuar në GJKKO të rrëfejë detaje nga ngjarjet kriminale që shpërthyen pas vitit 2018 në Elbasan, kur iu vra në masakrën e Bradasheshit i vëllai Endrit Alibej, xhaxhai dhe miku turk i familjes.
Ai tregoi se pas ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, i thirrur edhe me pseudonimin 'Ili", që punonte për Çopjat, armën e krimit me sugjerim të Dumanit, vendosën ta fshihnin te servisi i Manahasëve. Dhe më pas aty çuan për aksion oficerin Leonard Palushi.
“Nuredin Dumani më thotë armën e krimit të vrasjes së Emiljano Ramazanit t’ia lëmë Seit Manahasas. Kjo për shkak se kur është vrarë Andi Zylyfi, kanë qenë të shoqëruar në polici Seiti dhe Dashnor Dumani. Klevis Kapllanaj ka shkuar ka marrë armën afër shpisë së Bujarit dhe e ka çu te Seiti, buzë autostradës. Kishte kërkuar për këtë gjë 8 mijë euro. Kur është vendosur arma i kam thënë Bujar Germizit dhe i kam thënë t’i themi Leonard Palushit dhe shko takoje. Ka shku Bujari dhe ka taku Leonardin dhe e kanë vënë në dijeni për rastin. Leonard Palushi ka bërë veprimet në policinë e Elbasanit dhe ka gjet armën”, rrëfeu ai.
Alibej foli edhe për një detaj, se motra e Regis Runajt, i vrarë më 2020, ishte sekretare e gjyqtares Pajtime Fetahu në Elbasan. Fetahu mbante lidhje të ngushta sipas hetimeve të SPAK, me Çopjat dhe Suel Çelën.
“Xhuljano Hoxha ishte në polici për t’u marrë në pyetje. Motra e Regis Runaj është sekretare e Pajtime Fetahut, ishte në polici dhe i thotë Xhuljano Hoxha, të fala ke nga Keli, sa lekë do, hap gojën dhe trego. Agim Lleshi punonjes i policisë Elbasan i them unë se ishte e pranishme motra e Rigers Runajt”, tha ai.
Një tjetër rast ishte kur Talo Çela dhe kundërshtarët po përgatisnin atentat ndaj familjes së tij dhe ai i kërkoi oficerit Palushi që të bënte aksion.
“Leonard Palushi, isha gati për t’i thënë info për Talo Çela. E thërras dhe i them Palushit dhe bëjnë operacionin, kam pas vetëm komunikime në telefona normal, ose Signal, ose Whatsapp. Me vjen në mëngjes mesazhi nga Palushi dhe më thotë: "Vëlla, e kryva". Dhe i them unë, kë, Talon? Jo, më thotë, Ervis Dakën dhe pashë në televizor që kishin kapur armë dhe municione. Dhe kisha info që po përgatiteshin për sulm ndaj familjarëve të mi”, tha Alibej.
Erion Alibej, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj
Erion Alibej ka rrëfyer sot në GJKKO edhe përpjekjet për t ëvrarë Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës, por pa rezultat në momentet e para. Më pas iu vu Emiljano Ramazanit "Mili", pasi ky ishte bashkëpunëtor i grupit Çopja dhe Talo Çelës. U tentua disa herë, por pa rezultat, derisa e kapën pas palestre në vitin 2020, kur kthehej me makinë në shtëpi.
Ekzekutimin sipas tij e kreu Skerdi Tase, e shoqëronte Henrik Hoxha në timon. Makina u dogj më pas, kurse Alibej tha se donte që pistoletnë e krimit t’ia çonte te shtëpia Bujar Çelës, ndoshta edhe për të inskenuar e devijuar hetimet, duke futur grupet në sherr.
Erion Alibej tha:
“Në atë periudhë po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Këtë si punë e mori Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase. Nuk u realizu për arsye që nuk e di. Gjatë kohës më pas vendosëm për Emiljanon Ramazanin. Për Ramazanin kishim informator përveç Nuredinit, kisha edhe Elio Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.
Arsyeja ishte Emiljano Ramazani, ishte aktiv nga grupi Çopja dhe Bujar Cela. Janë bërë disa herë raste dhe nuk është arritur ekzekutimi, na ka shpetu. E dinim që Emiljano shkonte në palestër. Vonohet shumë edhe te palestra dhe përsëri tërhiqen. Ditën e vrasjes sapo doli nga plaestra, informator kisha. Henrik Hoxhaj ishte në timon dhe Skerdi Tase ekzekutor dhe e pritën në rrugë kryesore, pranë pallatit që do futej Emiljano Ramazanit.
Sa ka ardhur Ramazani, ka zbritur Skerdi me TT. Pas vrasjes ka djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe armën donim ta çonim në shtëpinë e Bujar Çelës”.
