Regis Runaj dhe Erion Alibej

Kronikë

Atentati në Bradashesh, Alibej: Xhuljan Hoxha më tha se Rigers Runaj i dha informacione autorëve, jetonte afër meje

10 Qershor, 13:30| Përditesimi: 10 Qershor, 13:33

  • Share

Regis Runaj dhe Erion Alibej

Erion Alibej ka rrëfyer edhe sesi mësoi që Rigers (Regis) Runaj, i vrarë në verën e vitit 2020 në kuadër të zinxhirit të hakmarrjes, spiunonte lëvizjet e familjes së tij gjithë kohës. Afërsia e banesave në Elbasan ia mundësonte këtë aktivitet.

“Mbas disa kohësh që Nuredini ka nejt te shpia e Sandrit, e kam tërheq te shtëpia që kisha marrë. Nga fundi i prillit kam pas një djalë që quhej Endri Karaj dhe ka kërku të flas me mu. Dhe i shkruj në aplikacion dhe më thotë do të flasë me ty Xhuljan Hoxha dhe i them nuk jam në Shqipëri, po unë isha te shtëpia në Elbasan”, tha Alibej.

Por më pas, edhe për shkak të kuriozitetit për të mësuar sa më shumë rreth personave të implikuar në atentatin ndaj familjes së tij, ai ka lidhur kontakte me Hoxhën.

“Kam lidh kontakte me Xhuljan Hoxhën, ku më ka dërgu foto të këtyre. Dhe më thotë që Rigers Runaj i jep të gjitha informacionet, e ke afër shtëpisë. Dhe shumë pak kam bisedu dhe i thashë kur të vi në Shqipëri do të them që do të të takoj fizikisht”, shpjegoi bashkëpunëtori i drejtësisë. 


Lajmi kryesor:

‘Plumbi i Artë’/ Alibej në GJKKO: Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit për kokën time, Talo Çela na shpëtoi! Ja çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe 'Miri i Pojës'


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?