Talo Çela, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar sot dëshminë e tij për “Plumbi i artë”, ku ka folur për atentatin ndaj vëllezërve Haxhia në Shkozet të Durrësit në vitin 2020.
Alibej tha se objektivi ishte Besmir Haxhia dhe Altin Ndoci dhe jo Viktor Haxhia. Por Ndoci kishte zbritur para ngjarjes dhe Nuredin Dumani me të tjerët mendonin se brenda ishte Ndoci me Besmirin.
Gjatë atentatit është qëlluar me xhama mbyllur dhe për këtë pasojë ishte plagosur aksidentalisht edhe një nga pjesëmarrësit, Klevis Alla, që më pas u kap dhe nisi të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Dëshmia e Alibej:
“Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ça më kërkonte ja jepja. Armët ja dhashë bashk me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në TV lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Tojota”, i thashë Nuredinit pse shenja gjaku në makinë, më tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqëru “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshijtë, nga “Miri Pojës”, që Nuredini e kishte mik.
Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci, por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar se është Altin Ndoci”.
Lajmi kryesor:
‘Plumbi i Artë’/ Alibej në GJKKO: Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit për kokën time, Talo Çela na shpëtoi! Ja çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe 'Miri i Pojës'
A.Q/ReportTv.al