Viktimat dhe vendi i krimit në 'Masakrën e Bradasheshit'
Mikael Qosja i ofroi Nuredin Dumanit 2 mln euro pagesë për të hequr qafe Erion Alibejn, kurse ky i fundit i kërkoi gjysmën e parave dhe 'kokën' e Talo Çelës në këmbim.
Kështu është rrëfyer sot mes të tjerash bashkëpunëtori i drejtësisë dhe SPAK, Erion Alibej, në seancën e radhës në GJKKO.
Dëshmia e Erion Alibej:
“Nuredini lidhi kontakt me Mikael Qosen gjate kohës që ishte në shtëpinë time. Ai i dërgon Nuredinit një foto ku ishte një tavolinë e madhe me shumë euro. Aty ishte shkruar pseudonimin "krymi". Ke 2 mln euro i thotë. Në tavolinë kishte me shkrim dore datë, orë dhe vite. Viti 2020. Sipas Nuredinit, i thotë unë dua gjysmat e lekëve dhe i formacion. Por ti do më japësh Talo Çelën. Ai i ka thënë vrit Erjonin dhe më pas të nxjerr unë Talo Çelën. Bëhej informator me të gjithë kundrejt pagesës.
Nuredini ka qëndruar disa ditë te shtepia ime dhe kemi fol për ngjarjet. Ka qenë kohë Covid-i, doja të lidhte kontakt Nuredini dhe Dashnor Dumani dhe kam dërgu nje aplikacion Sky ECC që të fliste. Atje rrinte me një shok të Nuredinit në Gjermani dhe i ka shpejgu se ça ka ndodh me vrasjen e Endirit dhe xhaxhait.
Lidhim më pas kontakt me Mikael Qosjen nëpërmjet Elio Bitrit, i cili bëhej informator me të gjitha grupet që paguanin. Dhe Dumani i thotë që jam unë pas vrasjes në Durrës, Mikaeli i dërgon një foto, ishte një tavolinë e madhe, ishin shumë euro.
Kemi 2 mln euro me vra Erjon Alibej. Ka qenë edhe një shkrim dore ku shkruhej datë, muaj, orë.
Sipas Nuredinit, edhe i thotë un du gjysmën e lekëve dhe Talo Çelën si këmbim. Dhe Mikaeli i thotë, ti vrit Erjonin dhe të jap unë Talon. Mikael Qosja i thotë Nuredinit ‘pushka top t’u beftë’ dhe aty ishte biseda e fundit. Mbaj mend që ka pas një foto të flamurit kanadez, po nuk mbaj mend emrin”.
Regis Runaj dhe Erion Alibej
Erion Alibej ka rrëfyer edhe sesi mësoi që Rigers (Regis) Runaj, i vrarë në verën e vitit 2020 në kuadër të zinxhirit të hakmarrjes, spiunonte lëvizjet e familjes së tij gjithë kohës. Afërsia e banesave në Elbasan ia mundësonte këtë aktivitet.
“Mbas disa kohësh që Nuredini ka nejt te shpia e Sandrit, e kam tërheq te shtëpia që kisha marrë. Nga fundi i prillit kam pas një djalë që quhej Endri Karaj dhe ka kërku të flas me mu. Dhe i shkruj në aplikacion dhe më thotë do të flasë me ty Xhuljan Hoxha dhe i them nuk jam në Shqipëri, po unë isha te shtëpia në Elbasan”, tha Alibej.
Por më pas, edhe për shkak të kuriozitetit për të mësuar sa më shumë rreth personave të implikuar në atentatin ndaj familjes së tij, ai ka lidhur kontakte me Hoxhën.
“Kam lidh kontakte me Xhuljan Hoxhën, ku më ka dërgu foto të këtyre. Dhe më thotë që Rigers Runaj i jep të gjitha informacionet, e ke afër shtëpisë. Dhe shumë pak kam bisedu dhe i thashë kur të vi në Shqipëri do të them që do të të takoj fizikisht”, shpjegoi bashkëpunëtori i drejtësisë.
Erion Alibej dhe Talo Çela
Në GJKKO po dëgjohet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, që bashkë me Nuredin Dumanin akuzohen për dhjetëra krime, atentate, me motiv hakmarrjen ndaj grupeve të tjera, apo edhe për pagesë e llogari të organizatave të ndryshme kriminale.
Alibej ka dëshmuar se këtë rrugë e nisi vetëm për t’u hakmarrë për gjakun e vëllait të tij të vrarë më 2018 në “Masakrën e Bradasheshit” në Elbasan, xhaxhait dhe mikut turk. Me Dumanin e lidhën interesat e përbashkëta pasi kishin të dy armik Talo Çelën, përpos vëllai i Dumanit dyshohej i përfshirë në vrasjen e Endrit Alibejt dhe dy të tjerëve.
“Klevis Allën s’e kam takuar asnjëherë, në këtë periudhë Nuredini s’po e merrte vesh nëse ky kishte folur për atë apo jo, pas vrasjes së vëllezërve Haxhia kam dalë nga shtëpia, kam shkuar në prokurori, me ka thirrur prokurori Ritvan Suka, më pyeti në lidhje me gjërat që i kisha vënë në dispozicion, edhe në prokurori shkova me motor, si shpërndares picash, në atë kohë unë kisha për çështjen e Xhoni Rustas avokat Demir Çiftjan, prokurorit i thashë prapë janë këto ekzekutorët, prokurori kërkoi prej meje informacion, pasi kishte ndodhur një plagosje në Elbasan, një Kei Piu”.
Në këtë moment GJKKO e ndaloi Erion Alibej që të dëshmojë për ngjarjen e plagosjes së Kei Piut, për shkak se nuk ishte objekt i këtij shqyrtimi gjyqësor.
Alibej vijoi më tej:
“Dumani ishte shpërngulur në Spille dhe ishte në gjendje jo të mirë dhe vendosa t’i marrë në Elbasan. I kam blerë një shpi, e kam kompletu dhe para se ta shpërngulja familjen e tij, fillimisht ka ardhur Nuredini. I kam thënë Sandër Bahos dhe ka shku e ka marrë në dalje të autostradës dhe fillimisht Dumani ka nejt te shtëpia e Sandrit”.
Ai ka rrëfyer edhe se si ka vijuar gjuetia ndaj Talo Çelës.
“Morëm një info për Talo Çelën që strehohej të Abedin Mama. Për të shku deri atje te fshati, Nuredini është angazhu me çunat e Fushë-Krujës, njeri quhej Veri dhe tjetri Besi. Janë bërë veprime te pularia, kanë hy brenda për ta kap Talon dhe i iku. Janë kthy te shtepia e Sandër Bahos dhe çunat e Fushë-Krujës në vendin e vet”, shtoi ai për GJKKO.
Erion Alibej vijoi dëshminë e tij për dosjen “Plumbi i artë” si bashkëpunëtor i drejtësisë, për të zbërthyer të gjithë aktivitetin kriminal të bandave të organizuara ndër vite, ku edhe ai vetë ka urdhëruar dhe financuar shumë prej tyre.
“Makinën “Tojota” ja kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin, ky rri në Bruksel, ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik, makinat ishin në Shijak, kishte 2 makina madje, un në Sky Ecc kam pas kodin “Lizz” dhe “Kumi”, kurse në Enkrochat e kam pas “Noku”, ka vijuar dëshminë Alibej.
Ai ka folur edhe për miqësinë e zgjeruar që kishte, deri lidhjet me efektivë policie dhe oficerë.
“Unë rrija në shtëpi por vinin me takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi, Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare, Arjani fliste dhe me “fat katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditën familjen.
Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerr nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend, ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar më para, mesa di lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, me tha tha që i ka dhënë nga 35 mijë euro secilit”, vijoi bashkëpunëtori i drejtësisë.
Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, të vrarë më 2020 dhe vendi i krimit
Erion Alibej ka rrëfyer edhe për shënjestrën e tij Altin Ndoci, që e kërkonte me patjetër të eliminuar, si një nga atentatorët aktivë ndaj vëllait të tij, xhaxhait dhe mikut turk të familjes më 2018, në “Masakrën e Bradasheshit”.
“Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia, pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, un isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim. Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së? Më tha po dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ja kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, un i mora në Kukës”, dëshmoi ai.
Alibej ka rrëfyer edhe për gjurmimin e vazhdueshëm të Talo Çelës, që fshihej te banesa e vëllezërve Haxhia. këta të fundit u vranë gjatë kohës së pandemisë, në muajin prill 2020.
“Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo ksihte qëndruar tek shtepia e Haxhiajve, kur mësova në TV që Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille, tek vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë, por ai kishte ik, flisja gjithë kohës me të në Sky ECC”, vijoi bashkëpunëtori i SPAK.
Talo Çela, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar sot dëshminë e tij për “Plumbi i artë”, ku ka folur për atentatin ndaj vëllezërve Haxhia në Shkozet të Durrësit në vitin 2020.
Alibej tha se objektivi ishte Besmir Haxhia dhe Altin Ndoci dhe jo Viktor Haxhia. Por Ndoci kishte zbritur para ngjarjes dhe Nuredin Dumani me të tjerët mendonin se brenda ishte Ndoci me Besmirin.
Gjatë atentatit është qëlluar me xhama mbyllur dhe për këtë pasojë ishte plagosur aksidentalisht edhe një nga pjesëmarrësit, Klevis Alla, që më pas u kap dhe nisi të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Dëshmia e Alibej:
“Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ça më kërkonte ja jepja. Armët ja dhashë bashk me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në TV lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Tojota”, i thashë Nuredinit pse shenja gjaku në makinë, më tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqëru “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshijtë, nga “Miri Pojës”, që Nuredini e kishte mik.
Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci, por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar se është Altin Ndoci”.
Komente
